Edhe njė kompjuter tjetėr tablet i bazuar nė sistemin operativ Android. Kėsaj radhe nga kompania serioze dhe e vendosur Samsung e cila mėton qė nė pajisjen prej 7 inēėsh tė integrojė edhe njė risi – ekranin Super AMOLED.


Nėse mund t’u besohet paralajmėrimeve tė kompanive tė ndryshme tė njohura dhe jo aq tė njohura brenda disa vitesh askush prej nesh nuk do tė pėrdorė desktopėt apo laptopėt mė, por do tė sillemi rreth e rrotull me kompjuterėt nė trend tablet duke shitur mend se kush ka performansa mė tė mira nė ta.

Nė kėtė trend edhe kompania Samsung paralajmėron tabletin e vet S-Pad 7 inēėsh pėr muajin gusht tė kėtij viti. Ky tablet do tė duhej tė bazohet nė sistemin operativ Android tė kompanisė Google, e risi ėshtė shfrytėzimi i Super AMOLED-it, njė ekrani i cili gjoja jep ngjyra tė gjalla dhe kontrast tė cilat ekranet e zakonshme nė kompjuterė, por edhe nė tabletėt tjerė konkurrent nuk mund ta arrijnė as pėr sė afėrmi.

Pjesė standardeve e pajisjeve nė tė do tė janė lidhjet WiFi e 3G, qasja USB si dhe Samsung Apps, siē mund tė paramendoni, shėrbimi online i Samsung pėr blerjen e aplikacioneve pėr kėtė pajisje.

S-Pad vjen nė muajin gusht, e ani pse nuk ka tė dhėna pėr ēmimin, pritet qė ai do tė jetė i lartė mu pėr shkak tė ekranin Super AMOLED tė cilin do ta pėrdorė.