Gruaja e re erdhi sė bashku me foshnjėn e saj nė ēerdhen mė moderne tė qytetit dhe iu drejtua burrit, i cili nga shkrimi i zbukuruar mbi tavolinė, nėnkuptohej qė ishte drejtor.

- Dėshiroj ta sjell kėtu fėmijėn tim, - tha ajo, - sepse kam dėgjuar se kėtu qenka kujdesi mė shkencor.

- Tė vėrtetėn paske dėgjuar, - tha duke u mburrur drejtori. - Ēdo gjė e jona ashtu ėshtė.

Gruaja e re ndjeu lumturi nga kėto qė dėgjoi.
- Shkenca ėshtė me tė vėrtetė diēka e bukur! - tha dhe duke parė fėmijėn, shtoi, - inshallah e bėn tė urtė kėtė trazovaēe!

Drejtori i hodhi njė sy fėmijės qė lėvizte pa pushim nė krahėt e nėnės dhe e pyeti:

- Vajzė ėshtė, apo jo? Ėshtė rreth moshės 1.5-2 vjeē apo jo?

- Po, po, - u pėrgjigj gruaja. - Ashtu ėshtė. Kėto ditė kėrkon edhe mė tepėr kujdes nga unė. Jam njė njeri aktiv i shoqėrisė, por kėto kohėt e fundit mbeta gjithė ditėn nė shtėpi.

Drejtori nxori ca shkresa pėr t’u firmosur dhe tha:
- Marrėveshjen e firmosim vetėm pėr disa muaj. Nė kėtė mėnyrė bėhet punė shkencore. Pagesa bėhet pėrnjėherėsh dhe e plotė, njėkohėsisht duhet tė plotėsoni kushtet qė shkruhen kėtu.

Gruaja e re lexoi me kujdes letrėn qė i zgjati drejtori dhe u hodh e habitur:

- Nuk ka rėndėsi paraja pėr mua, ju paguaj menjėherė, por nuk e kuptova kėtė rreshtin e fundit.

- Hėė! Po, ajo pikė ėshtė shumė e rėndėsishme, - tha drejtori duke parė marrėveshjen. - Kėrkojmė njė rrobėn tuaj, kjo mund tė jetė njė triko, apo njė pulovėr e juaja.

- Njė pulovėr? - tha gruaja e ēuditur. - Po kjo ē’duhet?!

- Njė rezultat i kėrkimeve shkencore, zonjė! - tha burri me seriozitet. - Me tė e mbulojmė foshnjėn kur fle, sepse i ngjan asaj me krahėt e nėnės…