Receta Gatimi

Mėnyrat pėr tė pasur vetulla tė bukura


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e ardona
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Postime
    351
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14

    Mėnyrat pėr tė pasur vetulla tė bukura

    Mėnyrat pėr tė pasur vetulla tė bukura

    Lamtumire vetullave te holla. Nėse dėshiron tė jesh nė modė, objektivi pėr stinėn e re ėshtė t’i bėsh tė duken tė rritura nė mėnyrė qė tė vizatojnė nė hark natyral. Grimi i vjeshtės frymėzohet nga look-u i divave tė viteve ’60, e para ndėr tė gjitha, Audrey Hepburn. Edhe shumė yje tė Hollivudit qė nga Nicole Kidman tek Penelope Cruz e kanė pėrqafuar fort tendencėn e re. Kanė filluar tė shfaqen me vetulla tė dendura, jo shumė tė harkuara, natyrale nė pamje, edhe pse nė fakt janė shumė tė kuruara. Sepse vetullat tė japin karakter dhe shprehin personalitet. Le tė shohim teknikat pėr tė pasur dy harqe tė dendur dhe perfektė.
    Bėj matjet
    Vetullat e plota nuk do tė thotė vetulla tė egra. Prandaj, mos shpreso tė braktisėsh njėherė e mirė pincetėn: duhet ta pėrdorėsh gjithsesi. Por vetėm pėr tė formuar harkun natyral, jo pėr ta ndryshuar rrėnjėsisht. Para se tė fillosh tė rrallosh vetullat, ėshtė e rėndėsishme tė pėrkufizosh dimensionet, qė duhet tė jenė nė harmoni me tė gjitha tiparet e fytyrės. Pėr tė krijuar pesėn parėsore tė harkut, imagjino njė linjė qė, duke filluar nga flegra e hundės, ngjitet drejt rrėnjės sė hundės. Pėr tė saktėsuar gjatėsinė, linja nga e njėjta pikė nisjes duhet tė shkojė drejt tėmthave, duke prekur bishtin e syrit. Njė mėnyrė e thjeshtė pėr tė bėrė kėtė matje ėshtė tė marrėsh dy lapsa dhe t’i pėrdorėsh si vizore: mbahen tė bashkuar pranė vrimės sė hundės dhe hapen nė qoshe, nė mėnyrė qė tė kalojnė nė pikat e treguara. Pėr tė pėrcaktuar pikėn mė tė lartė tė harkut, shiko drejt dhe imagjino njė vizė, qė gjithmonė nga vrima e hundės, ngjitet derisa takon qerpikun duke pėrshkuar mes pėr mes beben e syrit.
    Provo formėn
    Lėvizja e parė pasi tė kesh bėrė matjet, ėshtė tė maskosh me njė laps tė bardhė ose bezhė, qimet e ērregullta qė duhet tė hiqen. Nė kėtė mėnyrė arrin tė krijosh njė ide pėr rezultatin final. Mund tė bėhen edhe korrigjimet e nevojshme. Harku nuk duhet tė jetė shumė i sforcuar ose i ekzagjeruar, ndryshe humbet ekuilibri i fytyrės. Pėr t’i dhėnė njė pamje tė rregullt vetullave pa i holluar, duhet tė eliminohen tė gjitha qimet qė duken pak tė izoluara, si nėn hark si sipėr tij, nė zonėn drejt tėmthave. Zona e fillimit, pranė hundės, nė fakt duhet lėnė natyrale: hiqen vetėm qimet e rritura pėrgjysmė.
    Pėrdor pincetėn
    Mėnyra mė e mirė pėr tė hequr vetullat ėshtė pėrdorimi i pincetės. Mė mirė ta shmang pėrdorimin e strishave, sepse rrezikon tė dėmtosh formėn e harkut. Dhe mos provo tė heqėsh vetullat para se tė bėsh trukun, sepse lėkura skuqet. Mė mirė lėre pėr nė darkė, para se tė shkosh nė shtrat. Kėshtu lėkura ka kohė pėr t’u rikuperuar. Kur heq vetullat, tendose mirė lėkurėn me gishta dhe hiqe qimen me njė veprim, gjithmonė nė drejtim tė rritjes. Sepse qimet tentojnė tė rriten nė drejtimin nė tė cilin janė shkulur. Dhe nė fund dezinfekto mirė pincetėn me alkool.
    Shto volumin
    Nėse vetullat nuk janė tė dendura nė mėnyrė natyrale, mund tė rregullohen me truk. Pėrdoret njė laps specifik me dy tonalitete mė tė ēelura, duke iu pėrshtatur ngjyrės sė vetullave, dhe nė zonėn ku janė mė tė rralla bėhen vijėzime me laps nė drejtim tė qimeve. Mė pas shumohen me njė furēė. Pėr ta parė mė tė plotė zonėn pranė hundės, pėrdoret njė hijezues pa shkėlqim, qė jep njė efekt plotėsie mė natyral sesa lapsi. Pėr ta shpėrndarė, mund tė pėrdoret njė penel nė mėnyrė tė tėrthortė. Kalo njė vel tė hollė pluhuri edhe nė zonėn ku ke vizatuar, kėshtu truku i lapsit zgjat mė shumė dhe u jep vetullave njė pamje tė sfumuar dhe jo tė vizatuar. Dhe nė fund pėrdor njė xhel specifik, qė ruan rregullsinė e vetullės dhe fikson ngjyrėn.
    Korrigjo defektet
    Vetullat e dendura nuk janė vetėm nė modė. Ato tė ndihmojnė edhe pėr tė zvogėluar disa defekte tė vogla. Falė dendėsisė tė tyre, shkurtojnė njė ballė shumė tė lartė dhe nxjerrin mė nė pah sytė mė formė tė futur. Pėr ta bėrė mė proporcionale njė fytyrė tė gjatė, duhet t’i krehėsh nė mėnyrė qė kulmi i harkut tė spostohet drejt tėmthave dhe duhet tė zgjatet paksa bishti. Nėse fytyra ėshtė e shkurtėr dhe jo me formė tė rregullt, krihet pjesa qendrore drejt lartėsisė pėr tė theksuar harkun dhe shkurtohen ekstremitetet. Nė tė gjitha rastet, pėr tė kompletuar korrigjimin, vendos njė sasi tė bollshme rimeli si nė qerpikėt e sipėrm si nė ata tė poshtmit.

