SADO I VARFĖR QĖ TĖ JESH, JEPI ATIJ QĖ KA MĖ PAK -II-

SHKRUAN: SHEJH ALI TANTAVI



Apo tė pėrmendim rrėfimin e gruas, djali i sė cilės ishte udhėtarė dhe e cila njė ditė u ulė tė haj diēka, para vete kishte vetėm njė copė mish dhe njė tė prerė buke. Njė i varfėr i kėrkoi atė dhe ajo pa hamendje ia dha duke e ndarė nga goja e saj, kurse natėn e kaloi e uritur. Kur djali u kthye i tregoi nėnės sė tij se ēka i kishte ndodhur gjatė udhėtimit: “Gjatė udhėtimit nė rrugė mė takoi luani. Isha vetė dhe fillova tė iki prej tij por ai mė arriti dhe kur mendova se veē mė jam nė gojėn e tij, kur para meje u paraqit njė njeri me tesha tė bardha dhe mė shpėtoi duke mė thėnė: ‘kafshata pėr kafshatė’. Nuk e kuptova se ēka dėshiron tė thotė me kėtė.” Pasi e pyeti ajo se kur ngjau kjo, u kuptua se rasti kishte ndodhur nė momentin kur ajo i kishte dhėnė bukėn tė varfrit dhe kafshatėn e gojės dhe mu pėr kėtė edhe Allahu nxori nga goja e luanit djalin e saj.

Sadakaja largon fatkeqėsitė, Allahu nėpėrmjet saj shėron sėmundjet dhe pėr shkak tė saj Allahu tė shpėton nė rastet e vėshtira. E gjithė kjo ėshtė vėrtetuar, ndėrsa pėr kėtė ekzistojnė edhe transmetime. Ai qė beson qė ky kozmos ka njė Zot qė udhėheq me tė dhe i Cili merr e jep, Ai ėshtė qė shėron e jep shėndet, ky e din se kjo ėshtė e vėrtet, kurse me ateistėt (pabesimtarėt) nuk kemi se ēka bisedojmė pėr kėtė.

Gratė janė mė afėr besimit dhe janė mė sentimentale. Edhe pse gruaja sipas natyrės sė saj, kur bėhet fjalė pėr pasurinė, kursen mė shumė sesa burri, por unė u them grave dhe shpresoj se ky fjalim nuk do tė jetė i kotė, por do tė lenė shenja. Secila nga ju le tė shikoj se ēka mund tė dhurojė nga teshat e saja tė vjetra, apo nga ajo ēka dėshiron ta hedh, apo ēka i ngel nga ushqimi dhe pijet, dhe le tė kėrkojė ndonjė familje tė varfėr pėr tė cilėn dhurata do tė jetė gėzim.

Jini tė mėshirshėm ndaj tregtarėve “qė shkojnė derė mė derė”

Kur tė japėsh diēka mos e jep nė mėnyrė tė vrazhdė apo me dhunė, sepse buzėqeshja gjatė dhėnies (edhe tė njė dinari) ėshtė mė e mirė se euroja qė e jep i mrrolur dhe me mendjemadhėsi. Para disa vjetėsh nė kohėn e ramazanit pashė vajzėn time tė vogėl duke i dhėnė njė rojtari njė pjatė me ushqim, kurse unė i thashė: “Eja vashė, merre pjatėn, lugėn, pirunin, dhe njė gotė tė pastėr me ujė dhe nė kėtė mėnyrė dėrgoja. Ty nuk do tė humbet asgjė, ushqimi ngel i njėjti, por kur i jep vetėm pjatėn dhe bukėn, ti e nėnēmon dhe ndjehet si lypės, ndėrsa kur ia jep pjatėn, me lugė, pirun, me kripė dhe me njė gotė ujė, i tregon respekt dhe ai do tė ndjehet si mysafirė i rėndėsishėm.

