Receta Gatimi

Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 11 prej 11
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!

    Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!



    Nga Armand Maho

    Zėdhėnėsja e qeverisė, Majlinda Bregu, tha dje se interesi i investitorėve tė huaj pėr Shqipėrinė ėshtė rritur, ndėrsa numėroi disa investime strategjikė qė pritet tė realizohen nė tregun e energjitikės, por dhe nė atė bankar dhe tė sigurimeve. “Vendimet e qeverisė, nė kėto dy muajt e fundit, qė kanė tė bėjnė pikėrisht me kėto investime nė Shqipėri, janė mė shumė se totali i tė gjitha investimeve tė kryera gjatė periudhės 1990 – 2006. Kėshilli i Ministrave ka miratuar ndėrtimin e hidrocentralit nė kaskadėn e Devollit, nga kompania e njohur austriake ‘EVN’, njė investim ky qė kushton rreth 1 miliard dollarė.

    Njė tjetėr investim po kaq i rėndėsishėm prej 150 milionė dollarėsh ėshtė dhe rikonstruksioni i TEC-it tė Fierit. Ofertat e ankandit pėr kėtė projekt do tė hapen nė fillim tė muajit shtator. Shumė kompani tė tjera tė mėdha botėrore po tregojnė njė interes tė madh, gjithnjė nė rritje pėr burime tė tjera ujore tė vendit pėr tė investuar pėr njė seri hidrocentalesh nga 1 deri 100 megavat”, - tha Bregu. “Janė paraqitur rreth 120 kėrkesa pėr ndėrtimin e kėtyre hidrocentraleve tė vogla, 28 prej tė cilave kanė kaluar tenderin. Dy javė mė parė, u nėnshkrua kontrata pėr ndėrtimin e linjės 400 kv Tiranė – Podgoricė. Kompania ‘ASG Power’ do tė investojė nė ndėrtimin e njė kompleksi energjitik me gaz natyral tė lėngshėm nė rajonin e Fierit, njė investim qė kap shifrėn prej 300 milionė eurosh. Ndėrsa javėn qė vjen qeveria do tė vendosė pėr njė tjetėr investim tė madh nė fushėn e energjitikės, ndėrtimin e kabėllit nėnujor qė do tė lidhė sistemin e transmetimit tė Shqipėrisė me atė tė Italisė. Njė projekt mė shumė ky qė synon qėllimin final, furnizimin pa limite tė vendit me energji elektrike”, - vijoi mė tej ajo.

    Zėdhėnėsja e qeverisė tha se interes po tregohet dhe pėr kėrkimin, nxjerrjen dhe prodhimin e naftės nė Shqipėri.

    “Nė mbledhjen e fundit tė saj qeveria shqiptare miratoi dy kontrata shumė tė rėndėsishme me kompanitė e mėdha tė naftės “Medoil” dhe “Streamoil & Gaz Limited”, kompani kėto qė iu janė shtuar sė fundi shoqėrive tė tjera qė operojnė sot dhe qė e kanė ndryshuar ndjeshėm prodhimin e naftės nė vend deri ne 500 mijė tonė nė vit.

    Njė tjetėr investim i madh prej 250 milionė eurosh qė nuk mund tė mos pėrfshihet nė kėtė hartė investimesh tė kompanive tė huaja nė Shqipėri, ėshtė edhe fabrika e ēimentos “Antea Cement” nė Fushė-Krujė, punimet pėr tė cilėn kanė filluar tashmė.

    Javėn qė vjen qeveria vendos dhe pėr njė tjetėr investim tė madh tė kėtij lloji, ndėrtimin e fabrikės sė re tė ēimentos nė Fushė-Krujė nga kompania spanjolle "Cementos Aguila sh.p.k." me njė vlerė prej 250 milionė eurosh”, - tha Bregu.

    Sistemi bankar

    “Tregues tė qartė pėr pozicionin solid financiar qė Shqipėria prezanton nė kėto kohė janė dhe investimet e dy bankave tė mėdha qė kanė hyrė tashmė nė rrjetin tonė bankar.

    Banka franceze “Societe Generale” bėhet aksionere kryesore e Bankės Popullore Shqiptare, duke garantuar kėshtu ndikim tė madh nė zhvillimin e mėtejshėm tė sistemit bankar nė Shqipėri.

