Spanja dhe Kili janė bėrė skuadrat e fundit qė kanė siguruar kalimin pėr nė turin tjetėr tė Kupės sė Botės. Kampionėt e Evropės e mbyllėn grupin H nė vendin e parė, pas fitores 2-1 tė arritur ndaj amerikano-jugorėve, nė njė ndeshje mjaft tė bukur, sidomos deri nė minutėn e 80-tė, kur dy skuadrat u pajtuan me rezultatin dhe luanin secila nė gjysmėfushėn e saj. Pėr ekipin e Del Boskes, takimi i mbrėmshėm ishte vendimtar, duke qenė se “demave” u duhej patjetėr tė fitonin, por edhe tė shmangnin njė pėrplasje me Brazilin qė nė 1/8 e finales.



Spanjollėt kanė ditur tė rikthehen nė lojė pas humbjes shokuese me Zvicrėn nė takimin e parė, madje tani e shohin veten nė krye tė grupit. Ndeshja nisi shumė e shpejtė pėr kilianėt, qė krijuan dy raste tė mira, por pa arritur tė shėnojnė. Nė momentin mė tė mirė tė Kilit, Spanja ka gjetur rrugėn e avantazhit me anė tė David Vijės. Portieri Klaudio Bravo doli nė mėnyrė tė gabuar dhe qė nga 40 metra, sulmuesi i ri i Barcelonės e dėrgoi topin nė rrjetė. Njė gol qė i ēliroi spanjollėt, ndėrsa minuta e 37-tė solli edhe golin e dytė. Vija pasoi bukur pėr Iniestėn, i cili goditi me njė mjeshtėri tė rrallė, duke dyfishuar shifrat. Nė tė njėjtin aksion Estrada doli me karton tė kuq pėr njė faull ndaj Fernando Torres. Por, pavarėsisht kėsaj, skuadra e drejtuar nga Marselo Bielsa u rifut nė lojė nė minutėn e 47-tė. Milar goditi bukur dhe topi i devijuar pėrfundoi nė rrjetėn e Kasijas. Por, deri nė fund tė ndeshjes fjalėn e parė e kanė patur spanjollėt, tė cilėt kanė krijuar raste tė shumta.
E megjithatė, 10 minutat e fundit ishin njė teatėr futbolli, pasi dy skuadrat nuk kanė menduar aspak tė sulmojnė, por kanė qėndruar nė gjysmėfushat e tyre duke qarkulluar topin. Pas kėtij takimi, spanjollėt do tė ndeshen me Portugalinė mė 29 qershor, ndėrsa Kili do tė ketė pėrballė Brazilin mė 28 qershor.

Ndėrkohė, nė takimin tjetėr Zvicra nuk mundi tė shkojė mė shumė se njė barazim pa gola ndaj modestėve tė Hondurasit, duke i dhėnė lamtumirėn Kupės sė Botės. Skuadra helvetike kishte nevojė pėr njė fitore 2-0 ndaj amerikano-qendrorėve, por nuk ka arritur tė shėnojė dot asnjė gol. Njė gjė e tillė tregon se Zvicra mbetet njė ekip mbrojtės dhe e ka tė vėshtirė tė luajė kur i duhet tė sulmojė. Ndėrsa Hondurasi u largua me kokėn lart nga ky Botėror, duke mos toleruar asgjė edhe pse i eliminuar.

(burimi: BalkanWeb)