Gjatė ditės sė sotme, Microsoft ka lansuar njė prej projekteve tė saja mė ambicioze: riformulimin e Windows Mobile.
Microsoft ėshtė duke shpalosur sistemin e ri operativ nė Kongresin Botėror Mobil 2010, qė po mbahet nė Barcelonė

Me versionin e ri tė Windows Mobile ēdo gjė ėshtė e re dhe dallon nė pėrgjithėsi nga seritė e mėhershme. 7 Series ėshtė njė rindėrtim i Windows Mobile prej themelit dhe veēohet me njė ekran kryesor tė ndryshuar dhe me njė ndėrfaqe tė re, Xbox Live robust dhe integrim tė Zune, si dhe vegla tė shtuara pėr rrjete sociale.

Tani ėshtė larguar ekrani Start, dhe ėshtė zėvendėsuar me “tile” qė lėvizin nė mėnyrė vertikale dhe mund tė pėrshtaten sipas dėshirės.

Pamja e sistemit operativ gjithashtu ėshtė ndryshuar nė pėrgjithėsi, duke pasqyruar mė shumė eksperiencėn e Zune HD, pastaj ka mė shumė ikona tė mėdha tekste ikonike pėr meny dhe tranzicione qė nė mėnyrė elegante (dhe dimensioanle) rrėshqasin pėrdoruesin nė dhe jashtė pamjeve tė ndryshme.

Duket se sistemi operativ ėshtė fokusuar kryesisht nė rrjetet sociale, duke ofruar faqe tė integruara pėr kontakte qė shfaqin pėrditėsimet e statusit nė shėrbime tė ndryshme dhe lejojnė kontakt mė tė shpejtė me ta apo edhe shkėmbim tė imazheve.

Integrimi Xbox Live do tė pėrfshijė lojėra, avatar dhe profile, gjersa Zune duket se paraqet njė kopje karboni tė pajisjes Zune HD (duke pėrfshirė edhe FM Radio).