Asdreni


Himni i Flamurit



Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
me njė dėshirė e njė qėllim,
tė gjithė atij duk'iu betuar
tė lidhim besėn pėr shpėtim.
Prej lufte veē ai largohet
qė ėshtė lindur tradhėtor,
kush ėshtė burrė, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si njė dėshmor!


Nė dorė armėt do t'i mbajmė,
tė mbrojmė atdheun nė ēdo kėnd,
tė drejtat tona ne si ndajmė;
kėtu armiqėt s'kanė vend.
Se Zoti vetė e tha me gojė
qė kombe shuhen pėrmbi dhe,
po Shqipėria do tė rrojė,
pėr tė, pėr tė, luftojmė ne!



O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtė
tek ti betohemi kėtu,
pė Shqipėrin, atdheun e shtrenjtė,
pėr nder'edhe lavdimn e tu.
Trim, burrė quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bė therror.
Pėrjetė ai do tė kujtohet
mbi dhe, nėn dhe si njė shenjtor!



Asdreni
Dua


Mbi bar dua tė prehem,
tė kėndoj, tė dėfrehem,
tė shoh rreth bagėtinė,
kur hanė dhe pinė;
tė shoh fushat e blerta,
bimėt kur i fryen era,
njėrzit kur punojnė
dhe ēupat kur kėndojnė!

Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat qė venė,
mbi to dua tė jenė;
bilbili t'ia thotė
nėn diellin e ngrohtė.


Dua dhe Shqipėrinė,
se atje kam shtėpinė,
kur rrija nėpėr ferrat
edhe lozja me sheqerrat;
pėr kėtė kam dėshirė
dhe s'dua mė mirė,
atje dua tė shkoj,
sa tė jem e tė rroj!



Asdreni
Sa tė dua Shqipėri

Sa tė dua, o Shqipėri,
sa me mall ndiej e sa dėshirė,
pėr ty gaz e dashuri
mu nė zemėr mė ka mbirė!


Se pėr mua, o Atdhe,
je njė lule aq e vyer,
sa nuk gjendet pėrmbi dhe
shpirtintim pėr tė ushqyer!




I dashur Atdhe

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk tė kam harruar,
se shumė i ėmbėl je.


Kjo zemra mė kėndon
pėr ty, o Shqipėri,
por prapė mė lėngon,
se je nė varfėri.


Tė fala tė dėrgoj,
kėndej ku jam Atdhe,
gjithnjė po tė kujtoj,
se birin tėnd mė ke.