Njėri prej shkencėtarėve mė tė mėdhenj tė gjallė, Stephen Hawking deklaroi se gati ėshtė i sigurt pėr ekzistencėn e jashtėtokėsorėve, por tėrheq vėrejtjen se njerėzimi e ka mė mirė mos tė vendosė kontakte me ta.




Fizikanti teorik nga Britania ėshtė i bindur se nė hapėsirė ekzistojnė mė shumė se miliarda galaksi, nė tė cilat gjenden miliona yje, Toka nuk mund tė jetė vendi i vetėm ku zhvillohet jeta.

“Sipas trurit tim matematikor vetėm numrat janė arsye e mjaftueshme pėr tė besuar se ekzistojnė jashtėtokėsorėt. Sfida e vėrtetė, nė tė vėrtetė, ėshtė puna pėr tė mėsuar se nė ēfarė forma paraqitet kjo jetė jashtė planetit tonė”, thotė Hawking, i cili, pasi studioi fizikėn, doktoroi nė kozmologji nė Universitetin e Cambridget.

Hawking mendon se jashtėtokėsorėt mund tė jenė tė zhvilluar si kafshė tė thjeshta nė formė krimbash, tė cilėt nė Tokė ekzistojnė qė miliona vite, por jeta jashtė Tokės mund tė zhvillohet nė forma tė ndryshme. “Mjafton ta shohim veten dhe ta kuptojmė se jeta inteligjente mund tė zhvillohet nė diēka qė ne nuk kishim dashur tė zhvillohej”, thotė shkencėtari.

Shkencėtari i paralizuar mendon se njerėzimi nė takim me jashtėtokėsorėt mund tė pėrjetojė katastrofė. “Nėse na vizitojnė, mendoj se do tė jetė sikur kur Kolombo zbuloi amerikanė. Tė gjithė e dimė se si pėrfunduan indianėt”, zbuloi Hawking parashikimet e tij tė errėta pėr njerėzimin.