Studimi mė i fundit i Institutit tė Shėndetit Publik ka treguar se fėmijėt qė qėndrojnė gjatė para televizionit mund tė kthehen nė obezė dhe kjo pasi nuk kanė njė aktivitet fizik dhe lėvizje ashtu si fėmijėt e tjerė tė cilėt dalin jashtė pėr tė luajtur. Por njė studim tjetėr i ISHP-sė ka treguar se rreth 16 pėr qind e fėmijėve nga 8 deri nė 10 vjeē janė mbi peshė.
Nė studim janė marrė nė pyetje mbi 4 mijė fėmijė nė tė gjitha shkollat e vendit. "Janė rreth 16 pėr qind e fėmijėve kanė tendencėn qė tė konsumojnė produkte tė tilla si hamburger apo sanduiēė nė kohėn qė janė nė shkollė. Ndėrkohė qė njė pjesė tjetėr e fėmijėve janė ata qė konsumojnė produkte tė ėmbla siē janė ēokollatat apo biskotat, korosanėt. Por pėrsėri janė edhe ata fėmijė qė konsumojnė produkte tė ambalazhuara tė fabrikuara siē janė patatinat, kokoshkat tė cilėt kanė shumė kalori por jo vlera ushqimore" ėshtė shprehur Jolanda Hyska, specialiste e Institutit tė Shėndetit Publik. Sipas saj, shumė vende tė Evropės 15 pėr qindėshin e quajnė shqetėsuese pasi prevalenca e rritjes mendohet tė jetė shumė e shpejtė. Fėmijėt e shkollave private kanė tendencė pėr tė ngrin ushqimin nė sasira mė tė mėdha se fėmijėt e shkollave publike. Kjo bėn qė numri i fėmijėve tė shėndoshė nė kėto institucione tė jetė mė i lartė. Gjatė viteve tė fundit Organizata Botėrore e Shėndetėsisė e ka quajtur obezitetin si sėmundje tė shekullit ndaj ka kėrkuar qė tė merren edhe masa tė forta pėr parandalimin e tij, sidomos tek tė vegjlit. Obesiteti shkaktohet mė shumė tek ata qė hanė shpejt, se tek ata qė hanė shumė. E ndėrsa tek burrat ky problem rastiset nė 84 pėr qind tė tyre, tek gratė kjo shifėr tejkalohet.
Sa ore e lini femijen tuaj te shikoj TV? Po te luaj Kompjuter?
(burimi BalkanWeb)