• Shqipėria 2014: Papa, bashkėpunimi, dhuna, bojkoti...

    Ndėr ngjarjet mė tė jashtėzakonshme pėr Shqipėrinė nė vitin 2014 ishte vizita e Papa Franēeskut mė 21 shtator. Ai vlerėsoi atmosferėn e tolerancės dhe harmonisė fetare. Por ka pasur dhe shumė ngjarje tė tjera.



    Papa nėnvizoi se regjimi komunist eksperimentoi mes tė tjerave dhe ateizmin, duke prishur e rrėnuar objektet e kultit, duke burgosur, internuar dhe ekzekutuar klerikėt nga tė gjitha besimet. Mesazhi i Papės ishte i qartė, kur ju drejtua dhjetramijė pelegrinėve dhe qytetarėve qė e shoqėruan plot vėmendje vizitėn e tij nė Tiranė: “Erdha pėr t'iu inkurajuar qė tė rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj qė shqiponja, qė keni nė flamurin tuaj, tė mbajė gjithmonė shpresėn te Zoti qė nuk zhgėnjen e qėndron pranė nė momente tė vėshtira”.



    Viti nisi me njė ogur


    2014-a nisi me njė ogur tė mirė nė raportet mes Tiranės dhe Prishtinės, kur dy qeveritė, e Shqipėrisė dhe tė Kosovės, zhvilluan mė 11 janar njė mbledhje tė pėrbashkėt. Ato bėnė disa nisma konkrete, pėr intesifikimin e marrėdhėnieve me projekte tė pėrbashkėta nė ekonomi, tregėti, arsim, kulturė dhe fusha tė tjera me interes reciprok, njė agjendė qė do tė ndiqet nė mėnyrė periodike nga trupa ekzekutive e tė dy shteteve.



    Bashkėpunimi dhe bashkėrendimi nė nivel rajonal, ka qenė njė prej trendeve mė tė rėndėsishme tė vitit 2014, kur nė fund tė gushtit u organizua nė Berlin Konferenca pėr Ballkanin Perėndimor, e cila ishte njė konfirmim i qartė i angazhimit tė drejtėpėrdrejtė tė Gjermanisė dhe BE-sė nė tė paktėn dy aspekte kryesore: avancimin e kooperimit mes shteteve tė rajonit tė Ballkanit Perėndimor dhe akselerimin e procesit tė integrimit tė tyre drejt anėtarėsimit me tė drejta tė plota nė familjen europiane. Sipas iniciatores sė Konferencės, kancelares gjermane Merkel: “Ka shumė gjėra qė mund tė bėhen bashkėrisht. Nevojitet intensifikim i marrėdhėnieve mes vendeve tona.” Por nga ana tjetėr ajo ishte e drejtėpėrdrejtė dhe nė nevojėn e reformave tė besueshme, pasi “qytetarėt e vendeve tė Ballkanit Perėndimor janė tė mėrzitur me korrupsionin dhe nuk duan mė gjykatat, qė nuk funksionojnė mirė. Keqmenaxhimi, kriminaliteti i organizuar dhe ekonomia informale ėshtė nė tė gjitha vendet njė problem i vazhdueshėm, po ashtu edhe niveli i lartė i papunėsisė sė tė rinjve. Prandaj ēdo vend duhet tė krijojė premisat pėr pranimin nė Bashkimin Evropian nė sektorėt e sundimit tė ligjit dhe punėn efikase tė administratės”.

    Vizita e Ramės nė Beograd dhe statusi i kandidates



    Marrėdhėniet mes vendeve tė rajonit lipset tė tejkalojnė dhe hije nga e kaluara. Kjo u tregua dhe ndeshja e 14 tetorit 2014 mes kombėtares sė Serbisė dhe Shqipėrisė nė Beograd, njė pėrballje qė u kaplua nga stresi dhe tensioni i pėrzjerė me nota nacionaliste dhe urrejtjeje frenetike nga turmat e tifozėve nė shkallėt e stadiumit, qė prodhoi mė pas njė shfaqje tė shėmtuar dhe nė fushėn e blertė, ku lojtarėt harruan topin pėr t'u pėrfishirė nė xheste dhe reagime me nuanca politike. Atmosfera kontraverse e kėsaj ndeshjeje futbolli infektoi dhe vizitėn e kryeministrit Edi Rama 4 javė mė vonė po nė Beograd, duke kompleksuar bisedimet dhe deklarimet mes tij dhe homologut serb Aleksandėr Vuēiē.



    2014-a patjetėr qė do tė mbahet mend dhe pėr realizimin e njė objektivi strategjik tė Shqipėrisė nė procesin e integrimit europian: marrjen e statusit tė vendit kandidat, njė verdikt qė u refuzua disa herė mė parė nga Brukseli. Ndėrmarrja e reformave thelbėsore nga qeveria e kryeministrit Rama, klima politike dhe inkursioni i pashembullt policor pėr t'u ndeshur me grupet kriminale tė kultivimit dhe trafikut tė lėndėve narkotike nė Lazarat dhe nė rajone tė tjera tė vendit- duken se inkurajuan Komisionin Europian pėr njė “PO” nė marrjen e statusit tė vendit kandidat.

    Vrasja e Santos dhe dhuna nė parlament

    Por se sa i brishtė ėshtė progresi nė Shqipėri kėtė e tregoi vrasja tė nesėrmen e kėtij vendimi historik e bankierit tė njohur Artan Santo, njė ekzekutim tipik mafioz, nė mes tė Tiranės, vetėm pak metra nga zyra e tij, pėr tė cilėn ende nuk ka gjurmė tė autorėve tė dyshuar. Gjithashtu vetėm dy javė mė pas, dhuna e ushtruar nė ambjentet e parlamentit nė Tiranė, ndaj njė deputeti tė opozitės, solli vendimin ekstrem tė PD pėr tė bojkotuar aktivitetin e organit ligjėvėnės, duke provokuar dhe debatin mbi ēėshtjen e dekriminalizimit tė parlamentit nga anėtarė me tė kaluar tė dyshimtė dhe tė penalizuar nga organet e drejtėsisė.



    Rezistenca e deputetėve tė opozitės nė kauzėn e tyre tė bojkotit zgjati deri nė limitin e djegies sė mandateve, njė proces qė u shpėtua nga ndėrhyrja energjike e grupeve kryesore nė Parlamentin Europian, tė cilėt u investuan pėrmes dy tė dėrguarve tė tyre si negociatorė nė Tiranė, Eduard Kukan nga tė djathtėt dhe Knut Flenckeinstein nga tė majtėt. Marrėveshja e 24 dhjetorit mazhorancė – opozitė me “bekimin” e Kukan – Flenckeinstein, qė plotėsoi vendet e mbetura bosh pėr 6 muaj nė parlament, ishte si njė “dhuratė” e krishtlindjeve, e cila mbetet pėr t'u parė nė jetėgjatėsinė dhe vėrtėsinė e saj. Mbetet pėr tė verifikuar gatishmėrinė e angazhimit tė krahėve tė politikės shqiptare nė bashkėpunimin pėr ēėshtje me interes pėr publikun dhe pėr vendin. Nėse fryma e padurueshme konfliktuale dhe bojkotuese do tė mbeten thjesht nė inventar tė 2014-s, apo do tė fanepsen dhe nė 2015-n e mė pas.


    Burimi: Deutsche Welle
  • Sponsor