Receta Gatimi

Petro Marko


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e ardona
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Postime
    351
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14

    Petro Marko

    Petro Marko
    APOLOGJIA IME
    (JETES)
    ...Marrezi, turp turp dhe
    mekate
    per jeten e terbuar
    se kur me ndal, o gjenerate,
    qe vuan rruges ndonje nate,
    me merr per te denuar
    dhe, me nje ze qe vret,
    ngahera me pyet:
    -Ku linde, o i ri?
    -O jete, linda ne shkreti!
    -Ku rron dhe ku vete,
    ne c'dhera e ne c'dete?!
    -Cudi! C'kerkon prej meje ti
    dhe si, o jete, pyet,
    kurse ne varferi
    me hodhe kur me gjete
    te lindur nga skelete
    pa drite, pa liri?
    -Njeri!
    Nga vete, as me thua?
    -S'e di! Jo, Nuk e di!
    Po lerme, o jete, c'ke me
    mua?
    -Dua ta di, po dua!
    -Atehere, jete e krisur,
    per mua mos pyet
    se qysh ne n'agim kam nisur
    te shkel si skllav i shkrete
    mbi gjurma shprese drite...
    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
    -O mekatar,
    as faliu ligjes sime,
    bindu i cmendur enderrtar,
    s'jeton me shqetesime!...
    -Mu thell' ne brendesire
    ku ndjenja rron e lire,
    ku dhembja dhemb e prekur
    nga ligja jote e fuqiplote,
    ne gjirin tim si hekur,
    si hekur e celik,
    qello,qello, o me kamxhik;
    pa frik' e pa meshire
    e pa pendim,
    se mu ne thellesire
    te shpirtit, ne nje kend,
    lindi nje shqetesim
    qe celi varrin tend...
    ***

  2. #2
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Tituj e veprave te Petro Marko:
    Hasta la vista (195
    Qyteti i fundit (1960)
    Njė emėr nė katėr rrugė
    "Ara nė mal" - roman
    Nata e Ustikės (1989)
    Shpella e piratėve- roman
    Vepra autobiografike
    "Horizont" - roman
    Fantazma dhe plani 3+4
    Ēuka e shtegtarit
    Njė natė dhe dy agime
    "Stina e armėve" - roman
    "Halimi" - roman
    "Tregime" - tregime
    "Gazetari, mbreti e uria" - - roman
    "Retė dhe gurėt" - 2000
    Ultimatumi - 2002
    Tregime tė zgjedhura - 2003

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    KEMBEVE_Petro MARKO

    Ē'keni, o kėmb', qė kėmba-kėmbės
    po gjurmoni lot e lodhje?
    A s'u ngopėt duke ecur
    nėpėr shtigjet e sė nesmes?
    Ku e shpini n'ato ndodhje
    t'ashpra kurmin qė ka ngecur
    pėrmbi ju o kėrcitharė?
    -Po drejtohemi nė varr!...


    DESHPERIM!_Petro MARKO

    Tėrė brenga bredhėrin
    shpirtkėputur nėpėr rrugė,
    zėr' i tij mė s'psherėtin
    se nė syt' ku dergjet muga
    lot i heshtur, lot i ngrohtė
    rrokulliset me pėrtim
    mes fytyrės djersėftohtė
    duke shkruar: dėshpėrim!...

    VETVETES_Petro MARKO

    Gėlltite dhimbjen me pahir
    nė thellėsinė tėnde!
    Vėrtite brenda pa mėshirė
    dhe qesh si njė ēapkėne!

    Shterroi jeta, s'ka mė lot
    as ėndrra, as pėrralla,
    eja nė vete, dehu sot
    me zemrat e gjalla!......

    TUNGJATJETA SHQIPERI_Petro MARKO

    Tungjatjeta Shqipėri, Nėnė e fisit mirėpritės
    pėr ata qė tė nderojnė.
    Tungjatjeta Shqipėri, Nėnė e fisit kryengritės
    pėr ata qė tė lakmojnė!

    Ti je Besa, bujaria, Nėnė e fisit legjendar
    pėr ata qė tė nderojnė.
    Ti hakmarrja, burrėria, Nėnė e fisit zemėrzjarr
    pėr ata qė tė shkelmojnė!

    Ti o Nėnė, tėrė jetėn sa kujtohet historia,
    theve prangat qė tė hodhi shkelėsi dhe barbaria!
    Fryma jote, jeta jote, zemra jote ėshtė Liria!
    Dhe kur bota ballkanike ra nė zi, nė robėri,
    viset e tua kreshnike nuk i shkeli dot njeri.
    Bijtė e tu sorkadhe mali, rritur erėrash pėr trima,
    suleshin mbi invazorėt, si nė malet vetėtima.

    Ti me shekuj dhe kushtrimin pėr ēlirimin e Ballkanit.
    Ti me gjakun e arbėreshit skuqe jetėn e tiranit,
    shkele ligjet e sulltanit, ngrite zėrin pėr Liri,
    dhe me gaz djemtė tė kėndonin "Tungjatjeta Shqipėri!"

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Dy fjale per Petro Markon
    Nga kuklla nė forum Shkrimtarė Shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2008, 10:38 AM