• Firefox 4 Beta 1, gati pėr shkarkim dhe testim




    Firefox 4 Beta 1 ėshtė gati pėr shkarkim dhe pė testim, ka bėrė tė ditur sot blogu zyrtar i Mozilla-sė. Versioni i parė testues i Firefox 4 qė u lėshua sot nė treg pritet tė ofrojė pamjet e para nga ato se ēfarė ėshtė planifikuar pėr Firefox 4. Gjithashtu gjatė ditės sė sotme ėshtė bėrė e ditur se ēdo dy deri nė tre javė do tė lėshohet vazhdimisht nga njė beta version i ri.

    Duhet theksuar se pas viteve tė shumta si lider i novacioneve nė teknologjinė e ueb shfletuesve, Mozilla vitin qė shkoi e gjeti vetėn tė papėrgatitur ndaj zhvillimit agresiv tė shfletuesit tė Google, Chrome. Natyrisht konkurrenca e fuqishme ishte e pranishme edhe nga Apple dhe nga Microsoft.

    Tani Firefox 4 pritet tė pėrfaqėsojė tentimet e Mozilla-sė pėr tu rikthyer nė treg dhe pėr tė rimarrė vetėn, nė tregun konkurues tė shfletuesve tė internetit, edhe pse krijuesit e mėdhenjė tė shfletuesve janė duke u koncentruar nga fusha e desktopit nė atė mobile.

    Por t’i kthehemi asaj qė po ofron tani Firefox 4 Beta 1. Beta versioni i parė i Firefox 4 tani duket vėrtetė mė ndryshe nė Windows, kurse pamja e beta Firefox 4 pritet tė ndryshojė mė vonė edhe tek Mac e Linux. Nė versionin qė sot u ofrua pėr shkarkim, Firefox 4 Beta 1 tani ka ndarjet e dritareve (tabs) nė pjesėn mbi shiritin e adresės.

    Dizajneri i pėrvojės sė pėrdoruesve tė Firefox Alex Faaborg tha nė njė blog post muajin qė shkoi, se ndryshimet nuk do tė kenė si synim kopjimin e Chrome. “Ndryshimet nė vendosjen e ndarjeve nė pjesėn e sipėrme nuk kanė tė bėjnė me atė sesi qėndron njė shfletues ndaj njė shfletuesi tjetė, por ka tė bėjė me evolucionin e uebit si njė platformė” tha ai.

    Versioni i ri Firefox 4 Beta 1 tani ofron gjithashtu edhe pėrkrahje mė tė mirė pėr HTML5, gjithashtu ka ueb meny tė aplikacioneve dhe shirita tė veglave nė formė natyrale, sistem njoftues me bazė nė panele qė shkakton mė pak telashe nga pikėpamja e pėrdoruesit kur ndarjet janė lartė, etj. Pėrveē kėsaj Firefox Beta 1 ofron edhe Add-Ons Manager pėr tė promovuar pėrpunim mė tė lehtė tė veēorive tė shfletuesit, pėrkrahje pėr kualitet HD nė HTML5 nėn formatin WebM tė pėrshpejtuar me harduer, mbrojtjte nga bllokimi i shtojcave dhe kohė mė tė shepjtė startuese dhe tė ngarkimit tė faqeve.



    Nėn mbulesėn e motorit, Firefox 4 Beta 1 veēohet me njė analizė sintakse tė pėrpunuar HTML5, qė ėshtė njė pjesė e motorit shtreues Mozilla Gecko qė ka ecur pa pėrditėsime pėr vite me radhė, dhe qė tani ofron pėrkrahje pėr transfere tė tė dhėnave nė kohė reale pėrmes WebSockets, pėrkahje pėr ruajtje tė strukturuar pėrmes IndexedDB, njė Web Console pėr zhvillues, dhe pėrrkahje pėr zhvillim mė tė thjeshtė tė Add-Ons pėrmes njė projekti tė quajtur Jetpack.

    Megjithatė disa veēori tė rėndėsishme ende janė duke munguar. Mozilla tani pėr tani ėshtė duke punuar nė procesin e projektit tė saj tė ndarjes tė quajtur Electrolysis.

    Ajo qė mund tė komentohet tani pėr Firefox 4 Beta 1, ėshtė shpejtėsia qė sė paku nė terma tė performancės JavaScript, ky shfletues na paraqitet i ngadaltė. Duke pėrdorur testin JavaScript nė Cletickane.com, janė paraqitur kėto rezultate: Apple Safari 5.0 (6533.16) (Mac) shėnoi 617 pikė, mė shpejtė se 98% e kompjuterėve qė po bėnin testin;; Google Chrome 5.0.375.99 (Mac) arriti 599 pikė, mė shpejtė se 97.4% e kompjuterėve qė po bėnin testin; dhe Firefox 4 Beta 1 (Mac) arriti 236 pikė ,mė shpejtė se 60.2% kompjuterėve qė po bėnin testin.

    Web Worker Daily, duke pėrdorur testin e shpejtėsisė Dromeo tė Mozilla-sė, ka renditur Chrome nė vendin e parė, tė cilin e ka pėrcjellė me Safari 5, Opera 10.6 dhe Firefox 4 Beta 1.

    Natyrisht dihet se ky ėshtė vetėm versioni i parė testue dhe shumėēka pritet tė ndodh nė tė ardhmen. Por nėse Mozilla dėshiron tė mbetet nė garė, atėherė duhet punuar mė shumė pėr ta bėrė Firefox 4 mė tė shpejtė.
    Mozilla gjithashtu po kėrkon tė dhėna nga pėrdoruesit dhe u ka bėrė thirrje atyre qė ta testojnė softuerin e tyre tė ri.
    Komente 6 Komente
    1. Maska e ReniX
      ReniX -
      Gjithesesi un po pres ndonje RC (release candidate)
    1. Maska e ReniX
      ReniX -
      Beta 4 ka arritur!
    1. Maska e Kliton
      Kliton -
      Une po pres finalin,se si me duket kur perdor dicka qe eshte ne testim,BETA pra.
    1. Maska e ReniX
      ReniX -
      Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Kliton Lexo postimin
      Une po pres finalin,se si me duket kur perdor dicka qe eshte ne testim,BETA pra.
      ne fakt dhe un po pres finalin tek kompjuteri kryesor, pasi disa plugin qe perdor ēdo dite nuk jane per versionin beta.

      Por tek firefox 4 me pelqen shume keto dy opsionet e reja qe ka futur... grumbullimi TAB-ve dhe Sync, sinkronizimi.

      Zakonisht kur bej kerkim hap shume Tab dhe kur hap faqe qe skan te bejne me kerkimit ngaterrohem pasi hapen meshume se 10 tab.

      Me kete opsion mund ti grumbulloj me mire!

      Nuk e di ne e keni provuar!
    1. Maska e kokushta
      kokushta -
      Eshte e vertet qe sistemi i grupimit te faqev te fokuson me teper ne ate qe po ben. Gjithashtu ajo cka ndodh zakonisht eshte se plugins apo addons qe perdorim nuk behen update aq shpejt sa vete Firefox, keshtu qe une do te doja te prisja edhe ca pas leshimit te versionit final 4.
    1. Maska e ReniX
      ReniX -
      Versoni final i Firefox 4 po vonon shume. Akoma jane tek beta 8 dhe ne horizont nuk shifet asnje RC (release candidate). Chrome eshte duke marre shume ex-firefox-a!
  • Sponsor