Njė libėr zbulon origjinėn e shkurtimit qė nisi tė pėrdorej nė SHBA mė mesin e shekullit tė 19. Mes miteve dhe legjendave, ja se nė ē’mėnyrė ato dy shkronja kanė pushtuar botėn
Sa herė nė ditė e pėrdor secili prej jush fjalėn Ok? Me siguri qė nuk mund tė numėrohet. Nuk ka fjalė nė botė me tė cilėn abuzohet kaq shumė. Eh, Ok... edhe dyqind faqe pėr tė treguar historinė e dy shkronjave mund tė duken shumė. Por ajo rrokje qė ka bėrė xhiron e botės, nuk ėshtė ndoshta shpikja mė e madhe amerikane? Allan Metcalf, sekretar i “American Dialect Societ” nuk ka ngurruar tė numėrojė sa herė shfaqet ajo nė internet. Por nė fund arriti nė pėrfundimin se ėshtė njėlloj si tė gjesh gjilpėrėn nė kashtė: pėrdorimi i fjalės Ok ėshtė universal. Dhe tė mendosh se lindi si shaka, ndėrsa ajo qė e shkėputi nga harresa ishte njė fushatė elektorale. Njė histori qė profesori amerikan e ka ndėrtuar me tė gjitha detajet e mundshme nė librin “Ok: The Improbable Story of America's Greatest Word”, qė pritet tė dalė nė libraritė amerikane nė datėn 9 nėntor. Nė fakt, shumė pak nga ne e dinė se babai i kėsaj fjale ėshtė Charles Gordon Greene, qė sigurisht atėherė nuk e mendonte se do tė kishte pasur kaq fat, pėrndryshe do e kishte shkurtuar mė parė. Botuesi i “Boston Morning Post” krijonte vazhdimisht akronime pėr lexuesit e tij: njė gjuhė pėr besnikėt, shumė e ngjashme me atė qė pėrdoret sot nė internet. Zoti Greene shkruante nė artikujt e tij fjalė tė shkurtuara si “NG" (no go), "GC", (gin cocktail) madje edhe "raotflmmfaoiaatkflmm", "rolling around on the floor laughing my motherf ing ass off in an attempt to keep from losing my mind": njė mėnyrė e ēuditshme pėr tė thėnė se nuk i pėlqente shakatė. Gjithēka ishte nė rregull deri nė 23 marsin e vitit 1839, kur nė njė debat me rivalen “Providence Journal” i shpėtoi fjala "o. k." Qė sipas asaj qė ai pati specifikuar do tė thoshte "all correct". Po pėrse me O dhe me K? Shkurtimi, shton Metcalf, nisi tė pėrdorej me mėnyrėn se si shqiptohej. Por sipas asaj qė shkruhet nė libėr, pėr pėrhapjen e kėsaj fjale ka ndikuar shumė edhe njė President. Sipas legjendės, shpikėsi i fjalės Ok mendohet se ka qenė populisti dhe masakruesi i indianėve Andrew Jackson: qė kundėrshtarėt e tij e akuzonin se ishte njė analfabet. Ai e pėrdori i pari kėtė fjalė nė versionin okeh d.m.th nė rregull. Por Presidenti qė i dha popullaritet kėsaj fjale ishte Martin van Buren mė 1840-n nė kėrkim tė mandatit tė dytė. Ai vinte nga Kinderhook, njė vend i vogėl nė Nju Jork. Mbėshtetėsit e tij e quanin OK, Old Kinderhook, qė nė domethėnien e saj kishte edhe kuptimin se ai ishte njeriu i duhur. Ajo ishte njė fushatė elektorale spektakolare. Kjo rrokje u shfaq nė ēdo tabelė dhe pagėzoi edhe shumė klube tė reja qė u krijuan. Pėr disa mendohet se ėshtė e kundėrta e fjalės kicked over (KO). Qė atėherė kjo fjalė u bė mė e pėrdorura, nė fillim mes telegrafistėve pastaj mes telefonistėve. Pėr mė tepėr qė kinemaja dha kontributin e saj duke bėrė qė kjo tė ishte fjala e parė e thėnė nė Hėnė. Interneti dhe mesazhet e shkruara nė celular i dhanė pastaj shtysėn finale. Nė ēdo vend tė botės tani, pėrfshi kėtu edhe Kinėn dhe Japoninė, fjala Ok shkruhet nė ēdo mesazh, e-mail apo faqe interneti. Kudo qė ndodhen dhe pavarėsisht nga janė njerėzit e kėsaj bote tė globalizuar arrijnė tė merren vesh mirė nėse shkruhet Ok. Shumė mendojnė se ėshtė edhe njė term ushtarak i pėrdorur pėr herė tė parė nė Amerikė. Kur trupat ktheheshin nga beteja tregonin pėr numrin e tė vrarėve. Njė ditė u rastisi tė shkruanin 0 Kill (OK) (d.m.th. zero tė vrarė, asnjė i vrarė).

Mė e pėrdorshmja
Tė gjithė sot kur flasim nė telefon, shkruajmė njė e-mail, njė sms apo njė tekst nė “Facebook”, e kemi mė tė lehtė tė pėrdorim fjalėn Ok, nė vend tė nė rregull apo dakord. E ky fenomen ėshtė i globalizuar ashtu si bota ku jetojmė. Pavarėsisht se origjina e fjalės ėshtė amerikane, pėrjashtim nuk bėjnė as kinezėt, japonezėt, iranianėt dhe pakistanezėt. Sipas disa llogaritjeve tė thjeshta, secili prej nesh, nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme apo tė pandėrgjegjshme, e pėrdorim kėtė fjalė mė shumė se 50 herė nė ditė. Mes tė pyeturve, pėrgjigjet janė thuajse njėlloj: pėrdoret se ėshtė mė komode. Ėshtė fjalė e shkurtėr, e bukur dhe shumė eficente. Pėrmes saj kuptohen tė gjithė. Ėshtė fjala qė ka bėrė bashkė botėn, mendojnė studiues tė tjerė.