Kombėtarja kuqezi ka arritur tė shėnojė fitore minimale ndaj Uzbekistanit nė miqėsoren e zhvilluar nė stadiumin “Niko Kovana” tė Durrėsit.
Golin e vetėm tė ndeshjes e shėnoi sulmuesi Hamdi Salihi pas vetėm 14 minutash lojė. Kuqezinjtė dominuan gjatė gjithė ndeshjes, por ishin tė pafat tė gjejnė portėn kundėrshtare mė shumė herė.

Kuzhe doli nė fushė me Armend Dallkun, Lorik Canėn, Debatik Currin dhe Kristi Vangjelin nė mbrojtje, derisa mesfusha mbulohej nga Gjergji Muzaka, Klodian Duro, Ervin Bulku dhe Ansi Agolli.

Hamdi Salihi dhe Erjon Bogdani ishin tė pėrzgjedhurit e trajnerit kroat pėr repartin e sulmit, ndėrsa pika mė e fortė ishte rikthimi nė portė i Arjan Beqaj.

Ndeshja ndaj Uzbekistanit ishte testi i fundit i trajnerit Kuzhe nė prag tė dy ndeshjeve tė para tė vlefshme pėr kualifikimet pėr Euro 2012, asaj tė 3 shtatorit nė udhėtim te Rumania dhe tjetrės mė 7 shtator si nikoqir i Luksemburgut.