• Smartphone-t mė tė mirė nė botė



    Meqe jemi edhe ne prag te festave, ndonje ide per nje dhurate aty ketu nuk do te ishte keq per asnjerin nga ne! Keshtu, ne kete artikull kemi perzgjedhur nje liste me TOP Smartphone-t me te mire ne bote, per te ju sjellur juve nje ide me shume se cilin te zgjidhni.


    #15 BlackBerry Passport




    Smartphone me i ri nga kompania BlackBerry, eshte BlackBerry Passport i cili i ngjan me te vertete nje pasaporte reale. Ai eshte i trashe dhe i gjere ne krahasim me Smartphone-t e tjere, nje dizajn me te cilin BlackBerry shpreson te qendroje jasht. Pajisja gjithashtu ka nje tastiere fizike, diēka e rralle ne ditet e sotme.

    Per fat te keq, rishikimet (reviews) qe i jane bere BlackBerry Passport kishin rezultate te pakenaqshme!

    Ēmimi: 600 Dollare i zhbllokuar nga BlackBerry.



    #14 Amazon Fire phone




    Smartphone-i i pare i Amazon, Fire phone i cili beri goxha shume "buje" perpara se te lansohej ne Korrik te ketij viti. Pajisjen e ben interesante ekrani i saj me efekt 3D, por nuk i ka te njejtat aplikacione si iPhone apo Smartphone-t me Android.

    Ēmimi: Duke filluar nga 450 dollare vetem tek AT&T



    #13 Nokia Lumia 1520




    Lumia 1520 eshte Phablet- i pare i bere ndonjehere me Windows Phone. Ai ka ekranin gjigand prej 6" (inē) i cili ju jep me shume hapesire per me shume aplikacione dhe Live Tiles ne home screen (ekran te pare). Nese ju pelqejne pajisjet me Windows Phone dhe deshironi nje ekran te madh, atehere kjo eshte zgjedhja me e mire.

    Ēmimi: Rreth $585 vetem tek AT&T



    #12 HTC One M8 per Windows




    HTC One M8 per Windows eshte Smartphone me i mire me Sistemin Operativ Windows qe mund te blini. Ai ka shtepizen e mrekullueshme prej metali dhe Sistemin me te ri Operativ nga Microsoft, Windows Phone 8.1, i cili vjen me asistentin e shkelqyer virtual, Cortana.

    Pajisja per momentin eshte e disponueshme vetem tek Verizon, por do te vije edhe tek AT&T dhe T-Mobile nga fundi i ketij viti.

    Ēmimi: Rreth 600 dollare vetem tek Verizon



    #11 iPhone 5S




    iPhone 5S i Apple mbase eshte nje vit me i vjeter se te tjeret ne liste, por eshte akoma nje telefon i mire, per me teper nese nuk doni nje ekran te madh. Nese doni nje pervoje te shkelqyer te iPhone me ēmim te volitshem, merreni iPhone 5S. Megjithate, nese doni pervojen me te mire, atehere do ia vleje nese i shpenzoni 100$ me shume per te marre iPhone 6.

    Ēmimi: Fillon tek 549$



    #10 LG G3




    Smartphone-i aktual i LG me performanca te larta, G3, ka ekranin me te mprehte qe mund te kete ndonje Smartphone ndonjehere. Ai gjithashtu eshte gjigand duke iu falenderuar ekranit 5,5". Kjo e ben G3 te duket me shume si nje Phablet se sa nje Smartphone standard.

    Eshte nje telefon i mire me Android, por LG i ka vendosur butonat e ndezjes dhe zerit ne anen e pasme, gje qe e ben goxha te veshtire pajisjen per perdorim.

    Ēmimi: Rreth 599$



    #9 Google Nexus 5




    Megjithese Google tashme e prezantoi Smartphone-in e vet me te ri, Nexus 6, modeli i vitit te kaluar eshte akoma nje telefon i mire.
    Njesoj sikur se te gjitha pajisjet e Google, edhe Nexus 5 ka si Sistem Operimi versionin puro te Android, qe do te thote se nuk do te gjeni ndonje modifikim ne software. Ai gjithashtu i merr azhurnimet software-ike shume me shpejt se sa pajisjet tjera me Android. Por mbase pjesa me e mire eshte vlera. Nexus 5 mund ta merrni te zhbllokuar per gjysmen e ēmimit te Smartphone-ve tjere qe jane ne krye.

    E vetmja dobesi: Kamera nuk eshte dhe aq e mire.

    Ēmimi: 349$ i zhbllokuar nga Google ne tre ngjyra: E zeze, e bardh dhe e kuqe.



    #8 Sony Xperia Z3




    Smartphone-i TOP i Sony-t, Xperia Z3, eshte telefoni me i mire me Android i cili ka dalur kete vit. Ai ka nje ekran te mprehte me rezolucion 5,2", kameren e jashtezakonshme dhe eshte rezistent ndaj ujit.

