U paraqit libri-intervistė i Peter Sevald me Benediktin XVI: “Drita e botės. Papa, Kisha, shenjat e kohėve”

Sipas Radio Vatikanit, sot me 23.11.2010 u paraqit sot paradite nė Sallėn e Shtypit tė Vatikanit, libri “Drita e botės. Papa, Kisha, shenjat e kohėve”. Ėshtė njė bisedė e Atit tė Shenjtė me gazetarin gjerman Peter Sevald, i cili ndenji njė javė me Benediktin XVI nė Kastelgandolfo, gjatė verės, qė sapo kaloi. Vėllimi, i botuar nga Shtėpia Botuese e Vatikanit, do tė dalė nesėr nė tė gjitha libraritė. Ka 280 faqe, nė tė cilat Papa u pėrgjigjet 90 pyetjeve. Po ju ofrojmė njė sintezė tė librit.

Njė libėr-intervistė i thjeshtė dhe i thellė mbi Papėn, Kishėn dhe botėn, qė lexohet me njė frymė.Benedikti XVI flet pėr jetėn e tij tė pėrditshme e vėren me keqardhje, se pas zgjedhjes nė fronin e Shėn Pjetrit, nuk mund tė bėjė mė njė ekskursion tė vogėl, apo njė shėtitje tė thjeshtė nė qytet, por flet edhe pėr temat e mėdha tė aktualitetit tė sotėm. Sot – thotė Papa – duhet tė shpallim sėrish, “me fjalė tė reja”, se “Zoti ėshtė dashuri”. Njerėzimi nuk po e kupton mė se “Gjaku i Krishtit mbi Kryq ėshtė derdhur pėr shėlbimin e mėkateve”, pėr shpėtimin e tė gjithėve. Kjo mėnyrė tė menduari, madhėshtore dhe e vėrtetė, ėshtė tashmė larg nga arsyetimi i njeriut tė sotėm, gjithnjė e mė tepėr i brumosur me atė, qė Papa e quan “ateizmi praktik”, i cili nuk ėshtė i aftė ta ngrejė vėshtrimin pėrmbi horizontin e vet tė ngushtė. Ati i Shenjtė ėshtė i bindur se Kisha ekziston pėr ta shpallur kėtė tė vėrtetė, pavarėsisht nga skandalet qė e plagosin, por qė na tregojnė edhe, se ėshtė pikėrisht Jezusi, ai qė e ka themeluar: “Nėse do tė varej prej njerėzve – vė nė dukje Benedikti XVI – Kisha do tė ishte mbytur qėkur”.
Por ka shumė shenja shprese, lulėzojnė nė Kishė iniciativa, qė nuk lindin nga strukturat, ose burokracia. “Burokracia – vazhdon Papa – ėshtė konsumuar dhe lodhur. Janė iniciativa, qė lindin nga brenda, nga gėzimi i tė rinjve. Krishterimi do tė marrė ndoshta njė pamje tė re, ndoshta edhe njė aspekt kulturor tė ndryshėm”, sepse ka pėrpara dinamika, tė cilave u duhet dhėnė pėrgjigje, e ka nė vetvete njė forcė tė gjallė, qė mund ta ndryshojė botėn. Ėshtė njė forcė e vogėl, sepse, megjithėse katolikėt arrijnė nė njė miliard e 200 milion vetė – shpjegon Papa, duke cituar shėn Agustinin – shumė qė duket se janė brenda, qėndrojnė jashtė, nė njė lloj skicofrenie, mes dy dėshirave: tė bėjnė pjesė nė njė bashkėsi kishtare dhe tė kenė njė mentalitet tė shekullarizuar. Megjithėse, vėren Ati i Shenjtė, ėshtė e vėrtetė edhe e kundėrta: shumė nga ata, qė duket se qėndrojnė jashtė, janė brenda. E nė kėtė kontekst, i sheh me trishtim, ata gazetarė katolikė, qė nė mediat kishtare i bėjnė tė vetat, parrullat e kritikės sė zakonshme kundėr Kishės. Nga ana e tij, Papa nuk ka pushtet pėr tė imponuar asgjė: ėshtė vetėm njė njeri, qė duhet tė dėshmojė tė Kryqėzuarin. E si pėrgjigje ndaj kritikave dhe sulmeve, Benedikti XVI pohon: “Nėse do tė merrja vetėm konsensuse, do tė mė duhej ta pyesja veten nėse jam duke shpallur vėrtet Ungjillin”.
