Agjencia e modės Gecjan Fashion Group dhe Radiotelevizioni 21 sėrish do tė sjellin “Javėn e modės nė Kosovė” pėrmes njė transmetimi maratonik nė RTV 21. Modernja, tradicionalja, shija, stili, tė gjitha tė gėrshetuara bashkė nė vetėm njė eveniment- “Kosova Fashion Week 2011”.
Karakteristikė e kėtij evenimenti tė modės ėshtė blerja nė sallė e kreacioneve tė kreatorėve nga gjitha trojet shqiptare qė prezantohen, si dhe blerja me porosi pėrmes telefonit pėr audiencėn, tė cilėt kėtė eveniment do ta shohin pėr pesė net me radhė nė televizion.
Ky prezantim ua bėn tė mundur tė gjitha femrave shqiptare qė duke u ulur pranė televizionit dhe duke ndjekur Javėn e modės t’i zgjedhin nga shtėpia e tyre veshjet qė u pėlqejnė pėr rastet e tyre speciale.
Aplikimet zyrtare pėr pjesėmarrjen nė Javėn e Modės do tė fillojnė me 25 janar dhe do tė zgjasin deri mė 25 shkurt. Tė drejtė aplikimi kanė tė gjitha Shtėpitė e modės, kreatorėt (stilistėt), grupet e kreatorėve, shkollat e modės, sallonet e bukurisė dhe butiqet ekskluzive.
Java e modės do tė realizohet nė muajin mars, ku do tė prezantohen 15 stilistė nga tė gjitha trojet shqiptare. Gjithashtu do tė jenė 40 modele profesioniste qė do tė zgjidhen paraprakisht pėrmes audicionit. Ato do tė prezantojnė mė mėnyrė tė denjė kreacionet e kreatorėve pjesėmarrės.