Receta Gatimi

Dashuria online dhe pasojat negative


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post Dashuria online dhe pasojat negative


    Takimet dashurore nė internet mund tė duken joshėse, por nėse do tė nisėsh eksperimentimin mund tė dėshtosh keq dhe tė tė ulet ndjeshėm edhe besimi dhe vlerėsimi pėr veten.

    Dikur dhe tradicionalisht na ėshtė pėrcjellė si mesazh nga mė tė moēmit dhe mė tė diturit se nė dashuri dhe pėr dashurinė nuk mund dhe nuk duhet qė tė nxitohesh. Nė vitet ’70 kishte shumė kėngė dhe kėngėtarė tė grupeve tė ndryshme qė pėrcollėn pėrmes muzikės sė tyre mesazhin se: Pėr dashurinė e vėrtetė tė duhet qė tė presėsh”. Thelbi ėshtė se dashuria nuk vjen lehtėsisht, edhe pse ndonjėherė vjen atėherė kur nuk e pret.

    Pikėrisht kėto fjalė tė menēura gjejnė zbatim edhe sot dhe veēanėrisht nėse qėllon qė tė jeni nga ata qė nuk lodhen sė kėrkuari shpirtin binjak nė internet nėpėr sajtet e pafund qė ofrojnė partnerė dhe partnere.

    Po t’i keni vėnė re reklamat e sajteve tė tilla shfaqin gjithmonė ēifte tė bukura e tė reja shumė tė kėnaqur dhe me buzėt vesh mė vesh qė tregojnė se sa tė efektshme kanė qenė klikimet e vazhdueshme nė faqet e takimeve. Shpesh fotot kanė edhe fėmijė qė do tė thotė se ēiftet edhe janė martuar dhe trashėguar me fėmijė po aq tė bukur dhe tė lumtur sa vetė prindėrit.

    Disa nga kėto sajte preferojnė qė t’u mėshojnė shifrave tė personave tė ēiftėzuar dhe tė martuar prej tyre. Kėshtu eHarmony, njė shėrbim interneti pėr gjetjen e shpirtit binjak sipas shifrave tė publikuara prej tij bėn tė ditur se ēdo ditė martohen prej lidhjeve me anė tė internetit 236 ēifte. Bėhet fjalė pėr tė dhėna tė vitit 2008.

    Njė tjetėr sajt mblesėrish Mathch.com ka bėrė njė sondazh njė vit mė parė dhe sipas tij doli se 58500 persona kanė gjetur njė partner tė qėndrueshėm nga sajti gjatė njė periudhe 12-mujore dhe madje ka shumė sajte qė ofrojnė njė periudhė maksimale prej 6 muajsh pėr ēiftėzimin e atyre qė kėrkojnė partner. Sigurisht qė pjesa mė e madhe, nė mos tė gjitha kėto sajte janė me pagesė dhe njė biznes shumė fitimprurės pėr ata qė i krijojnė dhe i menaxhojnė.

    Ndėrkohė, abonime falas nė sajte tė tilla ofrohen edhe nga gazeta tė ndryshme si shpėrblime pėr blerjen e gazetės, apo tė revistės pėrkatėse. Pėrse ka kaq interesante vallė pėr kėto sajte? Pyetja ka njė pėrgjigje shumė tė thjeshtė qė ne tė gjithė e dimė: sepse ne tė gjithė duam qė tė na duan dhe tė dashurojmė.

    Por ndėrsa rastet e lidhjeve tė suksesshme dhe afatgjata trumpetohen me tė madhe nga agjencitė dhe madje edhe nga media tė caktuara, shumė mė tė rralla janė pėr shembull lajmet pėr ata qė nuk kanė mundur, edhe pas kėrkimesh tė shumta, qė tė gjejnė njė partner online. Nė kėtė rast bėhet fjalė pėr njė ushtri shumė tė madhe njerėzish tė zhgėnjyer qė pasi kanė kėrkuar dhe klikuar vazhdimisht dhe kanė kontaktuar me shumė subjekte tė mundshme e kanė ndalur kėrkimin tė zhgėnjyer nga mundėsitė “e pamundura” tė kėtyre sajteve. Kėshtu, nėse do tė flasim nė gjuhėn e shifrave 58 500 fatlumėt qė kanė dalė tė ēiftėzuar nga sajti Match.com krahasuar me 286 000 tė pafatėt e zhgėnjyer dhe tė dashuruar, pėrbėjnė njė shifėr tepėr tė vogėl.

