Kuriozitete

Njė ekip mjekėsh indianė janė duke u pėrpjekur pėr tė zgjidhur misterin e fshatit Kodinhi, nė Kerala tė Indisė, ku ka 440 binjakė tė lindur nga dy mijė familje.
Ekspertėt e udhėhequr nga dr.Krishnan Sribiju kanė udhėtuar pėr nė fshatin e largėt tropikal, por pa gjetur pėr momentin shpjegimin e bumit tė binjakėve, tė paktėn gjashtė herė mė shumė se mesatarja kombėtare.



Vetėm nė 2008, nė kėtė fshat janė lindur 15 ēifte binjakėsh.
Gjatė pesė viteve tė fundit, janė lindur 60 ēifte binjakėsh, njė shifėr qė rritet nga viti nė vit.

Pėr mė tepėr, konsiderohet se ka njėmospėrputhje nė mes tė regjistrimit tė lindjeve dhe numrit aktual,gje qe con ne idene se numri i binjakeve mund te jete ende me i larte nga ai i raportuari.

Xhakarta, 18 prill. Njė mėsuese indoneziane 40-vjeēare quhet Noorsyaidah, siē duket nga fotoja, nė barkun dhe gjoksin e saj rrit fije metalike.

Fijet metalike deri nė 20 cm tė gjatė, qė rriten nė gjoks, mė pas i bien si flokėt.

Kur ato bien, fillojnė tė rriten pėrsėri nė lėkurė dhe japin dhembje.

Janė fije tė vėrteta prej hekuri, posaēėrisht ēeliku.

Mjekėt e spitalit Sirafuddin nė Indonezi, nuk mund ta shpjegojnė kėtė rast, qė ėshtė i pari i dokumentuar nė botė, duke mos qenė nė gjendje as tė zbulojnė shkaqet e mundshme tė sėmundjes.

Fillimi i kėsaj sėmundje tė ēuditshme pėr gruan indoneziane ka nisur nė vitin 1991 dhe nuk ėshtė gjetur ende njė kurė.

Kirurgėt nė Indonezi ndėrkaq, janė nė pritje tė ndonjė sponsori qė tė paguajė kurimin e saj nė Shtetet e Bashkuara.
Harry Crouther

Njė djalė anglez 11-vjeēar, ėshtė i vetmi person nė botė tė cilit i ėshtė diagnostikuar njė sėmundje e rrallė gjenetike, e cila i shkakton njė plakje 5 herė mė tė shpejtė se njerėzit e moshės sė tij.

Rasti i Harry Crouther, ėshtė i paparė dhe ai tashmė vuan nga njė formė artriti tė avancuar, duke e bėrė tė vuajė nga reumatizma si tė jetė 60 vjeē.

Sindromi i tij ėshtė identifikuar si njė variant i Progerias, njė kusht qė shkakton plakjen e parakohshme.

Forma ekstreme e saj ka shkaktuar atė qė Harry Crouther, ka bėrė njė pėrparim tė moshės sė tij me shpejtėsi tronditėse, aq sa nė moshėn 11-vjeēare ai ngjan sikur ėshtė mbi 50 vjeē.

Qė nga mosha 7-vjeēare ai merr ilaēe katėr herė nė ditė pėr tė luftuar artritin, por lėkura e tij ka filluar tė bėhet si ajo e njerėzve tė njė moshe tė caktuar dhe eshtrat e tij po dobėsohen dhe po prishen.

Prindėrit e tij, Sharon dhe Xhon, thanė se ata janė tė vetėdijshėm se jeta e djalit tė tyre do tė jetė e shkurtėr dhe prandaj pėrpiqen tė gėzojnė atė aq sa munden.
Truri i maces mund kompjuterin 100 me 0

Macja ka mundur kompjuterin 100 me 0 dhe kjo kur bėhet fjalė pėr pėrpunimin e informacionit.

Kėtė lajm e kanė afirmuar vetė studiuesit tė cilėt ishin nga universiteti i Miēigan.

Kėshtu duke u bazuar nė kėtė fakt njė grup kėrkimtarėsh janė duke u pėrpjekur pėr tė ndėrtuar njė gjeneratė tė re tė mikroēipeve e cila do tė bazohet pikėrisht nė familjen e felinėve dhe gjithashtu mund tė jetė njė shtysė pėr ndėrtimin e kompjuterėve nė tė ardhmen.

Qėllimi i kėtij projekti ėshtė ndėrtimi i kompjuterėve ashtu siē ka krijuar vetė natyra trurin e gjallesave.
Piktura e dyshimte e Leninit dhe e Hitlerit

Ėshtė njė pikturė e cila i pėrket vitit 1909 dhe nė pėrmbajtje tė saj ėshtė Hitleri dhe Lenini duke luajtur nė njė lojė shahu.

Tashmė ajo,pėr tė gjithė tė interesuarit, do tė jetė nė njė ankand i cili do tė zhvillohet Shropshire, tė Britanisė sė Madhe.

Kjo pikturė e cila shihni dhe nė foto, ėshtė zbuluar vetėm njė vit mė parė dhe e krijuar nga mėsuesja e artit tė Hitlerit, Emma Lowenstramm.

