Receta Gatimi

Leter Nenes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Djallėzore Leter Nenes

    Nje nene hyn ne dhomen e se bijes dhe e gjen bosh.

    Mbi krevat nje leter. Duke hapur letren, ajo imagjinon me te keqen …

    « Mama e dashur,

    Me vjen shume keq qe me duhet te te them se kam ikur nga shtepia per te vajtur me djalin qe dua. Ai eshte dashuria e jetes sime. Duhet ta takosh, ai eshte aq i embel me ato tatuazhet, pirsing dhe motorin e tij. Por s'eshte vetem kjo mama e dashur. Jam shtatzene dhe Abdyli thote qe do kemi nje jetese te mrekullueshme ne rulotin e tij ne mes te pyllit. Ai ka qejf te bejme shume kalamaj sebashku, dhe kjo eshte edhe endrra ime. Me ne fund e kam kuptuar se marihuana eshte e mire per shendetin dhe lehteson dhimbjet. Ne do ta kultivojme dhe do u japim edhe miqve tane kur t'u mbarohet heroina apo kokaina, ne menyre qe te mos vuajne. Nderkohe, shpresoj shume qe shkenca te kete gjetur nje kure sheruese per siden ne menyre qe Abdyli te behet me mire. Ta dish, se ai e meriton kete.

    Mos ki merak per mua mama, une jam 13 vjece tashme dhe mund te kujdesem per veten krejtesisht e vetme, dhe ate pak eksperience qe me mungon, Abdyli mund te ma kompensoje me 44 vjetet e tij. Shpresoj te te bej nje vizite se shpejti, keshtu do te njohesh niperit e tu. Por me se pari do shkoj me Abdylin tek prinderit e tij ne rulot ne menyre qe te mund te martohemi. Keshtu do te jete me e lehte per te qe te nxjerre lejeqendrimin.

    Vajza jote qe te do shume.



    PS : Po te shkruaj ca idiotesira mama, jam tek komshijte !

    Doja vetem te te thoja se ne jete ka gjera shume me te keqija se sa lista e notave qe do te gjesh mbi tavoline. Te dua !»


  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Ja pergjigja e babait:

    Ja dhashe letren tende nenes. Pa mbaruar mire letren asaj i ra infarkt dhe e shtruam urgjent ne spital ku mbahet gjalle me ilace. Pasi fola me avokatin e familjes per kete, ai me keshilloi qe te te mohojme si vajze.
    Keshtu vendosem qe ti nuk je me femija yne dhe te kemi hequr nga testamenti. Dhomen tende e zbrazem dhe kemi nderruar celesin e deres. Duhet te gjesh vend tjeter ku te sistemohesh por mos u mundo te perdoresh karten e kreditit pasi e kemi anulluar. As per te na telefonuar mos u mundo pasi e kemi anulluar telefonin tend celular. Tere lodrat e tua bashke me koleksionin e CD dhe te fotografive ja shitem komshiut (atij qe na ke treguar qe te ngul syte tek penxherja kur ti vishesh)
    Te duhet te gjesh pune per te mbajtur veten qe sot e tutje....
    Se fundi, uroj te jesh e lumtur ne kete jeten tende te re.

    Ish babai yt.

    PS: E dashur, bej shaka! Po shohim televizor me mamin qe eshte per bukuri. Doja thjeshte te te tregoja qe ne kete bote ka gjera shume me te tmerreshme se 8 jave pa dale nga shtepia dhe pa televizor! Ky eshte denimi per notat e ulta qe ke marre dhe per humorin tend pa kripe.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Hahahah sa kam qesh,,,, dhe un ne fillim e mora teper seriozisht

    Super LIKE aty siper!

  4. #4
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    ahahahhahaha edhe un si renix teper serioze me iku mendja thash ca thot kjo pale kur lexova letren e babait ..... hahaha

  5. #5
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Shum e bukur

  6. #6
    i/e rregjistruar 10% Maska e narkoza
    Anėtarėsimi
    Sep 2012
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    28
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    uaaa cfare ke bere moj vajze shume te bukur e ke bere letren dhe per mendimin tim kjo ndodh shpesh me vajzat e sotme

  7. #7
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    haha edhe babai ja paska kthyer mire

    E kam lexuar 1 si kjo me heret por qe behej fjale per 1 studente ama tek notat ishte problemi edhe aty!

    Ehh.. Normal njeriu nuk duhet t`i marre gjerat afer zemres gjithmone! Gjithmone duhet te mendojme qe ka dhe me keq dhe jo vetem kjo, por duhet ta kuptojme qe nuk eshte fundi i botes per 1 gabim cilido qofte ai... Te gjithe gabojme sepse te gjith jemi njerez! Nuk ka njerez perfekt ne bote!! Perfekt eshte vetem ZOTI!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Dashuria e Nėnės
    Nga Mima nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 10:30 AM
  2. Nje leter per ty
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-10-2012, 06:55 PM
  3. Sakrifica e Nenes
    Nga Erdi nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2011, 07:27 PM
  4. LETER...
    Nga girl08 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-01-2011, 07:02 PM
  5. Krahėt e nėnės
    Nga kledii nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 04:04 PM