Pas Google dhe Twitter, tani ka ardhur koha qė Facebook tė na tregojė se ēka kanė bėrė pėrdoruesit e saj mė sė shumti, gjatė gjithė vitit qė po e lėmė pas.


Pėr tė kuptuar trendet kryesore, Facebook ka analizuar tė rejat e statusit nga 236 vende tė ndryshme, duke krahasuar shkallėn nė tė cilėn ēdo frazė ka ndodhur nė 2010 nė krahasim me 2009. Rezultatet e mėposhtme janė ato qė kanė pasur rritje si nė pėrqindje ashtu edhe nė sasi.


Termi mė i njohur gjatė gjithė vitit ishte HMU - njė akronim pėr "hit me up", qė do tė thotė “tė lutem mė thirr, ose mė shkruaj SMS” – shkurtesė e cila ėshtė pėrdorur nga shumė pak njerėz nė vitin 2009.

Sipas Facebook, termi u pėrhapur gjerėsisht nė gjysmėn e parė tė 2010, duke arritur nė 80.000 “pėrmendje” nė ditė, deri nė fund tė verės.

Nė shtator, megjithatė, pas pushimeve tė verės, HMU u bė mė shumė njė kėrkesė e fundjavės, e pėrcjellur edhe nga interesimi pėr Kampionatin Botėror tė Futbollit nė Afrikėn e Jugut. / Telegrafi /