Sipas shumė personave ėshtė pak e besueshme dhe kjo bazuar nė pikėpamjen historike.

Kėto dyshime lindin pasi nė atė periudhė tė dy liderėt respektivė kanė qenė nė Vjenė dhe gjithashtu nė njė pamje tė saj vihet re se Hitleri ėshtė tepėr i vjetėr ndėrsa Lenini ėshtė me flokė........
ndodh dhe keshtu..?
Pėr tė stimuluar mendjen dhe promovimin e pėrqendrimit, nuk ėshtė vetėm kafeja njė mėnyrė e duhur, por njė studim i ri tregon se njė gjė tė tillė mund ta realizojė edhe meditimi, madje edhe mė mirė se kafeja.

Sipas kėtij studimi, tė menduarit e shkurtėr gjatė pauzės sė punės ju ndihmon tė ēlodheni dhe tė mbroheni nga efektet negative tė mbidozės sė kafeinės.

Bėhet fjalė pėr njė ekip tė studiuesve nė Universitetin e North Carolina nė SHBA, i cili zbuloi se njė meditim i shkurtėr nxit veprimtarinė njohėse, qė nėnkupton se mendimet, arsyetimin, kujtesėn dhe tė punės intelektuale.

Shkencėtarėt e SHBA kanė testuar 63 vullnetarė tė rekrutuar nga nxėnėsit e shkollės tė cilėt iu nėnshtruan testimit tė praktikimit tė meditimit.

Ēfarė studiuesit gjetėn tė habitshme ėshtė fakti se ka pasur rezultate shumė tė mira, pas vetėm katėr ditėsh tė tė menduarit, e cila kurrė nuk ka qenė e testuar me studime tė tjera.

“Ky studim tregon se mendja ėshtė nė fakt shumė e paqėndrueshme dhe ndikohet lehtė, sidomos nga tė menduarit", pohon studiuesi Fadel Zeidan.
Nadia kishte qenė nė njė moēal tė banuar me krokodilė. Pėr pesė ditė rresht ajo zhduket.

Nė njė vend aq tė rrezikshėm, kane humbur shpresėn pothuajse tė gjithė profesionistėt qė ishin nė kėrkim tė saj, duke besuar se zvarranikėt tashmė e kishin vrarė dhe ngrėnė.

Por Nadia,e cila vuan nga njė formė e butė e autizmit, ka arritur tė mbijetojė dhe ėshtė shtruar tani nė spital.

Vajza kishte dalė vetėm pėr njė shėtitje, por pas disa qindra metrash nuk ishte mė nė gjendje pėr tė gjetur rrugėn e shtėpisė.

Biēikleta e saj u gjet nė mes tė pyjeve jo shumė larg kėnetės.
Njė fėmijė qė ka jetuar rreth 2 milionė vjet mė parė mund tė ndihmojė shkencėtarėt tė zbulojnė rrugėn e evoluimit tė njeriut.

Bėhet fjalė pėr njė skelet tė fosilizuar, i cili ėshtė gjetur nė Malapa Sterkfontein tė Afrikės sė Jugut, zonė qė cilėsohet si djepi i njerėzimit nga profesori Lee Berger i Universitetit te Johanseburgut.

Shkencėtarėt janė duke parė tė gjitha detajet e trupit tė tij, pėr tė parė ndryshimet qė ekzistojnė me skeletin e sotėm tė trupit njerėzor.
Njė diamant i rrallė blu ėshtė shitur pėr 6.4 milionė dollarė nė njė ankand tė organizuar nga Sotheby's nė Hong Kong.

Ēmimi nuk e tejkalon rekordin e vendosur nė ankandin e vitit 2009, por sipas ekspertėve, shėnohet gjithsesi njė ndryshim nė treg pėr gurėt e ēmuar, i cili nė dy vitet e fundit i ka ngadalėsuar hapat pėr shkak tė krizės financiare ndėrkombėtare.

Ky gur i ēmuar u ble nga tregtarja Alisa Moussaief, 80-vjeēare nga Londra, e cila ishte e kėnaqur me ēmimin qė e kishte paguar gurin e ēmuar, pėr tė cilin tha se ėshtė mė pak se nė treg.

Diamanti blu i vlerėsuar nga Sotheby mes 4.6-5.8 milion dollarė, ka patur njė ēmim pėr tė cilin organizatorėt e ankandit thanė se e kishin mbajtur qėllimisht tė ulėt.

"Kur kemi vendosur sė bashku ankandin, ne e kemi konsideruar me kujdes faktin se ekonomia atje nuk mund tė jetė shėruar plotėsisht, kėshtu qė ne kemi qenė shumė tė kujdesshėm me vlerėsimin dhe klientėt kanė reaguar shumė mirė", pohojnė ata.
Ishte folur dhe mė parė pėr tė ku ishte bėrė e ditur vendndodhje e cila ishte nė malet Sierra Madre, nė Filipine por, ekzistenca e saj ende nuk ishte zyrtarizuar.