Supozimet pėr rikthimin e modelit legjendar Calibra po vazhdojnė qė tri vjet rresht, qėkur edhe Opel kishte paraqitur konceptin GTC. Ani pse thashethemet gjatė vitit tė kaluar janė heshtur shumė, kjo nuk do tė thotė se nuk janė ndalur tėrėsisht.

Revista “Carmagazine” nė botimin e fundit tė saj pohon se Opel do tė mund tė paraqiste gjeneratėn e re tė Calibras deri nė vitin 2013. Kupeja tėrheqėse sportive do tė duhej tė bazohet nė platformėn e Insignia.



Megjithatė, problemi mė i madh pėr tė cilin ky automjet i cili bėnte bujė gjatė viteve 90 ėshtė shpagueshmėria e tij. Nė fakt, nė mėnyrė qė kthimi i Calibras tė shpaguhej, Opel do tė duhej tė shes hiq mė pak se 30.000 njėsi pėr vit.

Se sa pinė ujė kėto supozime tė “Carmagazine” dhe nėse do tė shohim Calibran e re, do tė mund tė kuptojmė nė ndonjė nga panairet e radhės sė automjeteve.