Shperthimi ne Prishtine, behen te njohur emrat e viktimave

Zėdhėnėsi i SHPK-sė, Veton Elshani nuk mohon dhe as nuk pohon ndėrlidhjen e mundshme tė kėtij rasti me vrasjen e ndodhur pak kohe me pare te policit Triumf Riza.

Ora 13:10 Behet i ditur identiteti i viktimave te shperthimit te ndodhur oret e para te mengjesit te sotem ne Bulevardin Bill Klinton, nė lagjen Dardania nė Prishtinė. Ata jane Naim Murati nga Bresalci i Gjilanit dhe Pleurat Sllamniku nga Prishtina.
Drejtori i Klinikės Emergjente, Basri Lenjani thotė se njėri nga viktimat ka ardhur i vdekur nė spital ndėrsa tjetri nuk ka mundur t’i mbijetoje plagėve te marra nė kokė. Nderkaq 3 nga personat e plagosur pas nderhyrjes mjekesore janė vendosur nė Klinikėn e neurologjisė ndėrsa 6 tė tjerė janė lene te lire per te shkuar ne shtėpi.

“Ėshtė gjendje e rėndė shėndetėsore. Ne e bėjmė kategorizimin e lėndimeve tė kokės domethene shkalla e parė ėshtė lėndim i lehtė, shkalla e mesme ėshtė lėndim mesatarisht i rėndė, ndėrsa i lėnduari bėnė pjesė nė grupin e shkallės sė rėndė, me glasgom komė, shkalla 4-6 qė do te thote se pėr ēdo moment mund t’i rrezikohet jeta”sqaron Lenjani pėr sa i takon gjendjes sė tė lėnduarit rėnd.

Nderkaq Zėdhėnėsi i SHPK-sė, Veton Elshani thotė se ende nuk dihet se kush ishte objekt i sulmit dhe me ēfarė mjeti eksploziv ėshtė kryer ai. I pyetur nese kjo ngjarje ka lidhje me vrasjen e policit Triumf Riza, zedhenesi I SHPK nuk jep asnje deklarate.
“Hetuesia e policisė ėshtė duke punuar nė kėtė drejtim, me siguri qė pas marrjes sė deklaratave tė para, pa s punės fillestare nė terren, ne do tė dimė diēka mė shumė” tha Elshani. Sipas tij deri tani janė marre ne pyetje disa persona, por ende nuk ka tė dhėna te cilat do tė mund te orientonin hetimet nė ndonjė pistė tė caktuar.

Shpėrthimin e mbrėmshėm e ka dėnuar fuqishėm Qeveria e Kosovės e cila e ka cilėsuar atė si akt kriminal qė dėmton interesat e Kosovės. “Ky sulm ishte vepėr kriminale qė ndonėse nuk ka lidhje me procesin politik nė Kosovė gjithsesi dėrgon njė mesazh jo tė mirė pėr Kosovėn nė kėtė fazė jashtėzakonisht tė rėndėsishme pėr ardhmėrinė e saj” thuhet nė reagimin e Qeverisė.
Me kėtė rast, kryeministri Ēeku ėshtė shprehur se nuk do tė lejohet qė aktet e tilla tė rrezikojnė stabilitetin e Kosovės. “Do tė luftojmė krimin deri nė fund. Ata qė pėrpiqen tė fshihen nga ligji, herėt a vonė, do tė ballafaqohen me drejtėsinė” ka thėnė kryeministri Ēeku.

Ora 8:10 Nje shperthim ka ndodhur oret e para te mengjesit te sotem ne nje qender tregetare ne Prishtine. Lajmi konfirmohet nga zėdhėnėsi i policisė nė Prishtinė, Veton Elshani. Si pasoje dy persona kane gjetur vdekjen dhe 11 te tjere jane plagosur.
Pas shperthimit policia ka rrethuar zonen dhe eshte duke bashkepunuar me forcat paqeruajtėse tė NATO -s pėr tė pare pėr lėndė tė tjera shpėrthyese nė vendngjarje, edhe pse nuk eshte ende e qarte cfare ka shkaktuar shperthimin.
Incidenti ndodh vetem disa ditė para se udhėheqėsit shqiptarė dhe nje ekip drejtuesish tė lartė serbė tė takohen nė Nju Jork pėr tė diskutuar statusin e Kosovės.

(bbc/balkanweb)