PS3 ul cmimet ne SHBA

Njekohesisht me lancimin e shumepritur ne Ameriken e Veriut te PS3 prej 40GB, javen e kaluar “Sony” ka ulur cmimet e modelit te ri prej 80GB, qe kalon nga 599 ne 499 dollare. Duhet kujtuar se ky version i PS3-shit nuk ka mberritur kurre ne Evrope dhe ulja e cmimit shkon vetem per konsumatoret pertej Atlantikut. PS3-shi prej 40 GB do te futet ne Amerike me date 2 nentor, me cmimin 399 dollare dhe, si ajo evropiane (qe kushton 399 euro), do te mungojne disa karakteristika ne krahasim me modelin top te serise, nder to do te mungoje edhe kompatibiliteti me lojerat per “PlayStation 2”. Se bashku me versionin e ri, “Sony” ofron ne cmim edhe filmin “Spider man 3” ne format Blue Ray.

Ulja e cmimit te kompjuterit prej 80GB mberrin ne prag te festimeve te fundvitit, periudhe gjate se ciles “Sony”, fale edhe nje portofoli me te majme lojerash, synon te rikuperoje boshllekun qe ka grumbulluar deri ketu ndaj konkurrenteve te saj te perhershme, Microsoft dhe Nintendo. Nje detyre qe mund te jete me e veshtire sec eshte menduar: Wii eshte duke vazhduar rrugen e tij pa pasur ndonje renie te dukshme, dhe shitjet e Xbox-it 360 sapo kane regjistruar nje pike pozitive, fale edhe daljes se fundit te lojes “Halo 3”.

Duhet shtuar qe, qe nga prezantimi i PS3 deri me sot, zgjedhjet komerciale te “Sony” kane diskriminuar ne mese nje rast konsumatoret evropiane. Zgjedhja e fundit e shumeperfolur, ka qene vendimi qe te shese ne Kontinentin e Vjeter vetem modelin me 40 GB memorie, duke e ndaluar shitjen e atij me 60 GB. Sot, ky i fundit shitet me nje cmim te barabarte me ate te cilin ne SHBA, mund te marresh ne shtepi kompjuterin prej 80 GB se bashku me emulatorin per PS2.