Receta Gatimi

Kur duhet tė hyjė fėmija nė shkollė?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Kur duhet tė hyjė fėmija nė shkollė?

    Sot shumė fėmijė hyjnė nė shkollė nė moshėn 6 vjeēare.
    Lidhur me kėtė lindin shumė probleme, tė cilat kėrkojnė trajtim tė veēantė. Nėse fėmija 6 vjeēar futet nė shkollė, mos do tė thotė se ai zhvillohet mė shpejt dhe shkėputet menjėherė nga mosha parashkollore? Mund tė futen tė gjithė fėmijėt 6 vjeē nė shkollė? Tė gjithė psikologėt, tė cilėt punojnė me fėmijėt e moshės 6 vjeēare, arritėn nė pėrfundimin se nxėnėsi 6 vjeēar i klasės sė parė, sipas nivelit tė zhvillimit psikik mbetet nė moshėn parashkollore. Ai ruan veēoritė e tė menduarit qė janė karakteristike nė moshėn parashkollore. Tek ai mbizotėron kujtesa e pavullnetshme (mban mend njė material interesant dhe jo ēfarė duhet mbajtur mend); specifika e vėmendjes ėshtė e tillė qė fėmija ka aftėsi tė punojė nė mėnyrė produktive nė njė lėndė jo mė shumė se 10 minuta. Karakteristikat e personalitetit tė fėmijėve nė moshėn 6 vjeēare krijojnė vėshtirėsi pėr problemet e tė mėsuarit. Motivet njohėse, nė pėrshtatje me detyrat e tė mėsuarit, akoma nuk janė tė qėndrueshme dhe kanė karakter situativ, prandaj, gjatė kohės sė detyrave mėsimore, tek shumica e fėmijėve, motivet njohėse ekzistojnė vetėm nė sajė tė pėrpjekjeve tė mėsuesve. Vlerėsimi i rritur, qė ėshtė karakteristik pėr shumicėn e fėmijėve, ēon nė krijimin e vėshtirėsive pėr kuptimin e kritereve tė vlerėsimit pedagogjik. Ato e konsiderojnė vlerėsimin e punės sė tyre mėsimore si vlerėsim tė personalitetit nė tėrėsi, dhe kur mėsuesja thotė: “Ti nuk e ke bėrė mirė”, kjo tingėllon sikur “Ti je i keq”. Vlerėsimet negative, vėrejtjet dhe qortimet shkaktojnė shqetėsime, gjendje diskomforti, pjesa mė e madhe e nxėnėsve bėhen pasiv, heqin dorė nga puna e filluar ose kanė nevojė pėr ndihmėn e mėsueses. Mungesa e qėndrueshmėrisė sė sjelljes, qė ėshtė nė varėsi tė gjendjeve emocionale tė fėmijėve, ndėrlikon marrėdhėniet me mėsuesin si dhe punėn kolektive. Ėshtė e qartė se fėmijėt e moshės 6 vjeēare paraqesin vėshtirėsi nė procesin e tė mėsuarit dhe ky proces duhet tė zhvillohet, duke marrė parasysh specifikėn e tyre tė zhvillimit. Duke pasur parasysh karakteristikat e zhvillimit tė fėmijėve tė kėsaj moshe, mendojmė se kohėzgjatja e orės sė mėsimit nuk duhet tė jetė 45 minuta, por pesė deri nė dhjetė minuta mė pak (duhet tė ketė pushime mes orėve tė mėsimit, njė volum i pėrshtatshėm i materialit mėsimor, duhet tė kenė sasi mė tė madhe tė orėve tė formimit tė
    pėrgjithshėm (fizkulturė, muzikė, punėdore etj.), kontroll mjekėsor pėr gjendjen shėndetėsore etj. Por, pavarėsisht nga dėshira dhe qėllimi i shumicės sė mėsuesve dhe drejtorive tė shkollave, pėr t’i realizuar kėto parime tė tė mėsuarit, ruhen njė seri problemesh dhe para sė gjithash tė karakterit psikologjik nė mėsim. Studimi kompleks i anėve tė ndryshme tė zhvillimit pėr fėmijėt 6 vjeēar tregon se ata e ndiejnė veten mė tė qetė dhe tė sigurt, nga ana psikologjike, nėse realizohet tė mėsuarit nė grupet pėrgatitore nė kopshtin e fėmijėve, nė krahasim me klasėn e parė tė shkollės. Problemi nuk qėndron vetėm se kushtet e kopshtit janė mė normale pėr fėmijėt e kėsaj moshe, por kjo ndihmon nė procesin e pėrshtatjes ndaj veprimtarisė sė re mėsimore. Shkaku kryesor ėshtė ritmi i jetės nė kopshtin e fėmijėve, mėnyra e komunikimit me tė rriturit dhe qė i pėrgjigjet mė shumė nivelit tė zhvillimit psikik tė fėmijėve tė moshės parashkollore. Nė sajė tė mungesės sė stabilitetit (karakteristikė e moshės) si dhe tė vėshtirėsive tė pėrshtatjes ndaj kushteve tė reja, ai ka nevojė pėr kontakte emocionale tė drejtpėrdrejta, ndėrsa nė kushtet formale tė tė mėsuarit shkollor, kjo nevojė nuk realizohet. Psikologėt sjellin shumė argumente pro dhe kundėr tė mėsuarit nė shkollė tė nxėnėsve 6 vjeēar. Kundėrshtimet mė serioze, pėrsa i pėrket tė mėsuarit nė shkollė, pra, tė kalimit nė njė etapė mė tė lartė zhvillimi, lidhen me mėnyrėn e tė jetuarit tė periudhės paraardhėse, sa janė pjekur kontradiktat e brendshme qė mund tė zgjidhen nėpėrmjet rrugės sė kėtij kalimi. Nėse kėtė
