Mendja e ndritur e djaloshit 26-vjeēar Mark Zuckerberg, i cili qė kur ishte fėmijė studionte mekanizmin e breshkave Ninxha, ndėrsa nė adoleshencė ishte gjeni i kompjuterėve, i dha jetė njė tjetėr ideje: asaj tė mesazheve. 500 milionė pėrdoruesit e “Facebook”-ut, domethėnė njė nė 12 banorė mbi tokė, do tė kenė nė dispozicion njė adresė e-maili ([email protected]) qė do t’i mundėsojė ata tė komunikojnė me miqtė vetėm me njė klikim, ashtu siē bėjnė nė chat. Njė gjetje e thjeshtė qė me siguri do tė ketė pasoja mbi mėnyrat qė kemi pėr tė komunikuar. Si ajo qė Mark Zuckerberg dhe shokėt e tij tė kolegjit sollėn kur shpikėn “Facebook”-un, gjatė njė nate pa gjumė pėr shkak tė njė zhgėnjimi dashurie. Ku i dihet nėse edhe kjo shpikje do tė jetė revolucionare pėr kėta djem, qė nė gjashtė vjet kanė bėrė pėr vete gjithė botėn e tashmė janė edhe protagonistėt e filmit “The Social Network” tė David Fincher, qė po korr sukses tė paparė nėpėr kinematė anembanė globit. Por, zoti “Facebook” qėndron gjithmonė i mbyllur nė zyrė (“punoj 16 orė nė ditė”, - thotė), ku punėtorėt lėvizin sa nga njė departament nė tjetrin me patina, shkruajnė formula nė mur, nuk veshin kurrė uniformė dhe i lajnė rrobat nė lavanterinė e ndėrmarrjes. Marku nuk ka kurrė kohė pėr tė bėrė ndonjė bisedė sy mė sy me ndonjėrin, dhe pėr tė dėgjuar mendimet e tij duhet tė presėsh tė shkruajė vetė nė mesazhet e tij nė “Facebook”, nė bisedat e rralla kolektive me median dhe mbi tė gjitha, nė takimet qė zhvillohen nė selinė kaliforniane, me rastin e prezantimit tė ndonjė shpikjeje tė re. Takimi i fundit ndodhi vetėm pak ditė mė parė, me rastin e lanēimit tė “Messages”, nė njė shou televiziv me pjesėmarrjen e Oprah Winfrey, dhe sigurisht tė gjithė Amerikės. Ajo shfaqje e rrallė nė televizor i dha mundėsinė njerėzve tė dėgjonin edhe opinionin e tij pėr filmin e frymėzuar nga historia e tij personale. Fillimisht Zuckerberg kishte thėnė se nuk do tė shkonte kurrė pėr ta parė. Megjithatė, mė vonė ndryshoi mendim: “Pas njė periudhe shumė tė vėshtirė, unė dhe ortakėt e mi shkuam pėr t’u ēlodhur nė kinema. Filmi ėshtė frymėzuar nga historia ime, por aty nuk shfaqej jeta ime, ndaj nuk kam asnjė problem. Nė fund tė fundit, ėshtė vetėm njė prodhim kinematografik”, ėshtė shprehur ai. 26-vjeēari kuqalosh, i lindur nė njė lagje tė vogėl tė Nju Jorkut, djali i njė dentisteje dhe njė psikiatri (ka dy vėllezėr dhe njė motėr qė punon pėr tė) shumė shpejt nga “haker” u bė njė miliarder i fuqishėm. “Pėr fjalėn ‘haker’ shpesh kemi njė kuptim tė madh”, - ka shpjeguar shumė herė Zuckerberg. “Nuk ka lidhje me veprime e jashtėligjshme nė rrjet, por me njė mėnyrė pėr tė shkėmbyer njohjet, pėr tė bėrė diēka mė tė madhe, mė tė mirė dhe mė tė shpejtė se sa njė njeri i vetėm mund tė bėjė. Unė i kam nisur navigimet e mia nė internet shumė shpejt. E quaj veten autodidakt. Nė gjimnaz, nė ‘Phillips Exeter Academy’, bashkė me mikun tim, Adam D’Angelo kemi pėrmirėsuar programin ‘Winamp’, nė mėnyrė qė tė ishte nė gjendje tė krijonte njė pėrpilim nė ‘MP3’ qė tė ndiqte shijet muzikore tė gjithsecilit. Ftuam ‘Aol’ dhe ‘Microsoft’-in qė