• Rama nė Beograd: Kosova ėshtė e pavarur!



    Kryeministri i Shqipėrisė, Edi Rama dhe kryeministri serb Aleksandėr Vuēiē u pėrplasėn nė Beograd pėr shkak tė Kosovės . Mikpritėsi serbe e cilėsoi si provokim deklaratėn e kryeministrit Rama nė njė konferencė tė pėrbashkėt me gazetarė "pavarėsia e Kosovės ėshtė realitet i pamohueshėm, i cili duhet respektuar si i tillė” dhe se “pavarėsia e Kosovės e ka bėrė Ballkanin mė tė qėndrueshėm”.




    Kryeministri serb tha se nuk e ka pritur kėtė “provokim nga zoti Rama qė e pėrmend Kosovėn dhe nuk e di ēfarė lidhjeje ka Kosova me zotin Rama, mė vjen keq qė e ka ngritur kėtė ēėshtje, pėr tė cilėn nuk jemi marrė vesh”, tha ai, duke theksuar se “Kosova ėshtė pjesė pėrbėrėse e Serbisė".

    Ndėrsa kryeministri Rama tha se pavarėsia e Kosovės ėshtė “realitet qė shumė e kanė njohur. Sa mė parė qė ta njihni aq mė shpejtė do tė ecim pėrpara” i tha ai mikpritėsit tė tij.

    Mė herėt kryeministri serb tha se vizita e shefit tė qeverisė sė Shqipėrisė nė Serbi ėshtė e rėndėsishme jo vetėm pėr Shqipėrinė dhe pėr Serbinė dhe pėr gjithė rajonin.

    Ndėrsa kryeministri Rama, foli mes tjerash foli pėr rėndėsinė e bashkėpunimit dhe mirėbesimit tė ndėrsjellė dhe siē u shpreh “qė fėmijėt tė mos vuajnė nė tė ardhmen, pėr shkak tė sė shkuarės sė hidhur”.

    Vizita e sotme e zotit Rama nė Beograd shėnon tė parėn e njė udhėheqėsi shqiptar nė Serbi qė prej 68 vjetėsh.

    Vizita e sotme po zhvillohet nė njė klimė tensioni mes dy vendeve, pas ngjarjeve nė stadiumin e Beogradit 14 tetorin e kaluar, tė cilat u pasuan nga njė shkėmbim i fortė akuzash mes palėve.

    Deri pėrpara ndeshjes, kur planet ishin qė vizita tė zhvillohej mė 22 tetor, elementi qė vihej nė dukje ishte ajo e vizitės qė realizohej pėr herė tė parė pas vizitės sė Enver Hoxhės nė Beograd 68 vjet mė parė.

    Marrėdhėniet mes dy shteteve prej kohėsh ishin mbajtur nė nivel korrekt diplomatik, duke u ndikuar mė sė shumti nga temperaturat mes Beogradit dhe Prishtinės, apo zhvillimet e papritura nė Luginėn e Preshevės. Dialogu me ndėrmjetėsinė e Bashkimit Evropian mes Serbisė dhe Kosovės ishte njė peshė mė pak nė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar njė tjetėr raport mes palėve. Shumėkush e kishte cilėsuar edhe “historike” vizitėn e 22 tetorit, dhe vetė pala shqiptare kishte folur pėr “hapjen e njė kapitulli tė ri me Serbinė”.

    Por klima e helmuar nga gjuha e rėndė e pėrdorur pas incidenteve nė ndeshjen e futbollit, veēanėrisht deklaratat fyese tė presidentit serb Nikoliē, duket se e bėn tė vėshtirė kėtė objektiv. Nė rastin mė tė mirė, vizita ėshtė njė mundėsi qė sė paku fletėt e kapitullit tė marrėdhėnieve mes dy vendeve tė mos vazhdojnė tė kthehen pas, apo njė pėrpjekje pėr tė qepur plagėn e hapur, e cila pėr t’u mbyllur duhet tė kurohet me qetėsinė e dialogut dhe jo duke u ngacmuar herė pas here me retorikat e nacionalizmit.

    Kryeministri Rama duket mė nė avantazh, ndėrsa pėr asnjė moment nuk u tėrhoq nga ideja pėr tė vizituar kryeqytetin serb, ku nė tė kundėrt, duket se u bė gjithēka pėr tė ēuar nė dėshtimin e saj. Nė tė vėrtetė, ishte trysnia e komunitetit ndėrkombėtar ajo qė bėri qė vizita vetėm tė shtyhej pėr disa javė. Deklaratat e autoriteteve serbe, qė kanė paraprirė vizitėn, kanė lėnė pikėrisht shijen e diēkaje qė janė tė detyruar ta bėjnė mė shumė se sa e dėshirojnė.

    Ndėrkohė qė njė etapė jo pak e rėndėsishme pėr kryeministrin Rama do tė jetė edhe vizita e tij tė martėn nė Luginėn e Preshevės, nė jug tė Serbisė, zonė e banuar nga njė shumicė shqiptarėsh, njė vizitė, konfirmimi i sė cilės ėshtė mbajtur gjatė pezull nga ana e autoriteteve tė Beogradit. Kryeministri shqiptar, i pari zyrtar i njė niveli tė tillė qė viziton komunat shqiptare atje, pritet tė ketė takime me drejtuesit lokal shqiptarė dhe popullsinė e atjeshme.


    VoaNews
  • Sponsor