Tableti i kompanisė Apple – iPad, ka qenė njė sukses shumė i madh pėr kėtė kompani, ndėrsa tani pritet qė tė lansohet edhe gjenerata e dytė e kėtij tableti, gjė e cila pritet tė ndodh nė muajt e parė tė vitit tė ardhshėm.

Sipas Digitimes, modeli i ri iPad 2 ose iPad HD do tė dal gjatė muajit shkurt tė vitit tė ardhshėm. Mirėpo, ende nuk dihet nėse tableti do tė mbajė ndonjėrin nga emrat e shėnuar mė lart.

Digitimes thotė se sipas Foxconn, kontraktuesit aktual tė cilėt prodhojnė pjesėt e iPad dhe iPhone kanė premtuar se do tė jenė gati me versionin e dytė tė tabletit tė Apple, brenda 100 ditėsh, qė i bie tė jetė fundi i muajit shkurt 2011.

Pėr mė tepėr, thuhet se sasia fillestare e modelit tė ri tė iPad do tė jetė mes 400 dhe 600 mijė copė, ndėrsa sasia e tyre do tė shtohet gjatė muajve tė pranverės, dhe kjo datė pėrputhet me lansimin e versionin tė parė tė kėtij tableti, i cili nė atė kohė e feston njė-vjetorin e ekzistencės.

Pėr modelin e ri thuhet se do tė ketė ndėrfaqe me rezolucion mė tė madh dhe mė kualitativ (pėrflitet pėr Retina Display ose HD Display), i cili do tė mundėsojė shfaqen e video materialeve nė HD, 720p, nė vend tė standardit tė plotė HD nė 1080p. / Telegrafi /