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e Sherri
    Anėtarėsimi
    Jan 2011
    Vendndodhja
    durres
    Postime
    14
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    flm per keshillat....

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Kjo foto me pelqeu


  4. #4
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Personalisht me pelqejne vetullat e trasha,te plota!....

    thjesht nje pastrim i lehte!.....

    vetulla e holle nuk me ka pelqyer kurr!....

  5. #5
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga erinda Lexo postimin
    Personalisht me pelqejne vetullat e trasha,te plota!....

    thjesht nje pastrim i lehte!.....

    vetulla e holle nuk me ka pelqyer kurr!....
    vetulla varet nga syri qe ke ....
    nqs ke sy te madh...dhe vetulla duhet e trash ! ....

    vetullen se heq asnjeher ne parukeri.... gjithnje vet...dhe se prish asnjeher
    mirpo ka nje gje te keqe...qe me mbin shum shpejt ....

  6. #6
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    vetulla varet nga syri qe ke ....
    nqs ke sy te madh...dhe vetulla duhet e trash ! ....

    vetullen se heq asnjeher ne parukeri.... gjithnje vet...dhe se prish asnjeher
    mirpo ka nje gje te keqe...qe me mbin shum shpejt ....
    po deri diku ke te drejt labe....por nuk eshte se i kam sy shume te medhenje!...

    por keshtu e kam gjetur veten me mire....me vetull te trash...dhe mund te them se duket shume bukur...

    hahahahaha...provoje njehere te mos e heqesh vete...mbase te dalin me rrall....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-01-2013, 12:36 AM
  2. Dy menyrat e zbardhjes se dhembeve
    Nga Kliton nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-05-2012, 12:47 PM
  3. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 17-05-2011, 06:04 PM
  4. Dy mėnyrat e zbardhjes sė dhėmbėve....
    Nga EMAUS nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-07-2008, 03:44 PM
  5. Kėshilla pėr t'i pasur buzėt mė tė bukura.
    Nga Altin111 nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 08:22 AM