    E pavarėsisht kėsaj shifre ideja, ose mė mirė nami i suksesit tė kėtyre sajteve ėshtė shumė i madh dhe njerėzit vazhdojnė qė tė besojnė se ata bėjnė mrekulli me jetėt e tyre, mjafton qė tė kesh durim dhe kėmbėngulje dhe tė mos heqėsh dorė shpesh. Nė fund tė fundit a nuk thotė kėtė edhe tradita? Por ajo ēka nuk dihet, ose mė mirė ajo pėr tė cilėn nuk flitet ėshtė dėmi qė i bėhet stimės qė ka njeriu pėr veten, dhe dėshirės e shpresės pėr tė gjetur partnerin e duhur nga kėto sajte. Kjo sepse ata kanė kėrkuar edhe nė “rezervėn” e fundit dhe kanė hequr dorė me dėshtim dhe ndoshta u ėshtė bėrė njė dėm i pariparueshėm. Njerėzit gjithnjė e mė tepėr po e kuptojnė se cila ėshtė mėnyra ndonjėherė e mirė, por shpesh shkatėrruese me tė cilėn luajnė sajtet e njohjeve online. Thelbi i gjithēkaje janė emocionet, tė cilat janė tė vetmet qė fitojnė ose humbin, por nė rastin e humbjes ēmimi pėr t’u paguar ėshtė i madh.

    Njerėzit qė shkojnė nė sajte tė tilla janė njerėz tė zakonshėm qė shpesh nuk ėshtė se nuk kanė sukses nė gjetjen e partnerėve, por nuk kanė kohė. Janė njerėz qė nuk kanė probleme tė mėdha nė tė shkuarėn dhe tė tashmen e tyre dhe qė mendojnė se do tė gjejnė dikė qė t’i pėrputhet moshės, shkollimit dhe paraqitjes sė jashtme. Janė njerėz qė pikėrisht pėr shkak tė mungesės sė kohės edhe dashurisė duan qė ta gjejnė pėrmes shėrbimeve tė posaēme tė ofruara me pagesė pikėrisht nga sajtet qė arkivojnė dhe kanė shumė tė dhėna dhe persona qė duan tė lidhen me njėri-tjetrin pėr arsye nga mė tė ndryshmet. Dhe kėta persona tė zakonshėm mund tė qėllojė qė kanė edhe pjesė tė jashtėzakonshme tė tyre si bukurinė, zgjuarsinė, apo pasurinė. Tė gjithė kanė zgjedhur internetin me nderimin mė tė madh pėr kėto shėrbime dhe me idenė se do tė gjejnė shpejt dhe pa humbur kohė partnerin e duhur. Tė gjithė ata janė tė joshur nga premtimet e njė romance tė paharrueshme qė do tė zgjasė tėrė jetėn.

    Nė fakt, tė gjithė ne jemi nė kėrkim tė atij, apo asaj qė nuk na ėshtė shfaqur ende dhe kėto sajte tė premtojnė se do tė ta ofrojnė kėtė gjė. Kėrkimi i dashurisė nė fakt ėshtė gjithmonė njė lloj lotarie. Cilat janė nė fakt shanset qė nė kėtė botė tė madhe tė mbushur me njerėz tė takohen pikėrisht dy gjysmat e sė tėrės, pra dy njerėz qė kanė njė pėrputhje totale me njėri-tjetrin? Interneti tė premton se pėrmes mėnyrės sė tij tė pėrllogaritjeve tė gjen njė njeri qė mė sė shumti i shkon pėr shtat modelit tėnd. Dhe nė disa raste edhe mund tė funksionojė, por pėr njė gjė tė tillė duhet durim. Dhe kur durimi ėshtė e vetmja gjė qė tė thuhet edhe pas shumė kohėsh kėrkimi, atėherė ka shumė nga kėrkuesit qė bien nė njė gjendje depresive dhe humbasin konsideratėn pėr veten e tyre.

