Megjithatė, ajo qė ėshtė thėnė se nuk ka gjasa tė bėhet, sipas tė gjitha gjasave do tė realizohet. Barcelona ėshtė e gatshme qė ta ofrojė superyllin Zlatan Ibrahimovic nė njė marrėveshje shkėmbimi me Robinhon e Manchester Cityt.

Sipas Sport, Sandro Rosell ėshtė i gatshėm qė ta nxjerrė Robinhon nga situata e vėshtirė te City, duke e sjellė atė nė Camp Nou. Barcelona nuk ėshtė duke u varur shumė nga Ibra dhe nė mėnyrė qė tė rifitohen 60 milionė eurot e shpenzuara pėr tė njė vit mė pare, pritet tė realizojė njė marrėveshje shkėmbimi, duke parė se asnjė klub nuk do tė ofronte tani aq pėr suedezin.

Ibrahimovic pak ditė mė parė ka thėnė se do tė dėshironte tė luante nė Ligėn Premier, njė prononcim qė ka alarmuar tė interesuarit pėr tė.