Krep me portokall
Kreperitė bėjnė ēudira ... Zbulojini ato nė versionin e tyre tė rafinuar, tė lehtė dhe erėmirė.
Pėr 4 persona
Pėrgatitja: 40 minuta
Pritja: 2 orė
Pjekja: 50 minuta
* 125 gr miell
* 2 portokalle
* 30 ml qumėsht
* 2 vezė
* 1 lugė kafeje konjak
* 40 gr gjalpė
* kripė, sheqer
Pėr gjalpin e portokallit
* 1 portokall, 1/2 limon, 40 g gjalpė, 40 gr sheqer i akullt, 5 ml konjak
Pėr ta shoqėruar
* 1/2 litėr sherbet me limon, 1 fije mente
Kėshilla:
* Brumi mund tė jetė edhe mė i mirė nėse ju e pėrgatisni qė mė parė.
* Nė se ju mbetet brumė, krijoni krep tė tjerė. Stivosini ato duke i ndarė nga katrorė letrash tė sulfurizuara. Ju mund t'i ruani nė frigorifer: nuk do t'u mbetet veē t'i vini nė furrė disa minuta pėr t'i ngrohur. Do t'ju shėrbejnė nė mėngjes ose nė zemėr, me gjalpė tė kripur ose shurup panje, me marmalatė portokallesh ose reēel luleshtrydhesh.
Etapa e parė
Nė njė tas hidhni miellin e papėrpunuar me fare pak kripė dhe sheqer. Thyeni vezėt nė mes dhe pėrziejini duke mbledhur miellin drejt qendrės me ndihmėn e njė punimi tė fortė. Shtoni aty progresivisht qumėsht, pastaj konjak. Filtroni brumin. Mbulojeni brumin pasi e keni zgjatur dhe e lini tė pushojė pėr 2 orė nė frigorifer.
Shkrini 20 gr gjalpė nė njė tigan me krepė dhe hidheni atė mbi brumė.
Pėrgatisini krepėt: hidhni pak brumė nė tigan. Pėrkuleni nė mėnyrė qė brumi tė shtrohet mbi fundin e tiganit. Nxeheni dhe lėreni tė piqet pėr 1 minutė mbi njė zjarr mesatar. Shqitini anėt, kthejeni krepin me njė spatul dhe piqeni anėn tjetėr pėr 1 minutė.
Etapa e dytė
Pėrgatisni nė tė njėjtėn mėnyrė njė dyzinė me krepė, pa harruar tė gjalposni rregullisht tiganin. Stivosini pak nga pak mbi njė pjatė. Lani njė portokall dhe thajeni. Me ndihmėn e njė thike hiqni copa lėkure tė gjata. Ndajeni portokallin, filtroni lėngun dhe ruajeni. Qėroni dy portokalle tė freskėt, ndajeni nė thela.
Pėrgatsni gjalpin e e portokallit: ngrohni 40 gr gjalpė dhe sheqer nė tigan. Shtoni copat e lėkurės, lėngun e portokallit tė filtruar, njė lugė kafe lėng limoni dhe njė lugė kafe konjak. I zieni thelat e portokallit pėr 1 minutė. I hiqni ato ashtu si dhe lėkurėt dhe i ruani.
Etapa e tretė
Ngroheni furrėn mbi termostatin 6 (180gradė celsius).
I skuqni krepėt njė nga njė, nga tė dy anėt, nė gjalpin me portokall tė nxehtė.
I ndani nė katėr dhe i rezervoni ato nė njė pjatė qė e duron nxehtėsinė. Nė fund tė veprimit vėreni pjatėn e nxehtė nė furrėn e fikur.
Hidhni mbetjen e konjakut nė tigan. E ngrohni, e piqni, lėreni tė fiket.
I ndani krepėt mbi pjata individuale, pastaj vini shpejt thelat e portokallit tė vakta dhe lėkurėt. I lagni me gjalp portokalli. Vini nė ēdo pjatė dy masa sherbet limoni, zbukurojini me fije mente dhe shėrbejini menjėherė.
Buding molle
Pėr 6-8 vetė:
* 6 lugė margarinė
* 12 feta buke tost, tuli bukės tė jetė i bluar
* 1/2 kg mollė
* 23 filxhan ujė
* 12 filxhan sheqer
* 1 filxhan marmelatė
1 - Fėrgoni nė njė tigan tė thellė me margarinė fetat e bukės nė njė zjarr mesatar deri sa ato tė zverdhen. I vendosni ato mėnjanė.
2 - I qėroni mollėt dhe i prisni nė katrorė tė vegjėl. I zieni mė ujė dhe sheqer dhe afro 25 minuta nė njė tenxhere deri sa ato tė zbuten krejt.