Njė formė e sadakasė qė shumė njerėz nuk e praktikojnė ėshtė edhe lehtėsimi i tregtarėve tė pemėve dhe perimeve qė shkojnė derė mė derė. Disa gra bėjnė aq pazarllėk me ta pėr njė gjysmė centi dhe me kėtė sikur dėshirojnė tė tregojnė “aftėsinė” e tyre edhe pse mund tė jenė nga njė familje e pasur, kurse ai tregtari varfėr dhe i gjithė malli i tij qė tėrė ditėn endet nėpėr shtėpi vlen ndoshta dhjetė euro, kurse fitimi i tij mund tė jetė dy apo tri. Oj gra, pasha Zotin, jini tė mėshirshme ndaj tregtarėve tė tillė dhe jepuni aq sa e kėrkojnė, dhe nėse dikush nga ju humb duke dhėnė mė shumė, le ta llogarisė atė si sadaka, sepse ajo ėshtė sadaka mė e mirė se sadakaja qė u jepni lypėsve.

Njė lloj sadakaje ėshtė edhe atėherė kur mėsuesja mendohet kur u kėrkon nxėnėsve tė saj tė blejnė pėrgatitjet sportive, apo materiale tė shtrenjta shkollore, duke kujtuar se mes nxėnėsve ka edhe prej atyre qė prindėrit e tyre fitojnė vetėm pėr kafshatėn e bukės dhe strehimin. Kurse blerja e materialeve tė shtrenjta shkollore, qė ndoshta pėr ne janė gjėra tė imta, pėr dikė kjo do tė thotė shumė. Siē thash kjo ėshtė ēėshtje krahasimi, sepse nėse njė mėsueseje do ti thuhej tė jap njė mijė euro ajo do tė bėrtiste, kurse njė biznesmen i madh do tė thoshte: “Ēka janė njė mijė euro? Asgjė!” Asgjė pėr atė kurse shumė pėr tė, njėjtė ėshtė edhe me pesė apo dhjetė euro; asgjė s’janė pėr mėsuesen, kurse ato janė shumė pėr njė numėr tė konsiderueshėm tė prindėrve.

Thelbi ėshtė: Ai qė dėshiron ta fitojė ndihmėn e Allahut me atė qė ėshtė mė i pasur dhe mė i fortė se ai, le ta ndihmojė atė qė ėshtė mė i varfėr dhe mė i dobėt se ai. Gjithkush nga ne le ta vendos veten nė vend tė tjetrit, le t’i dėshiroj vėllait tė vetė atė qė e dėshiron pėr veten e tij, mirėsitė ruhen, zgjasin dhe shtohen me anė tė falėnderimit, kurse falėnderimi nuk ėshtė vetėm me gjuhė, edhe pse njeriu mund ti merr tespihet dhe tė thotė njė mijė herė Elhamdulilah (falėnderimi i takon Allahut), ndėrsa bėhet koprrac nėse ėshtė i pasur, apo nuk ndihmon nėse ėshtė i njohur, ose bėn padrejtėsi nėse ėshtė udhėheqės, njė njeri i tillė nuk ėshtė falėnderues ndaj Allahut, por ėshtė gėnjeshtarė apo Zoti na ruajt dyfytyrėsh.

Falėnderoni Allahun pėr mirėsitė e Tij me anė tė falėnderimit praktik, dhe bėni mirė ndaj tė tjerėve ashtu siē dėshironi qė Allahu tu bėj mirė juve. Dhe dijeni se atė qė ju tregoj sot ėshtė njė nga kushtet e fitores ndaj armiqve tuaj dhe njė faktor kryesor pėr pėrgatitjen tonė. Kjo ėshtė luftė me anė tė pasurisė, kurse lufta me anė tė pasurisė ėshtė e barabartė me luftėn e armatosur.
________________
Burimi:
www.novihorizonti.ba

Pėrktheu: Arsim Dauti

fund