    Ndėrsa Grupi San Paolo IMI qė ėshtė vlerėsuar maksimalisht nė tregun ndėrkombėtar ka blerė 80 pėr qind tė aksioneve tė Bankės Amerikane tė Shqipėrisė.”

    Tregu i Sigurimeve

    “Investime janė bėrė gjithashtu dhe nė tregun e sigurimeve shoqėrore. Kompania greke “Aspis” ka blerė aksione tė kompanisė sė sigurimeve shoqėrore “Interalbania”. Ndėrsa kompana austriake “Unikas” ka blerė aksionet e “Sigal”. Kėto investime e shumė tė tjera qė janė nė pėrfundim e sipėr ose qė kanė mbėrritur nė fazėn e dorėzimit nėpėr agjenci tė ndryshme pėr shqyrtim, por qė janė bėrė gjithsesi pjesė e kėtij volumi tė madh investimesh nė Shqipėri, kapin shifra prej miliarda eurosh.”

    Gazeta Tema.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!

    Investime te medha priten te behen ne shqiperi! Shyqyr se i doli edhe buka e gojes qeveritareve! (se 20% te investimit e marrin ata)

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!

    Epo keshtu e kane keto pune, vecse uroj te perfitoj edhe dicka populli nga keto.

  4. #4
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!

    Po emaus, si tek rruga Durres - Kukes! Une nuk kam besim fare tek keta pl....!

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!

    cfar einvestimesh ne shqiperi un kom i mikun time eshte superbusnesmen ka nje nga 6 kompanite me te medha dhe me cilesore ne tirane dhe po kerkon te iki nga shqiperia per punen e korrupsionit.

  6. #6
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!

    Poligrafiks! Do te tregoj nje histori te vogel qe shume mund ta dine!

    Takohen ministri yne i transportit me homologun e tij Italian ne Itali! Ky i joni mrekullohet nga vila dhe lluksi ku jetonte Ministri Italjan dhe e pyet: "Ku i ke gjet gjith keto para?"
    Italiani ia kthen: "E shikon ate superstraden aty? Ishte per tu bere me kater korsi per krah dhe une e bera me tre. Nje korsi e futa ne xhep"
    Pas disa kohesh, vjen Ministri Italian ne shtepine e ketij tonit dhe mrekullohet! E pyet: "Po ti ku i gjete gjithe keto para kaq shpejt?"
    Ky i joni ia kthen: "E shikon ate uren gjigante atje tej?"
    "Jo" I thote Italiani
    "Po nuk ke si ta shohesh se e futa te gjithe ne xhep" -thote ky mavria jon!

    Kjo eshte tip barcalete por arrin te dale e vertete deri diku! Besoj se e kupton moralin!

  7. #7
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!

    Sa per te qeshur aq dhe e tmerrshme eshte.

    Nje gje e ngjashme me autostraden ka ndodhur dhe ketu ne greqi.

    Te gjithe njesoj jane.

  8. #8
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!

    Ore te morin se nuk bohet qameti! Po jo 50 milion euro vetem nga investimi per nje rruge! Eshte skandal! Me aq para mund te ndertohen 50 shkolla!

  9. #9
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    34

    Re: Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!

    po 50 milion ata sti marrin as per nje rregullim te shkollave, jo me per ndertim.

    Cfare leku xhiron ne keto tendera nuk e ke iden, te ikin mendja e kokes.

    Cdo qeverri dhe cdo vjet nxjerrin "ide" te reja keta per investime, por te gjtha ven ne vesh te shurdher.

    gjithesesi jetojm me shpres se nje dite...

  10. #10
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!

    edhe ketu ne usa po jo aq haptasi dhe pa turp sic behet atje.

  11. #11
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!

    Po ketu jane te etur more shoku se nuk kon pa ndonjehere miliona euro!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Priten mė shumė sulme nė Facebook
    Nga Design nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-01-2010, 12:01 PM
  2. Kur vjehrrat tė bėhen bashkė
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 04:54 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:52 PM
  4. KE: Pronat, kusht per investime dhe integrim ne Europ
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 10:09 AM
  5. Priten luftime ne Lazarat
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-06-2008, 04:02 PM