• Masaker ne Paris-Sulmohen zyrat e gazetes Charlie Hebbo

    Dy persona tė maskuar dhe tė armatosur me kallashnikov dhe raketahedhės janė futur nė zyrat e gazetės satirike “Charlie Hebdo” nė Paris, duke shkaktuar njė masakėr tė vėrtetė.



    Autoritetet franceze flasin pėr tė paktėn 12 viktima, mes tė cilėve gazetarė dhe 2 punonjės policie, si dhe 20 persona tė plagosur. Mėsohet se viktimė e sulmit ka mbetur edhe drejtori Stephan Charbonnier, i njohur me emrin Charb dhe tre prej karikaturistėve mė tė rėndėsishėm tė gazetės: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski. Dhjetėra punonjės tė gazetės i shpėtuan sulmit duke u ngjitur nė tarracėn e godinės pėr tu shpėtuar plumbave.

    Komente 2 Komente
    1. Maska e vaaldr1n
      vaaldr1n -
      nje tmerr i vertete! S'kam koment!
    1. Maska e ReniX
      ReniX -
      Udhėheqės botėrorė dhe mbėshtetės tė fjalės sė lirė nė mbarė globin dėnuan menjėherė sulmin e tė mėrkurės ndaj gazetės satirike franceze “Charlie Hebdo”, gjatė tė cilit u vranė nėntė gazetarė dhe dy policė, dhe njė numėr personash mbetėn tė plagosur. Gazeta e pėrvjashme, e cila satirizon shpesh fetė e ndryshme tė botės, pati publikuar karikatura tė Profetit mysliman Muhamedit.

      Njerėzit dolėn nė rrugėt e Francės dhe Spanjės pėr tė treguar mbėshtetjen e tyre pėr gazetarėt e vrarė gjatė njė sulmi brutal ndaj gazetės satirike “Charlie Hebdo”. Gazeta kishte satirizuar Profetin mysliman Muhamed.

      “Ėshtė njė gazetė me njė nivel tė lartė lirie, me pavarėsi tė lartė. Ėshtė kjo pavarėsi qė ėshtė vėnė nė shėnjestėr, pavarėsia e shtypit, dhe ky ėshtė thelbi i gazetarisė dhe i asaj pėr tė cilėn ne studiojmė. Po pėrgatitemi tė bėhemi gazetarė dhe pėr ne kjo ėshtė e papranueshme.”

      Dy persona me maska, tė veshur nė tė zeza dhe duke mbajtur armė luftarake, mėsyen nė zyrat e gazetės ndėrkohė qė gazetarėt po merrnin pjesė nė takimin editorial tė mėngjesit, dhe hapėn zjarr pėrpara se tė largoheshin. Tė mbijetuar thanė se i dėgjuan ata tė thonin se Profetit Muhamed i ishte marrė haku.

      Udhėheqės botėrorė, pėrfshirė kryeministrin britanik David Cameron, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin amerikan Barack Obama, e cilėsuan sulmin si “barbar dhe burracak”.
  • Sponsor