Sot, nėnvizon Papa, rrezikojmė qė toleranca tė luftohet nė emėr tė vetė tolerancės. Po afirmohet njė fe e re, e ashtuquajtura “arsye perėndimore”, qė pretendon tė jetė feja e vetme dhe e vėrtetė, e vlefshme pėr krejt njerėzimin. Njė fe e re, abstrakte dhe tirane, e cila ka njė uri tė tillė pėr lumturi, qė nuk arrin ta shuajė kurrė, duke kaluar ēdo kufi e duke krijuar shkatėrrim nė emėr tė pėrparimit. Kėrcėnohet kėshtu, ekzistenca e vetė njerėzimit. “Pėrparimi – shpjegon Papa – i ka shtuar aftėsitė tona, por jo madhėshtinė e fuqinė morale e njerėzore” e mund tė kthehet kundėr njeriut, siē shihet nga tė dhėnat e shkencės. Duhet ta rivendosim Zotin nė qendėr tė tė gjitha gjėrave, vetėm atėherė gjithēka do tė ndryshojė, thotė Papa.
Nė librin-intervistė tė Peter Sevald flitet pėr shumė tematika. Problemi i shpėrndorimeve seksuale ka qenė i tmerrshėm, pranon Benedikti XVI. Ėshtė harruar frika e Tėnzot, vėren Papa, ėshtė harruar se edhe dėnimi mund tė jetė akt dashurie. Ėshtė koha e pastrimit tė Kishės nga plehrat.
Pėrsa i pėrket Sidės, Ati i Shenjtė pohon me forcė se Kisha bėn shumė mė tepėr se tė tjerėt, u qėndron afėr njerėzve konkretisht, duke u kujdesur pėr tė sėmurėt. E siē ėshtė komentuar edhe gjatė kėtyre ditėve, pėrsėrit se pėrdorimi i prezervativėve nuk e zgjidh problemin. Gjithsesi, nė raste tė veēanta, tė justifikuara nga rreziku i infektimit tė tė tjerėve, prezervativi mund tė pėrdoret, por nuk justifikohet moralisht.
Nė fushėn e moralit seksual, Papa nėnvizon se Kisha duhet tė shprehė nė mėnyrė tė re se seksualiteti ėshtė pozitiv, ėshtė dhuratė e Zotit, pėr t’u jetuar me pėrgjegjėsi, pa shpėrdorime, me bindjen, thotė Ati i Shenjtė, se “sondazhet nuk pėrfaqėsojnė kriterin e vėrtetė e tė drejtė”.
Pėrsa i pėrket abortit, Ati i Shenjtė vė nė dukje se duke u ndėrprerė jetėn fėmijėve, shoqėria i vjedh vetvetes shpresat e saj mė tė mėdha. Kėta fėmijė tė palindur mund tė ishin bėrė gjeni, duke i dhuruar botės gjėra tė reja.
Pastaj, ripohon qėndrimin e Kishės mbi celibatin e meshtarėve, mbi pamundėsinė e shugurimit tė grave pėr meshtar e mbi homoseksualitetin, i cili jo vetėm nuk ėshtė i moralshėm, por nuk pėrkon me shėrbimin meshtarak, thekson Papa.
Pėrsa u pėrket katolikėve tė divorcuar e tė rimartuar, Papa pranon se problemi ėshtė shumė i vėshtirė e se duhet thelluar mė tej. Ripohon se martesa nė kishė ėshtė e pazgjidhshme, por duhet analizuar mė thellė ēėshtja e vlefshmėrisė sė saj, u duhet qėndruar afėr tė divorcuarve, duke i ftuar tė qėndrojnė nė Kishė.
Temė tjetėr ėshtė dialogu me Islamin. Fjalimi i Regensburgut, mė 12 shtator 2005, vėren Benedikti XVI, kishte pėr qėllim tė ishte vetėm njė leksion akademik, por – thotė Ati i Shenjtė – “nuk e kisha kuptuar akoma se fjalimi i njė Pape nuk shihet nga pikpamja akademike, por politike”. Prej tij, u nxorr njė frazė, sė cilės iu dha njė domethėnie politike, qė nuk e kishte. E megjithatė, pranon Papa, ai episod pati efekte pozitive, pasi i dha shtysėn njė dialogu intensiv. Islami duhet tė sqarojė dy ēėshtje, vazhdon Jozef Racinger: marrėdhėniet e tij me dhunėn e me arsyen, si edhe ēėshtjen e sė drejtės pėr tė ndryshuar fe. Kėtė tė fundit, myslimanėt e pranojnė me vėshtirėsi tė mėdha.
