Tė mėrkurėn janė arrestuar shtatė persona tė dyshuar pėr keqpėrdorimet tė kartelave bankare, dhe pėrfitim tė mbi 150.000 eurove

Tė arrestuarit janė: B. B. (198, L. B. (1990), B. G. (1987), A. A. (1981), F. A. (1987), Xh.H. (1970) dhe F. K., tė gjithė nga rajoni i Prishtinės.

Arrestimet u kryen nga Policia e Kosovės konkretisht Departamenti Special Antikorrupcionit se bashku me Departamentin Kundėr Krimit tė Organizuar, pas njė operacioni me qėllim tė luftimit tė krimit tė organizuar, qė filloi tė hetohet sė paku qe njė vit e gjysmė. Operacioni policor ka qenė i mbėshtetur edhe nga njėsitet speciale operative te PK-sė.

Gjatė kėtij operacioni u bastisėn tetėmbėdhjetė lokacione tė ndryshme nė Rajonin e Prishtinės, me qėllim tė kapjes dhe arrestimit tė personave tė dyshuar dhe mbledhjes sė provave dhe dėshmive qė ndėrlidhen me krim tė organizuar duke keqpėrdorur kartela bankare te falsifikuara-duplifikuara.

Keqpėrdorimet bankare nga personat e dyshuar fillimisht dyshohet tė arrijnė vlerėn nė mbi 150.000 mije euro, me atė qė personat e dėmtuar janė kryesisht shtetas tė huaj.

Gjatė bastisjes sė lokacioneve, janė sekuestruar disa llaptop, kompjuter, TV,USB, CD tė ndryshme, pajisje teknologjike me tė cilat janė prodhuar kartelat bankare tė falsifikuara, njė numėr kartelash bankare tė falsifikuara, pajisje pėr lexim tė kartelave bankare, telefona celular, dy armė gjuetie, katėr revole tė kalibrit tė ndryshėm, njė sasi e vogėl e municionit dhe dokumentacion tjetėr qė identifikon krimin e kryer nga personat e dyshuar.

Personat e arrestuar me urdhėr tė prokurorit janė dėrguar nė qendėr tė mbajtjes, ndėrsa operacioni ėshtė ende nė zhvillim e sipėr dhe priten edhe arrestime te tjera./PCWorLdALbanian 2010