Tregim bindės:

ĒFARĖ BĖN ALLAHU NĖ KĖTĖ MOMENT?



Para shume vjetėve, gjate kohės sė tabi’inėve (gjenerata e muslimanėve pas sahabėve), Bagdadi ishte njė qytet i madh islam. Nė fakt, ishte kryeqendra e Umetit Islam dhe pėr shkak se jetonin njė numėr i madh dijetarėsh, ishte qendra e diturisė islame.
Njė ditė mbreti i Romės e dėrgon njė emisar nė Bagdad pėr t’i sfiduar muslimanėt me tre pyetje. Kur emisari arriti nė qytet, e informoi kalifatin se kishte tre pyetje, me tė cilat do i sfidonte muslimanėt.
Kalifi mblodhi tė gjithė dijetarėt e qytetit dhe e vendosi emisarin e Romės tė ngjitet nė njė podium tė lartė dhe tha:
“Kam ardhur me tre pyetje. Nėse mė pėrgjigjeni, atėherė do ju lė njė pasuri tė madhe qė e kam sjellė nga mbreti i Romės. Pyetjet janė:

-Ēfarė kishte para Allahut?
-Nė cilin drejtim ėshtė Allahu?
-Ēfarė bėn Allahu nė kėtė moment?”

Shumica e asamblesė ishte nė qetėsi.
(A mund tė iu pėrgjigjesh ti kėtyre pyetjeve?)
Nė mes tė kėtyre dijetarėve brilant dhe studentėve qėndronte njė njeri me djalin e tij tė vogėl. “Oh babi im i dashur! Unė do i pėrgjigjem dhe do ia mbyll gojėn” - tha djaloshi.
Kėshtu qė djaloshi i pėshpėriti kalifit qė tė marrė leje pėr t’iu pėrgjigjur nė pyetje, dhe u lejua.
Romaku iu adresua djaloshit musliman dhe e pėrsėriti pyetjen e parė:“Ēfarė kishte para Allahut?“

Djaloshi pyeti: “A di tė numėrosh?”
“Po” - tha njeriu.
“Atėherė, numėro prej dhjetė e mė poshtė!” - tha djali.
Ai filloi: “Dhjetė, nėntė, tetė...” - deri sa arriti nė “njė” dhe nuk numėroi mė.
“Por, ēfarė ndodhet para numrit ‘njė’?” - pyeti djaloshi.
“S’ka mė asgjė para njėshit, kjo ėshtė kaq!“ - tha njeriu.
“Pra, nėse nuk qėndron aritmetikisht asgjė para ‘njėshit’, atėherė si pritni qe tė kėtė diē para “Njė” i Gjithėdijshmi, i Pėrhershmi, i Pari, i Fundit, Shpikėsi, i Padukshmi?”
Tash njeriu nga Roma i befasuar nga pėrgjigja direkt nuk mund tė debatonte mė shumė. Prandaj pyeti:”Mė thuaj nė cilin drejtim ėshtė kthyer Allahu?”

“Me sjell njė qiri dhe ndeze pastaj“ - tha djaloshi. “Dhe mė thuaj nė cilin drejtim ėshtė drejtuar flaka.”
“Por, flaka ėshtė vetėm njė dritė shpėrndahet nė tė katėr anėt, Veri, Jug, Lindje dhe Perėndim. Nuk ėshtė drejtuar vetėm nė njė ane“ - tha njeriu me habi.
Djaloshi tha: “Nėse njė flakė fizikisht shpėrndahet nė tė katėr anėt ashtu qė nuk do tė mund tė mė tregosh se nė cilėn ane ėshtė e drejtuar, atėherė ēfarė pritni nga Nurus semavati vel erd - Allahu Ndriēuesi i Qiejve dhe Tokės? Dritė mbi Dritė, Allahu ėshtė i drejtuar nga tė gjitha anėt nė tė gjitha kohėt.”
Romaku ishte marrėzuar dhe i shtangur qė kėtu ishte njė vocėrrak, i cili i pėrgjigjej pyetjeve tė tij nė atė mėnyrė, sa qė nuk mund tė argumentonte kundėr provave te tij. Kėshtu qė, si i krisur dėshironte tė provonte pyetjen finale. Por, para se ta bėnte, djaloshi tha:
“Prit! Ju jeni ai qė bėni pyetje dhe unė jam ai qė iu pėrgjigjem tė gjitha pyetjeve tua. Do tė jetė e drejtė sikur ju tė zbritnit poshtė, nė vendin ku qėndroj unė, kėshtu qė unė tė jem aty ku jeni ju tash, kėshtu qė pėrgjigjet tė ndihen mirė ashtu si ishin ndier pyetjet e tua.”
Kjo iu duk e arsyeshme romakut, kėshtu qė ai zbriti nga lart dhe djaloshi u ngjit nė podium. Njeriu pėrsėriti pyetjen e tij finale:“Mė thuaj ēfarė bėn Allahu nė kėtė moment?”

Djaloshi me krenari u pėrgjigj:
“Nė kėtė moment, kur Allahu e pa nė kėtė podium tė lartė njė gėnjeshtar dhe pėrqeshės tė Islamit. Ai e bėri tė zbres nga lart poshtė. Dhe atė qė beson nė Njėshmėrinė e Allahut, Ai e ngriti lart dhe e vėrtetoi tė Vėrtetėn. Ai nė ēdo moment ėshtė i angazhuar nė ēėshtje tė reja (falė mėkate, largon brengosje, jep jetė, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tė tjera etj.). (Surja Rrahman, Ajeti 29).
Romaku nuk pat ēfarė te thotė pėrveē se tė largohet dhe tė kthehet nė vendin e tij, i mundur.Nė ndėrkohė, ky vocėrrak u rrit dhe u bė njėri ndėr dijetarėt mė tė famshėm nė Islam.
Allahu i Lartėmadhėruar e shpėrbleu me njė menēuri dhe dituri tė Dinit Islam. Emri i tij ishte Ebu Hanifja (rahmetullahu alejhi - Allahu e mėshiroftė!) i njohur sot si njė dijetar i madh nė Islam.