Kompjuteri tablet i kompanisė HP me sistem operativ webOS dhe emėr kodues Hurricane del nė shitje gjatė tremujorit tė parė tė vitit tė ardhshėm.
HP planifikon qė tabletin e saj tė parė me webOS ta paraqes nė fillim tė vitit tė ardhshėm, ka konfirmuar zėvendėspresidenti i kompanisė Todd Bradley. Emėrtimi intern i pajisjes ėshtė Hurricane, e tableti ndoshta ėshtė nė zhvillim e sipėr qysh kur Palm ka qenė kompani e pavarur.

Pėr fat tė keq, tė dhėnat tjera dhe dizajni fizik ende nuk ėshtė i njohur, mirėpo pritet qė ai tė ketė procesor tė arkitekturės ARM.

Veē tabletit me webOS, HP ėshtė duke zhvilluar edhe pajisje tė ngjashme me Windows 7 pėr pėrdorues afaristė si dhe lexues tė librave elektronike me sistemin operativ Android.