Trajneri i ri i Interit, Rafa Benitez, ėshtė duke u pėrgatitur pėr sfidėn e parė konkurruese, Troeun TIM.
Turneu tradicional do tė zhvillohet nė Stadiumin San Nicola tė Barit tė premten nė mbrėmje dhe do tė pėrfshijė ndeshje 45-minutėshe.

“Nuk ėshtė lehtė pėr njė trajner tė pėrgatitet pėr njė turne me kėtė lloj programi. Pėr ne do tė jetė edhe mė vėshtirė pasi lojtarėt ndėrkombėtarė do tė arrijnė vetėm sonte nė mbrėmje pas miqėsoreve me kombėtaret e tyre”.

“Tė tjerėt do tė mbeten nė Milan pėr t’u stėrvitur, pasi caku ynė primar ėshtė tė pėrgatisim ekipin pėr dy Superkupat dhe Serie A. Do tė pėrpiqemi t’ia dalim mirė pėr fansat, qoftė nėse ata janė nė Bari ose duke na shikuar nė televizion”, ka thėnė Benitez.