3 - Shtoni nė formė sufleje me shtresa 1 filxhan me tul buke tė fėrguar, 2 filxhanė me salcė molle dhe 12 filxhani marmelatė frutash. Pėrsėrisni tė njėjtėn gjė deri sa tė mbarojnė lėndėt e pėrgatitura duke pėrfunduar me shtresėn e sipėrme me tulin e bukės dhe mandej e piqni budingun pėr afro 25 minuta nė furrė tė ngrohur nė 180 gradė. Nėse dėshironi, e lyeni nė formė garniture budingun me njė shtresė tė hollė marmelate, krem qumėsht dhe e servoni disi tė vakėt.
Ėmbėlsirė 'tiramisu' me fruta
Pėrgatitja:
* 1 kek i gatshėm me kakao i ndarė nė dy pjesė, ose mund ta pėrgatisni vetė me 3 gota qumėsht, 3,5 lugė miell, 3-4 lugė sheqer.
* luleshtrydhe
* kivi
* 2 gota nga (200 gr) me nescafe me qumėsht tė ftohtė
Sė pari pėrgatisni kek-un, duke e pėrzier me qumėshtin, miellin dhe sheqerin nė mėnyrė tė tillė qė tė mos krijohen toptha tė miellit. Mė pas lėreni tė ftohet. Vendoseni gjysmėn e poshtme tė kekut nė njė pjatė tė madhe dhe spėrkateni atė mirė me njė gotė me nescafe me qumėsht tė ftohtė.
Mė pas shtroni sipėr saj gjysmėn e fillit tė ftohtė dhe mė tutje shtoni kivi tė prerė hollė nė formė rrethi. Pas kėsaj vini katin e dytė tė kekut dhe spėrkateni dhe atė me njė gotė tjetėr me nescafe dhe qumėsht tė ftohtė dhe shtroni fillin e mbetur. Mė pas zbukurojeni atė me luleshtrydhe dhe kivi.
Ndryshe, kivi nė mes jep njė aromė shumė interesante dhe tė mirė, tė krijon pėrshtypjen se ėshtė pėrdorur liker nė tė. Nėse do ta bėni pa fruta ju kėshillojmė qė fillit ti shtoni vanilje pėr shtim arome dhe variacion si dhe nė shtresėn e dytė tė mos vini fill, por ta mbyllni me kafe, kakao tė spėrkatur pasi tė keni hedhur gotėn me nescafe dhe qumėsht tė ftohtė. Po ashtu, mund tė pėrdorni arra, lajthi, rrush tė terur.
Peta tė ėmbla
Materialet pėr 30-35 copė:
Pėr mbushjen
2 vezė
2 tė kuqe vezėsh
¼ lugė ėmbėlsire
sodė buke
kripė, njė majė luge lėkurė nga gjysmė portokalli
1 ¾ lugė gjelle miell
Vaj ulliri
Pėr shurupin
2 lugė gjelle mjaltė
½ filxhan sheqer
1 filxhan ujė (ose 2 filxhanė mjaltė dhe 1 ujė)
Pėr zbukurimin
kanellė
arra tė grira
Pėrgatitja:
Rrihni nė mikser vezėn dhe tė kuqėt e vezėve sė bashku me sodėn dhe kripen, pėr rreth 20 minuta. Shtoni lėngun e portokallit dhe vazhdoni rrahjen, duke shtuar pak nga pak miellin, derisa tė bėhet brumė. E ndani nė dy topa; e mbėshtillni me njė celofan dhe e vendosni nė frigorifer pėr 2-3 orė.
Nė tryezėn ku do tė punoni hidhni pak miell. Gjithashtu lyeni edhe duart me miell. Hapni brumin nė petė shumė tė holla (nėse brumi ngjit shtoni miell, me qėllim qė tė bėhen ėmbėlsirat mė tė shkrifta). I prisni petėt nė rripa me trashėsi 6 cm dhe gjatėsi 15 cm. secilėn. I shtrini tė gjithė rripat prej brumi njėri mbi tjetrin nė tryezė dhe i mbuloni me pecetė qė tė mos thahen.
Nė njė tigan tė thellė ose tenxhere hidhni vaj me bollėk dhe e digjni atė. Merrni me pirun njė rrip brumi. E mbėshtillni rreth pirunit dhe menjėherė mė pas e zhysni nė vaj. Kėtu e lini derisa tė skuqet dhe tė fryhet. E pėrsėritni kėtė ritual me tė gjitha rripat. I vendosni nė njė letėr thithėse kuzhine qė tė kullojnė.
Nė vazhdim pėrgatitni shurupin duke zier ujin me sheqerin, derisa tė shkrihet dhe mė pas shtoni mjaltin. I pėrzieni materialet derisa tė mpiksen. I spėrkatni ėmbėlsirat me shurupin dhe i zbukuroni me kanellė dhe arra tė grira.