ta shkarkonte falas. Na thanė qė duhej tė shkonim tė punonim tek ata pėr tė krijuar shpikjen tonė”, - shprehet gjeniu. Pėrkundrazi, Zuckerberg zgjodhi Harvardin. Pikėrisht aty pati njė iluminim, sa tė thjeshtė aq edhe gjenial: “E kuptova qė nė universitet nuk kisha nė kompjuter njė udhėzues me fytyrat dhe historitė e studentėve, ndaj mė kėrkuan qė ta hapja. Pastaj hyra fshehurazi nė sistemin e universitetit dhe krijova njė faqe interneti shumė elementare qė e quajta ‘Facemash’. Kėshtu, nė mėnyrė tė rastėsishme mblodha dhe publikova fotografitė e disa tė diplomuarave dhe i ftova studentėt qė tė zgjidhnin mė tėrheqėsen dhe tė dėrgonin imazhe me fytyrėn e tyre. Brenda katėr orėve pati 450 vizitorė dhe 22 mijė foto tė shkarkuara”. Mė vonė Mark u transferua nė Kaliforni, ku ndante apartamentin me Sean Parker, bashkėthemeluesin e ‘Napster’, njė sajt pėr shkėmbim ‘file’-sh. Shoku i ri e prezantoi me Peter Thiel, themeluesin e ‘PayPal’, i cili e dėgjoi vetėm 15 minuta Zuckerberg, por u bind pėr ta financuar me 500 mijė dollarė. Edhe Bill Gates, ‘babai’ i “Microsoft”, e vuri re menjėherė talentin e Mark, madje e pranon edhe sot se sa tė vlefshme kanė qenė kėshillat e tij. Nė fund tė vitit 2004 pėrdoruesit e “Facebook” ishin rreth 1 milion. Tani janė 500 milionė dhe numri pret qė tė rritet. Kritikat pėr privatėsinė? “Jemi tė bindur se sa mė shumė persona tė jenė tė lidhur mes tyre, aq mė e hapur dhe mė e prekshme do tė jetė bota. Pėr mė tepėr, njė botė e tillė ėshtė edhe mė e mirė. Kohė e fundit kemi thjeshtėzuar sistemet e kontrollit tė informacionit dhe mėnyrėn pėr tė ēaktivizuar aksesin e personave tė padėshirueshėm”, - shprehet Zuckerberg. Me pastrimin e imazhit tė tij (thuhej se ishte njė djalė qė nuk kishte miq dhe ortakė, sepse e quante veten shumė tė suksesshėm), pas dhurimit tė 100 milionė dollarėve pėr njė shkollė publike (“thjesht u frymėzova nga shembulli i gjyshes time, qė ka qenė mėsuese”), Zuckerberg tani ėshtė i angazhuar nė gjuetinė e talenteve tė reja pėr t’i marrė nė skuadrėn e tij tė pėrbėrė nga 600 punėtorė. “Po kėrkojmė mė tė mirėt. Ēdo dy muaj prezantojmė maratonėn e punės, ku njerėzit kanė njė natė nė dispozicion pėr tė pėrfunduar njė projekt. Natėn mund tė krijosh gjėra tė jashtėzakonshme”, - thotė ai. Me “Messages” numri i pėrdoruesve tė “Facebook”-ut pritet tė rritet akoma. Suksesi dhe titulli si miliarderi mė i ri mbi tokė nuk duket se kanė ndryshuar stilin e jetesės sė Zuckerberg. Sipas “Forbes”, pasuria e tij kap shifrėn 6,9 miliardė dollarė. “Jam gjithmonė i njėjti. Po kėrkoj tė eksploroj kufij tė rinj. Po punoj shumė qė ‘Facebook’-u t’i rezistojė kohės. Po marr mėsime pėr tė mėsuar kinezēe dhe dua tė shkoj me pushime nė Kili nė fund tė vitit me tė fejuarėn time, Priscilla Chan. Jetojmė nė njė apartament tė vogėl dhe tė thjeshtė. Nuk mė intereson luksi. Bėj njė jetė normale: shkoj pėr darkė, shoh filma, dal me miqtė”. Risia e vetme ka tė bėjė me stilin e tij. Tani vė kravatė. “Mendova tė ndryshoja pak, por e kam kuptuar qė nuk e mbaj dot. Mė duket sikur mė zė frymėn. Mė mirė kėmishat gri dhe xhinset”, - shprehet Zuckerberg.