Manchester United ka pohuar se ka arritur marrėveshje pėr tė angazhuar sulmuesin e Vitoria de Guimaraes, Tiago Manuel Dias Correia, i njohur si Bebe.
Djajtė e Kuq arritėn marrėveshje me klubin pėr vlerėn e transferimit, e cila thuhet tė jetė rreth 7.4 milionė funte, si dhe pėr kushtet personale me lojtarin. Pėr kompletimin e marrėveshjes mbetet qė lojtari gjatė javės t’i kalojė testet mjekėsore dhe tė nėnshkruajė marrėveshjen.

Sir Alex Ferguson ka vendosur ta angazhojė Bebe vetėm pesė javė pasi sulmuesi arriti nė Vitoria Guimaraes, pasi United u pajtua ta paguajė tė gjithė klauzulėn e marrėveshjes sė tij.

“Manchester United ėshtė i kėnaqur tė bėjė tė ditur se ka arritur marrėveshje me klubin nga Portugalia, Vitoria de Guimaraes, pėr tė angazhuar sulmuesin 20-vjeēar, Tiago Manuel Dias Correia (i njohur si ‘Bebe’). Pėr kompletimin e marrėveshjes mbetet qė lojtari t’i kalojė testet mjekėsore mė vonė gjatė javės. Kushtet personale me lojtarin tashmė janė pėrcaktuar”, shkruhet nė faqen zyrtare tė klubit anglez.