• Kosovėn e braktisin edhe veteranėt e UĒK-sė: Luftuan pėr njė jetė mė tė mirė, gjetėn zhgėnjimin (Video)



    Pak kush do tė mendonte se njė pjesėtar i UĒK-sė, 15 vjet pas luftės do tė braktiste gjithēka pėr t’u shndėrruar nė njė azilkėrkues tė pashpresė. Jeta e vėshtirė, varfėria dhe pamundėsia pėr tė gjetur njė punė, detyruan Maisor Ruhanin tė ndjek rrugėn e azilit.


    Nė shtėpinė e tij nė fshatin Prapashticė, tashmė jeton i vetėm i ati i tij, pėr tė cilin duket se jeta ka rezervuar pleqėri tė vetmuar dhe aspak tė lehtė. Sytė i mbushen me lot kur kujton jetėn e tė birit nė luftė dhe vėshtirėsitė qė familja pėrjetoi nė vitet e lirisė. 66-vjeēari thotė se i biri shkoi nė Perėndim pėr tė punuar, nė mėnyrė qė tė paguante borxhet e grumbulluara ndėr vite.

    “Nuk kemi me ēfarė tė jetojmė, nuk kemi tė blejmė asgjė. Jeta ėshtė shumė e vėshtirė pasi kėtu nuk kemi as edhe njė mjek, por unė jam mėsuar tashmė”, thotė Gani Ruhani.

    Fal internetit, komunikimi me ish-pjesėtarin e UĒK-sė qė mori rrugėn e mėrgimit nuk ėshtė i vėshtirė.

    “Papunėsia dhe mungesa e perspektivės mė detyroi tė largohesha. Unė nuk do tė largohesha kurrė nga vendi im, pasi pėr atė vend kam luftuar, por pasi pashė rrethanat dhe kushtet u detyrova tė ikja pėr njė jetė mė tė mirė”, thotė ish-pjesėtari i UCK-sė.

    Maisor Ruhani tregon se u fundos shpresa e fundit pėr t’u punėsuar nė vendin e punės sė babait tė tij, pasi ai tė dilte nė pension, pasi pavarėsisht pėrpjekjeve pėrgjigja qė merrte ishte negative.

    “Kam konkurruar pėr punė nė Ujėsjellės, aty ku punonte babai im, por nuk mė kanė pranuar. Duhet tė kesh lidhje me qeveritarė pėr tė fituar njė vend punė”, thotė ai.

    Maisori, bashkė me dy shokė, u larguan nga Kosova para dy muajsh me autobusin e linjės Prishtinė-Beograd, pėr tė shkuar nė qytetin serb tė Suboticės. Aty kaluan kufirin Serbi-Hungari nė kėmbė, pėr t’u takuar mė vonė me sekserėt, njė turk dhe njė hungarez, tė cilėt ndihmuan nė transportimin e tyre deri nė Austri.

    “Kemi paguar 1500 euro pėr person”, thotė ai.

    Franca bėhet destinacioni i radhės dhe njė shpresė mė shumė pėr Maisorin dhe shokėt e tij, pasi pėr dy javė ata morėn dy pėrgjigje negative tė azilit nė Austri.

    Se shteti nuk ėshtė kujdesur sa duhet pėr tė siguruar mirėqenie pėr veteranėt e luftės sė UCK-sė, e thekson edhe pėrfaqėsuesi i tyre. Xhevdet Qeriqi, thotė: “Maisorin e njoh nga protestat dhe gjithmonė ėshtė ankuar pėr situatėn ekonomike dhe papunėsinė. Prandaj, ai me shumė shokė tė tjerė janė larguar”.

    Viti 2015 do t’i gjejė sėrish veteranėt e UCK-sė nėpėr protesta ose duke reaguar nė forma tė ndryshme nė kėrkim tė tė drejtave tė tyre qė u takojnė me ligj. I mbetet qeverisė sė Kosovės qė tė kujdeset pėr ta, por edhe pėr shumė tė rinj kosovarė qė nuk gjejnė dot njė vend pune dhe marrin rrugėn e emigrimit ilegal. /Top Channel/


  • Sponsor