E Merkure, 13 Shkurt 2008

Nje 13-vjecare, nga fshati Kallem, i komunes Mbrostar, ne rrethin e Fierit, ka denoncuar per vjedhje, mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, te dashurin. Anxhela B., u zu ngushte, teksa nena e saj, Teuta, pikasi se nje djale i panjohur ndodhej ne dhomen e se bijes. I riu ishte fshehur ne dollapin e rrobave dhe ka dale me vrap sapo nena filloi te kontrollonte shtepine. “Nuk e njoh, duhet te kete hyre per te vjedhur”, ka thene e mitura. Pa dyshuar aspak, nena telefonon ne polici, duke treguar se nje djale, rreth 18 vjec, ka tentuar t’i vjedhe banesen. Ne momentin e marrjes se denoncimit, nje grup hetimor ka mberritur ne shtepine ku nene e bije jetonin te vetme, ndersa kryefamiljari ishte emigrant ne Greqi. Ekspertet e policise kane dyshuar, pas keqyrjes se vendit te ngjarjes. Asnje gjurme dhunimi nuk eshte gjetur ne dyer e dritare dhe asnje send nuk rezultonte i vjedhur. Pasi kane marre ne pyetje vajzen, policia ka zbuluar te verteten. Anxhela ka rrefyer me lot ne sy se historine e hajdutit e kishte sajuar, qe nena e saj te mos merrte vesh se 13-vjecarja kishte nje te dashur.