    Ajo ēka tė bėn pėrshtypje ėshtė se pothuajse tė gjitha karakteristikat janė pozitive dhe flasin pėr njerėz qė kanė shumė cilėsi tė mira dhe janė tė shoqėrueshėm dhe ajo ēka ėshtė paradoksale ėshtė fakti qė kėta njerėz na del se pavarėsisht cilėsive janė tė vetmuar. A e dini qė ekziston njė biznes jashtėzakonisht i madh i ngritur pikėrisht mbi nevojėn e njerėzve pėr tė gjetur gjysmėn tjetėr, sigurisht nga shėrbime pėr tė cilat tė duhet tė paguash para? Kėshtu, veē tė tjerash, pėr tė qenė tė efektshėm nė gjendjen e partnerit online janė botuar dhe shitur me njė sukses tė admirueshėm shumė libra tė cilėt tė kėshillojnė pėr mėnyrėn se si duhet tė hartosh profilin tėnd, pėr tė qenė joshės dhe sa mė i suksesshėm qė nė fazėn e parė tė aplikimeve. Ka njerėz qė janė aq tė fiksuar nė kėto gjėra sa janė shndėrruar nė pėrpirės tė vėrtetė manualesh dhe nė kėrkesa tė suksesit tė madh.

    Por jo rrallė kėta janė edhe ata qė zhgėnjehen mė shumė dhe marrin goditjen mė tė madhe pėr sa i pėrket vetėsigurisė dhe vetėvlerėsimit. Nėse vazhdimisht refuzohesh ose lidhesh me partnerė qė janė nėn nivelin tėnd, pra qė nuk tė falin kėnaqėsi, ndodh qė nis e bindesh se je njeri pa sharm e vlera dhe qė nuk ke asnjė shpresė. Kjo mund tė bllokojė shumė individė dhe t’i ēojė edhe nė dėshpėrim. Por tė rralla janė ato shkrime gazetash, apo ata psikologė qė merren me kėtė aspekt tė tė kėrkuarit tė dashurisė nė internet, apo mė mirė tė pasojave tė dėshtimit nga ky kėrkim.

    Njėri nga shkaqet e kėtyre dėshtimeve tė shumta ėshtė fakti se shpesh pėr tė joshur dikė ne shėnojmė nė profilet tona tė dhėna qė nuk janė tė vėrteta dhe kur kėto pėrplasen me realitetin, pra me personin tjetėr dhe del se kanė qenė tė gėnjeshtėrta goditja ėshtė e madhe. Nė internet synojmė qė t’i zbukurojmė gjėrat dhe kjo mund tė funksionojė pėr sa kohė qė lidhja ėshtė ende virtuale, por nė momentin qė ajo konkretizohet realiteti virtual shkėrmoqet dhe zhbėhet. Kėrkimi i njė partneri online ngjan me kėrkimin pėr njė produkt tė zakonshėm nė internet.

    Kompjuterėt e sajteve tė takimeve bėjnė njė pėrllogaritje tė dhėnash pėr tė gjetur personat me mė shumė shanse dhe pėrputhje pėr tė qenė bashkė. Por shpesh siē ndodh me kompjuterėt qė nuk kanė ndjenja, dhe kur bėhet fjala pėr ndjenja llogaritė nuk hynė nė punė fare. Biznesi i takimeve mbetet thjesht njė biznes nė tė cilin zemra ndihet gjithnjė e mė jashtė dhe e pėrjashtuar. Tė shumtė janė ata qė janė zhgėnjyer dhe janė dėmtuar moralisht, por ka edhe nga ata tė tjerė qė e kanė kuptuar se problemi nuk qėndron tek ata, por te zgjedhja qė ata kanė bėrė pėr tė kėrkuar dhe gjetur dashurinė e jetės sė tyre./yllpress.com

  2. #2
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Hiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii vertet!....Nejse nuk eshte cudi..ndodhin pa dyshim...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 18-05-2013, 10:26 AM
  2. Larja e duarve liron nga mendimet negative
    Nga gjendar nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-03-2013, 10:50 PM
  3. Energjitė negative
    Nga Erinaa nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 05:13 PM
  4. Dashuria online, kujdes nga kurthet
    Nga Erinaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 01:56 PM
  5. Mendimet negative tė sėmurin
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-10-2009, 04:26 PM