Tė qeshėsh vend e pavend ėshtė njė nga armiqtė mė tė mėdhenj tė takimeve tė para. Ėshtė shprehje e qartė pėr tė ēliruar tensionin.
Ėshtė e vėrtetė! Meshkujt pėrpiqen ti bėjnė femrat tė qeshin. Nėse mes tyre ka njė lloj kimie, femrat tentojnė tu pėrgjigjen pozitivisht batutave. Deri kėtu gjithēka ėshtė e pranueshme. Por nė shumė raste femrat e pėrdorin tė qeshurėn si armė pėr tu ēliruar nga tensioni, duke qeshur nė mėnyrė tė sforcuar e qė pėr mė tepėr duket shumė false.
Kur e kupton qė e qeshura jote, nė vend tė jetė shprehje e kėnaqėsisė qė po tė jep prania dhe batutat e tij, ėshtė nė fakt shprehje tensioni, atėherė bėn mirė ta marrėsh situatėn nė dorė. Ēliro muskujt e fytyrės, mos qesh nėse nuk ka asgjė pėr tė qeshur, madje as mos buzėqesh.
Nėse e kupton qė nuk ēlirohesh dot nga njė buzėqeshje idiote qė tė rri stampuar nė fytyrė, atėherė bėj tė njėjtin ushtrim me frymėmarrjen. Merr frymė thellė disa herė deri tė relaksohesh. Dhe pėr sa kohė frymėmarrjen e ke gjithmonė me vete, atėherė ke mundėsi tė kontrollosh tė qeshurat e madje edhe buzėqeshjet e kota.
Ki parasysh se armiqtė e takimeve tė para janė si veset. Pėr tu ēliruar prej tyre, nevojitet kohė, ndaj mos prit rezultate tė menjėhershme. Por eksperimento, zbulo si i manifeston kėto vese dhe lufto vazhdimisht kundėr tyre, derisa tė dalėsh fitimtare.