Pėrsa i pėrket Papės Piu XII dhe vendimit pėr tė njohur virtytet heroike tė tij, Benedikti XVI pohon se ai ka qenė personalitet, njeri i drejtė, i cili ka shpėtuar shumė e shumė hebrenj. Nuk protestoi publikisht pėr holokaustin dhe e vuajti shumė kėtė vendim, sepse e dinte cilat do tė ishin pasojat.
Rasti i lėfevrianėve e, nė veēanti, i kryeipeshkvit Uiliamson. Papa nuk do ta kishte revokuar shkishėrimin, nėse do ta kishte ditur se Uiliamson mohonte ekzistencėn e dhomave me gaz tė nazistėve. Kemi gabuar duke mos e studiuar mirė ēėshtjen, pranon Ati i Shenjtė, duke vėnė nė dukje gjithsesi, se ka njė masė njerėzish, qė s’presin tjetėr, veēse njė gabim nga ana e Kishės, pėr ta goditur atė sa mundin.
Ekumenzimi. Papa ripohon urgjencėn e impenjimit pėr bashkimin e tė krishterėve, duke vėnė nė dukje dialogun me ortodoksėt, me tė cilėt katolikėt janė mė afėr.
Pėrsa i pėrket Meshės sė Koncilit tė Trentit, nė ritin latin, Benedikti XVI thotė se kur e rivendosi, pati pėr qėllim ta bėnte mė tė pranishme formėn e lashtė tė saj. “Nuk mund tė themi: mė parė gjithēka ishte gabim, ndėrsa tani gjithēka ėshtė e drejtė”. Ndryshimi nė lutjen e sė Premtes sė Madhe u bė, sepse formula e vjetėr krijonte vėrtet probleme me hebrenjtė. Tani, nė lutje nuk kėrkohet drejtpėrdrejt kthimi i hebrenjve nė fenė e krishterė, por pohohet se Krishti ėshtė edhe Shėlbuesi i hebrenjve e jo vetėm i paganėve.
Ati i Shenjtė kujton mė pas doktrinėn katolike pėr pagabueshmėrinė e Papės, duke theksuar se vetėm nė rrethana tė caktuara, kjo ėshtė e vėrtetė, por Papa mund tė ketė opinione personale tė gabuara. Gjithashtu, Benedikti XVI thekson se njė Papė e ka tė drejtė dhe detyrė tė japė dorėheqjen, kur nuk ėshtė mė nė gjendje fizikisht, mendėrisht e shpirtėrisht ta udhėheqė Kishėn.
Jozef Racinger flet edhe pėr tema tė jetės sė pėrditshme, thotė se i pėlqejnė filma si “Don Kamilo e Pepone”, apo seriali mbi Jozefina Bakitėn. Kujton kritikat qė pati, kur vuri kapuēin e kuq tė rrethuar me pellush, me origjinė mesjetare, vėnė pėr herė tė fundit nga Papa Gjoni XXIII. U akuzua se dėshironte tė kthehej nė tė kaluarėn, por “thjesht kisha ftohtė”, shpjegon Benedikti XVI. Papa thotė se nuk jeton nė njė botė artificiale, rrethuar nga hipokritė, por takohet me ipeshkvij e rregulltarė nga e gjithė bota, e edhe me njerėz tė thjeshtė, nėna familjesh e miq. Shumė i shkruajnė: “Ne lutemi pėr ty, mos ki frikė, ne tė duam fort”.
Nė fund, Ati i Shenjtė kujton se Eukaristia ėshtė ngjarja qendrore nė historinė e botės, ėshtė forcė vendimtare e vetėm nga ajo mund tė lindin ndryshime. Prandaj, shenjtorėt, “tė prekur nga Krishti”, janė revolucionarėt e vėrtetė, protagonistėt e revolucioneve tė vėrteta e tė mira. Pyetjes mbi fundin e botės, i pėrgjigjet me ftesėn pėr ta lartuar vėshtrimin drejt amshimit e drejt Gjyqit tė Mbramė, kur e keqja do tė mundet pėrgjithmonė. Zoti na merr seriozisht, pohon Papa, le ta marrim seriozisht edhe ne. Nuk e dimė kur do tė pėrfundojė bota, thekson Benedikti XVI, por Jezusi, me bindje tė patundur, na ka thėnė: do tė kthehem. Zoja na tregon shpesh, atė qė s’arrijmė ta shohim me sytė tanė: “fenė, shpresėn, dashurinė, pendesėn”. Duke pritur fitoren e sė mirės – e mbyll intervistėn Papa – duhet tė kujtojmė gjithnjė se triumfi i Zotit, triumfi i Zojės ėshtė vėrtet i heshtur, por i vėrtetė.