    rrugė e konsiderojnė tė suksesshme (sepse kushtet janė pjekur), atėherė do rrezikojmė formimin e personalitetit tė fėmijės. Shkurtimi i periudhės parashkollore mund ta dėmtojė procesin e zhvillimit tė fėmijėve. Kėshtu, studiues tė ndryshėm propozojnė se nė vend tė organizimit tė tė mėsuarit nė shkollė nga mosha 6 vjeēare, ėshtė mė e dobishme zgjerimi i rrjetit tė grupeve pėrgatitore nė kopshtet e fėmijėve. Kėtu ėshtė mė e pėrshtatshme pėrgatitja e fėmijėve pėr shkollė, pėr faktin se fėmijėt e ndiejnė veten mė mirė, bėjnė jetė mė tė plotė dhe mė tė larmishme, duken mė tė gėzuar dhe tė shėndetshėm, nė krahasim me bashkėmoshatarėt e tyre shkollarė. Pavarėsisht nga vendi ku mėsojnė, mėsuesja duhet tė ketė parasysh karakteristikat e tyre moshore. Kėshtu, p.sh, fėmija 6 vjeēar lodhet shpejt, duke kryer po tė njėjtėn detyrė nė klasė, duhet siguruar kėmbimi i llojeve tė ndryshme tė veprimtarisė. Duke u mbėshtetur nė kėto veēori, mėsimi pėrbėhet nga disa komponentė, tė cilat bashkohen nė njė temė tė pėrgjithshme. Nuk duhet tė jepen detyra tipike pėr tė mėsuarin tradicional shkollor, qė kėrkojnė pėrqendrim tė gjatė mbi tė njėjtėn lėndė, duke kryer njė seri veprimesh monotone etj. Duke qenė se fėmija pėrpiqet t’i mėsojė tė gjitha nė planin konkret – figurativ dhe konkret – veprues, duhet t’i kushtohet hapėsirė mė tė madhe veprimeve praktike me objektet, punės me materialin konkret. Fėmija i moshės 6 vjeēare pėrvetėson mė lehtė programin nė formė loje sesa nė njė situatė standarde tė procesit mėsimor. Prandaj, lind si domosdoshmėri pėrfshirja e vazhdueshme nė mėsim e elementėve tė lojės, aplikimi i lojėrave speciale didaktike dhe zhvilluese. Duhet konstatuar edhe njė moment i rėndėsishėm parimor, nė bazė tė cilit nė moshėn 6 vjeēare ka vėshtirėsi dhe probleme me sjelljen e vullnetshme. Nė moshėn parashkollore sjellja e vullnetshme sapo fillon tė formohet. Natyrisht, fėmija pak kohė mund tė drejtojė sjelljen e tij, duke arritur nė mėnyrė tė vetėdijshme qėllimin e vėnė para vetes, por ai shumė lehtė largohet nga pikėsynimet, duke ndryshuar qėndrimin nga ngacmuesit e papritur, risor dhe interesant. Tek fėmijėt e kėsaj moshe nuk ėshtė i formuar sa duhet mekanizmi i rregullimit tė veprimtarisė, i cili mbėshtetet nė normat dhe rregullat sociale. Aktiviteti i tyre, iniciativa krijuese nuk mund tė shfaqen nė kushtet e kėrkesave tė ashpra, nėse p.sh. fėmijėn e qortojmė, sepse ai nuk vizatoi diellin e verdhė, siē kėrkohej, por tė gjelbėr me rreze (sipas tij dielli i gjelbėr ėshtė mė i bukur), nė vend tė tė kuptuarit do lindin ofendimi, frika nga gabimi pėr herėn tjetėr. Stili autoritativ i komunikimit mė fėmijėt 6 vjeēar jo vetėm ėshtė i padėshirueshėm, por edhe i palejuar. Si pėrfundim, duhet theksuar se tė gjithė fėmijėt 6 vjeēar provojnė vėshtirėsi tė pėrshtatjes. Ata janė tė tendosur jo vetėm fizikisht, por dhe nga ana psikologjike. Tek disa fėmijė shfaqet plogėshtia, tė qarėt, mungesė oreksi dhe pagjumėsi, tė tjerėt karakterizohen nga njė ngacmueshmėri e madhe dhe shpesh janė impulsivė. Tė gjitha kėto provokojnė lodhje, si rezultat i mbingarkesės, kurse lodhja shkakton devijime nė sjellje dhe shfaqjen e tekave.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Kur duhet tė hyjė fėmija nė shkollė?

    Faleminderit per Artikullin


  3. #3
    Abdullah Autorė Maska e abdullah92
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Pc
    Postime
    1,517
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Shume i dobishem. Faleminderit

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Lirentsat ne shkolle !!
    Nga labja nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 27-06-2014, 09:05 PM
  2. Humor ne Shkolle
    Nga ReniX nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-03-2012, 06:32 PM
  3. Lagonda do tė hyjė nė prodhim serik
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2010, 06:45 PM
  4. PS do tė hyjė nė Kuvend pėrpara datės 4 mars
    Nga Erlindi nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2010, 08:12 PM