• Majlinda Kelmendi shpallet Kampione Bote nė Judo



    Kreu i Federatės Ndėrkombėtare tė Xhudos ka shpallur nė Prishtinė Majlinda Kelmendin si xhudisten mė tė mirė nė tė gjitha kategoritė pėr kėtė vit.
    Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, ėshtė shpallur xhudistja mė e mirė nė botė nė tė gjitha kategoritė nga presidenti i Federatės Ndėrkombėtare tė Xhudos, Marius Vizer.


    Ky i fundit sot ka qėndruar nė Prishtinė ku ėshtė pritur nga krerėt e sportit kosovar.

    Majlinda ndihet e lumtur qė Vizer po qėndron nė Kosvoė pėr t’ia dhėnė asaj kėtė shpėrblim tė madh.

    “Kur ishim nė Rusi z. Vizer mė patė thėnė se do tė vijė nė Kosovė pėr tė vizituar. Unė jam e lumtur qė ai e mbajti premtimin”, u shpreh Majlinda.

    “Po tė mos ishte ai, unė dhe as federata nuk do tė kishim kėto suksese”, shtoi tutje Kelmendi.

    Kreu i Komitetit Olimpik, Besim Hasani, dhe ish-ministri i Sportit, Memli Krasniqi falėnderuan pėr gjithēka qė ka bėrė pėr Kosovėn Vizer, raporton Gazeta Express.

    “Ne jemi tė nderuar me prezencėn e njė njeriu qė ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr sportin kosovar. Ai ishte nė vitin 2009 kur e vizitoi federatėn e xhudos dhe qė atėherė ka premtuar ndihmė pėr xhudon dhe sportin tonė”, u shpreh Hasani.

    “Pa ndihmėn e sinqertė tė Vizer ju garantojė se procesi i pranimit tė Komitetit Olimpik tė Kosovės do tė shtyhej edhe pėr njė periudhė tė pacaktuar”, shtoi tutje Hasani.

    Trajneri i Majlinda Kelmendi, Driton Kuka, nuk deshi tė flasė shumė pėr Vizer, duke thėnė se do t’i duheshin sė paku njė javė pėr t’i pėrmendur gjėrat qė Vizer i ka bėrė nė ndihmė tė Kosovės.

    “Vizer ėshtė njė mik i madh i sportit tė Kosovės dhe jo vetėm xhudos”, deklaroi Kuka.

    Pėr fund, fjalėn e mori kreu i xhudos botėrore, Marius Vizer, i cili ndėr tė tjera u shpreh i lumtur me pranimin e Kosovės nė Komitetin Olimpik Ndėrkombėtar.

    “Jam i lumtur me pranimin e KOK-ut, qė ishte njė luftė dhe proces i gjatė i pranimit i realizuar nga ministri juaj, presidenti i KOK-ut dhe familja jonė e xhudos”, u shpreh Vizer.

    “Duke pėrmendur sukseset e Majlindės, unė dua qė nė veēanti tė them se ėshtė njė garuese e jashtėzakonshme, njė nga pak xhudistet e botės qė nė njė kohė shumė tė shkurtėr u bė njė xhudiste e jashtėzakonshme”, shtoi tutje presidenti Vizer.


    Burimi: Gazeta Express
  • Sponsor