    Ēmimi: Rreth 630$



    #7 Samsung Galaxy S5




    Top Smartphone-i me i fundit i Samsung, Galaxy S5, eshte nje permiresim i thelle i atij te vitit te kaluar, Galaxy S4. Ne vend qe t'i ulte peshen pajisjes me nje grumbull te karakteristikave te panevojshme, Samsung esht perqendruar me shume ne permiresimin e gjerave qe njerezit i duan me se shumti. Galaxy S5 e ka ekranin me te mire qe eshte bere ndonjehere per ndonje Smartphone. Edhe kamera eshte goxha e mire gjithashtu.
    Por nese nuk ju pelqejne telefonat e prodhuar nga plastika, me siguri se duhet te shikoni per ndonje tjeter.

    Ēmimi: Rreth 610$



    #6 OnePlus One




    Ēka nese do te mund te merrnit nje Smartphone me ekran gjigand prej 5,5", software fantastik dhe specifikat e brendshme ne gjendje t'i bejne konkurrence te vertete Smartphone-ve tje tjere.

    Kjo eshte pikerisht ajo ēfare StartUp-i kinez, OnePlus beri me Top Smartphone-in e vet me te ri, One. OnePlus One kushton vetem 300$ i zhbllokuar, i cili eshte shume me i lire se sa Smartphone-t e tjere premium si iPhone 5S apo Galaxy S5, te cilet mund te kushtojne 650$ ose me shume.

    Dobesia? Prodhuesit jane extremisht te kufizuar dhe juve ju duhet nje ftese nga dikush qe ka nje pajisje per te mundur ta beni porosine.

    Ēmimi: 300$



    #5 Moto X




    Moto X i ri i Motorola-s i cili u lansua ne Shtator te ketij viti, eshte nje konkurrent i forte per telefonat me te mire me Android. I ngjajshem me Google Nexus 5, Moto X punon me nje Sistem Operativ Android afersisht ashtu te paster, qe do te thote ju i merrni azhurnimet software-ike shume me shpejt. Telefoni gjitahshtu duket vertete i bukur dhe ka ekranin 5,2".

    Ēmimi: Rreth 500$



    #4 HTC One (M




    Top Smartphone-i i HTC, One (M8 ), eshte Smartphone me i mire me Android qe mund te blini. Sikur se origjinali, HTC One i ri i cili quhet M8, ka nje dizajn te mrekullueshem dhe nje konstruksion prej metali me kualitet te larte. Ai gjithashtu ka nje kamera te pasme extra e cila vepron si nje sensor i thellesise qe ju te mund t'i redaktoni fotografite me vone dhe ta ndryshoni perqendrimin (fokusin).

    Ēmimi: Rreth 540$



    #3 Galaxy Note 4




    Galaxy Note 4 nga Samsung, eshte Smartphone-i me i mire qe kompania ka bere ndonjehere. Ai ka nje ekran fantastik prej 5,7", ekrani me i mire qe eshte perdorur ndonjehere ne ndonje Smartphone. Ai gjithashtu ka nje kornize prej metali perrreth kendeve, e cila e ben telefonin te ndihet shume me i forte se sa versioni paraprak. Nese deshironi nje telefon me madhezi te nje Tableti, respektivisht Phablet, Galaxy Note 4 eshte njeri nder TOP-Pajisjet qe ju duhet t'i konsideroni.

    Ēmimi: Rreth 750$



    #2 iPhone 6 Plus




    Nese deshironi nje Phablet, iPhone 6Plus eshte me i miri qe mund te blini. Ndryshe nga Phablet-et e tjere te cilet mund te jene te trashe, jo te rehatshem ne dore dhe plastik, iPhone 6Plus eshte i holle, i mrekullueshem dhe i prodhuar nga metali. Nuk ndjehet sikur jeni duke zvarritur nje telefon gjinand perrreth jush.

    Ēmimi: Fillon tek 749$



    #1 iPhone 6




    Definitivisht (perfshire ketu edhe experiencen time personale me iPhone 6Plus), iPhone 6 eshte Smartphone-i me i mire. Vetem nese ju me te vertete pelqeni t'i perdorni Windows Phone-t ose Android-et, per ndryshe iPhone 6 duhet te jete zgjedhja juaj e pare.

    Pse? Sepse eshte perzierja me e mire e dizajnit, specifikave hardware-ike dhe perzgjedhjes se aplikacioneve. Apple gjithashtu me ne fund u barazua me konkurrentet e vet duke e rritur ekranin e iPhone 6. Tani ai eshte 4,7" nga 4" qe ishte tek iPhone 5S.

    Ēmimi: Fillon tek 649$






    Shkeputur nga BusinessInsider dhe perkthyer nga vaaldr1n per Lirenti.com, Nentor 2014.
    Komente 2 Komente
    1. Maska e ReniX
      ReniX -
      BlackBerry Passport dhe Amazon Fire Phone dolen bllof komplet! Mezi po mijeton Lumia!
    1. Maska e vaaldr1n
      vaaldr1n -
      shum e vertet ReniX! Per mendimin tim, ashtu sikur edhe e kam cekur ne artikull, iPhone 6 do kishte qene perfekt, po u nguta me 6Plus...

      Nexus 5 tek Android eshte 1shi
  • Sponsor