Diasperia akute ose diarreja akute e lehtė ėshtė njė ērregullim akut i tretjes qė prek shpesh fėmijėt e moshės sė njomė dhe qė dėmtojnė rėndė shėndetin e tyre.

Fėmijėt e vegjėl qė ushqehen me gjirin e nėnės sėmuren mė rrallė nga ērregullimet e tretjes dhe e kalojnė mė lehtė atė.

Fėmijėt, tė cilėt rriten me ushqim artificial sėmuren mė shpesh e mė rėndė nga kėto ērregullime.

Qumėshti i gjirit ėshtė ushqimi mė i pėrshtatshėm pėr fėmijėn e vogėl. Ai tretet plotėsisht e me lehtėsi, pasi pėrmban lėndė ushqimore nė formėn dhe pėrpjesėtimet qė i nevojiten organizmit tė fėmijės.


Qumėshti i lopės ka mjaft ndryshim nga qumėshti i gjirit. Qumėshti i gjirit pėrmban disa lėndė qė mbrojnė zorrėt nga zhvillimi i shumėzimit tė mikrobeve.

Kėto lėndė, qė gjenden nė qumėshtin e lopės, dėmtohen gjatė zierjes.

Nė rast se fėmijės i japim ushqim tė papėrshtatshėm nė sasi e cilėsi pėr moshėn, ai nuk ėshtė nė gjendje ta tresė atė dhe mund tė ndodhė qė fėmija tė vjellė.

Njė pjesė e ushqimit tė mbetur kalon nga stomaku nė zorrė, ku gjenden shumė mikrobe, tė cilat, nė kushte tė zakonshme, nuk janė tė dėmshme. Nėn ndikimin e ushqimit tė patretur, mikrobet fillojnė tė shumėzohen, duke shkaktuar kalbėzimin e mbeturinave. Fėmija mund tė ketė dhembje barku, tė dalat jashtė janė tė ujshme e me erė tė keqe, fillojnė me 3-4 herė nė ditė e mund tė shtohen 8-10 herė nė ditė. Ngjyra e tyre nė fillim ėshtė e verdhė e mė pas bėhet jeshile. Fėmija ėshtė i kėputur, pesha e tij fillon tė bjerė.

Dispecėria nuk ėshtė sėmundje vetėm e stomakut dhe e zorrėve. Helmet qė formohen nė zorrė thithen dhe shkaktojnė ērregullime tė tjera, mund tė ngrihet temperatura, tė vjellat dhe heqja e barkut shpeshtohen, fėmija kėputet, grindet.

Kur fėmija ėshtė i dobėsuar nga ndonjė sėmundje tjetėr ose ėshtė me zhvillim jo tė mirė, dispeceria mund tė shfaqet mė rėndė.

Organizmi i fėmijės preket mė shumė nėse ai, sė bashku me ushqimin, merr mikrobe. Kjo ndodh kur nuk ruhen respektohen masat e pastėrtisė nė kohėn e pėrgatitjes sė ushqimit.

Pėrveē faktorėve ushqimorė dhe infektivi nga mikrobet, njė ndėr faktorėt qė favorizon dispesėrinė ėshtė dhe vapa e verės.

Ērregullime tė tretjes mund tė shfaqen nė ēdo stinė tė vitit, por gjatė verės rastet e fėmijėve tė sėmurė nga barku shtohen, pasi vapa dobėson organizmin e tyre dhe ngrohtėsia favorizon zhvillimin e mikrobeve nė ushqime e veēanėrisht nė qumėsht. Ka shumė rėndėsi qė mjekimi i diarresė tė fillojė nė ditėn e parė tė sėmundjes, sepse sėmundja mund tė rėndohet dhe gjendja e fėmijės tė pėrkeqėsohet shpejt. Tė vjellat shtohen dhe shfaqen pas ēdo pirje qumėshti dhe uji. Tė dalat jashtė bėhen mė tė shpeshta e tė ujshme. Humbja e shumtė e lėngjeve shkakton dehidratimin e fėmijės. Lėkura zbehet, goja thahet, sytė janė me shikim tė lodhur e tė shqetėsuar, shpesh duken tė futur.

Kur preket sistemi nervor qendror, fėmija pėrpėlitet ose humbet ndjenjat. Kjo formė quhet dispeceria toksike ose helmuese.

Cilat janė masat qė duhen marrė pėr tė mėnjanuar ērregullimet e tretjes?

Pėr tė mėnjanuar ērregullimet e tretjes, fėmijės duhet t'i jepet ushqim i pėrshtatshėm. Ushqimi mė i dobishėm, mė i pastėr e mė i sigurt pėr fėmijėn nė muajt e parė tė jetės ėshtė qumėshti i nėnės. Nė moshėn 5 muaj e lart, fėmijės duhet t'i jepet shtesė, nė pėrshtatje me moshėn, pure, muhalebi, kos, supė, nė mėnyrė graduale e nė kohėn e duhur. Ndalohet heqja e gjirit nė muajt e verės. Nėna duhet tė respektojė me pėrpikėri orarin e ushqyerjes sė fėmijės. Te fėmijėt me ushqim artificial duhet t'i kushtohet vėmendje sterilizimit tė pėrzierjeve tė qumėshtit, rregullit tė ruajtjes sė tyre nė vende tė freskėta, shmangia e ushqyerjes sė tepėrt e tė njėanshme.

Vapa favorizon dispecėrinė, prandaj duhet tė merren masa kundėr ngopjes sė tepėrt tė fėmijėve: dhoma tė ajroset mė shpesh, t'u bėhen banja mė tė shpeshta, t'u bėhen shėtitje nė ambiente tė freskėta e pa pluhur.

Pėr tė mėnjanuar ngrohjen e tepėrt, fėmija duhet tė vishet me rroba tė lehta, nė pėrshtatje me kohėn e stinėn. Dhoma, ku qėndron fėmija, duhet tė ajroset mė shpesh nė kohėn e vapės pėr tė krijuar freski. Dyshemeja duhet tė lahet shpesh me ujė, nė dritare tė vendosen ēarēafė tė lagur, ndėrsa fėmijės sė vogėl i jepet ujė i zier ose ēaj i ėmbėlsuar pak.

N.q.s fėmija ka bark e tė vjella, kur ai ėshtė me ushqim, ndalohet dhėnia e ushqimeve. Fėmijės i jepet vetėm ujė tė zier ose ēaj 1-10 lugė tė vogla ēdo 5-10 minuta. Pėr ēdo tė dalė jashtė diarreje, i jepet 1 gotė ose 150-200 ml tresol.