Receta Gatimi

Policia gjen "thesarin". 200 kg flori sekuestrohen pranė Gar


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Policia gjen "thesarin". 200 kg flori sekuestrohen pranė Gar

    Policia gjen "thesarin". 200 kg flori sekuestrohen pranė Gardės sė Republikės

    Wednesday, 24 September 2008

    Njė superaksion i Drejtorisė sė Antikrimit Ekonomik nė Policinė e Tiranės ka mundėsuar sekuestrimin e 2 kv ar kontrabandė me vlerėn e mbi 1 milion eurove. Nė pranga kanė rėnė dy vėllezėr, pronarė tė punishtes ku pėrpunohej floriri. Janė sekuestruar edhe shuma tė mėdha parash nė valutė tė huaj. Policia dyshon se njė pjesė e arit ėshtė vjedhur nga Thesari i Shtetit TIRANE-Rreth 2 kuintalė flori janė sekuestruar sot nga Drejtoria e Antikrimit Ekonomik nė Policinė e Tiranės. Kjo ėshtė sasia mė e madhe arit qė policia shqiptare ka sekuastruar ndonjėherė gjatė aksioneve tė saj. Gjatė superaksionit tė koduar “Ora e florinjtė” nė pranga kanė pėrfunduar dy persona qė dyshohet se kanė vjedhur shufra floriri nga Thesari i Shtetit. Gjithashtu janė sekuestruar edhe shuma tė mėdha nė leke. Dy shtetasit pronarė tė punishtes ku pėrpunohej metalin i shtrenjtė, tashmė nė pranga janė vėllezėrit Astrit Lamce 45 vjec dhe Genci Lamce 38 vjec.

    Superoperacioni ėshtė zhvilluar sot paradite nga Drejtoria e antikrimit ekonomik, e cila ka bėrė tė mundur ndalimin e 2 kuintalėve ar, 2 copė Shufra Floriri me peshė 1- kg secila, shuma e parave prej 210 mijė euro, 1 milion e 500 000 lekė, shuma e parave prej 500 $ si dhe shumė amballazhe dhe etiketa tė firmave tė njohura.
    Policia shton se e ka pėrllogaritur sasinė e floririt tė sekuestruar. Floriri me vlerėn e tregun tė sotėm, varion nė shumėn e parave nė, mbi 1 - milion eurove.

    Sasia e arit ėshtė kapur nė njė punishte pranė Gardės sė Republikės, ne rrugėn “Vaso Pasha” ku polici pas nje hetimi 3 mujor ka sekuestruar floririn nė formė shufrash dhe bizhuterish. Policia vėrteton se ka dokumentuar se aktiviteti i vėllezėrve Lamce ėshtė kriminal dhe kontrabandė. “Aktiviteti i tyre i paligjshėm shtrihej nė kryeqytetet, pėrmes banesės sė tyre, e cila shėrbente pėr punishte tė kondrabandės sė floririt”, citon deklarata pėr shtyp e Policisė. Policia shton se sasia e floririt nuk ishte e shoqėruar mė dokumentat pėrkatėse.
    Vete tė arrestuarit kanė dėshmuar nė polici se e kanė blerė floririn pa dokumenta nėpėrmjet personave tė tjerė nga Turqia.

    Por dyshohet gjithashtu se njė sasi e floririt tė sekuestruar sot ėshtė vjedhur nga rezervat e shtetit. Ky dyshim lindi pėr shkak tė lingotave tė floririt tė gjetura nė punishte. Lingotat e gjetura sot ishin tė ngjashme me ato tė humbura nga rezervat e shtetit.

    Policia po e heton pėr zbardhjen e plotė tė kontrabandės sė arit dhe identifikimin e personave tė tjerė tė pėrfshirė nė kėtė kondrabandė.

    Policia rezervoi detaje rreth arrestimeve tė sotme pėr arsye hetimi. Gjatė trazirave tė vitit ’97, por edhe mė pas, njė sasi e konsiderueshme ari ėshtė vjedhur nga rezervat e thesarit tė shtetit. Grabitja mė e bujshme ka qenė ajo e tuneleve nė Qafė Kėrrabė, e cila klasifikohet si mė e famshmja dhe mė masivja e ndodhur ndonjeherė nė historinė e shtetit shqiptar. Pritet qė hetimet tė zbardhin edhe origjinėn e sasisė prej 2 KV ar tė kapur sot nga antikrimi ekonomik.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Policia gjen "thesarin". 200 kg flori sekuestrohen pranė Gar

    oh te keqen, Ju shtua dhe nga nje vil buze detit ketyre tipave te karriges!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Jeni "Pro" apo "Kunder" klonimit te njeriut?
    Nga smocking2 nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-12-2014, 01:00 AM
  2. "Metro" do te quhet "Windows 8"
    Nga vaaldr1n nė forum Microsoft Windows
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2012, 09:06 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2009, 01:15 PM
  4. Policia, "zbor" emigrantėve qė vijnė nga Anglia
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-06-2008, 09:30 AM