Nastradini dhe Gomari


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31

    Nastradini dhe Gomari

    Receta Gatimi



    Pa mė nesėret njė fqinjė,
    Q'ish i varfėr e pa linjė,
    Erth e i kėrkoi gomarrė,
    Duke thėnė ca mė parė:

    "Jemi pa buk' e pa ngrėnė,
    Nė mulli drithė kam shpėnė,
    Gjer mė tani ėshtė bluar,
    Po s'kam kafsh', o i uruar."



    Nastradini, pa mejtuar,
    Tha : "Pėr dru e kam dėrguar,
    Ka vaturė qė me natė,
    I varfėri veshgjatė."

    Ajy tha "e kam dėrguar",
    Gomari palli nė quar!
    Fqinja tha : "Pse mė gėnjeni,
    Tė drejtėnė s'ma rrėfeni?

    Ja se ku pėllet gomari,
    Qysh e ka marė druvari!"
    Nastradini tha : "S'kam parė
    Kshu, tė besojnė gomarė!

    Me fjalėn time s'je nginjur,
    Qė jam sot plak e i thinjur,
    Po dėgjon gomarrė c'thotė,
    Q'ėshtė pa mėnt e flet kotė.

    Njeriu qė dėgjon gomarrė,
    S'e ka punėn mbroth e mbarė."
    Kėshtu tha, po tė vėrtetėn
    E thosh gomari, tė shkretėn.


    nga Naim Frasheri

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Nastradini ish qetuar
    Dhe po rrij duke mejtuar;
    Po pėrnjėherė u xgjua,
    Sė shoqes i tha: "O grua,

    Nesėrė jam pėr nė veshtė,
    Se s'kam vatur kėtė vjeshtė,
    Sindėkur vinja qėmoti."
    Plaka tha : "Nė dashtė zoti."


    Nastradini i tha : "Unė
    S'e kėllas zotnė nė punė,
    E shoh vetė punėn time,
    E nuk e vė nėr mundime,

    Qė tė doj' a tė mos dojė,
    Se nukė mė flet me gojė."
    Kėshtu the, o jetėgjatė!
    Papo u ngrite me natė,

    More shportat e gomarė,
    Po s'tė vate udha mbarė!
    Pėr rrush del njeriu i mjerė
    E sjell shkarpa shumė herė.

    Gjithė bota po punonin
    E udhėtė po ndrejtonin.
    Nastradinė kur e panė,
    E zun' e mė nuk e lanė:

    Gjithė ditėn gur' i gjori
    Mbajti edhe pagė s'mori.
    I kėputur, i drobitur,
    I lodhur, i kahėnitur,

    Natėn nė t'errėt u kthye,
    Me pluhurė mbi qyrdye!
    Erth mė der' e trokėlliti,
    E shoqja nga shkalla xbriti,

    Tha : "Kush ėsht' aty mė derė?"
    Pa tha Nastradin' i mjerė:
    "Nė dashtė zoti, jam unė,
    Qė vajta e s'bėra dot punė!"

    Naim Frasheri

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shqiperia, Gomari dhe Samari - Problemi i Autostradave!
    Nga Al Capone nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2012, 07:04 PM
  2. Gomari kandidat pėr kryetar komune
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-10-2011, 10:10 AM
  3. Gomari i palodhshem!
    Nga ReniX nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-03-2008, 09:46 PM

Etiketat pėr kėtė Temė