Receta Gatimi

Ndahet nga jeta Sulejman Pitarka


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Ndahet nga jeta Sulejman Pitarka

    Ndahet nga jeta Sulejman Pitarka



    Aktori i portreteve tė paharruara nė teatrin e kinematografinė shqiptare
    Aktori me zėrin dramatik dhe herė-herė imponues

    Ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 83-vjeēare Sulejman Pitarka, njė ndėr aktorėt mė tė suksesshėm tė teatrit dhe kinematografisė. Protagonist i mbi 70 roleve nė teatėr dhe rreth 20 roleve nė kinematografi. Ai kujtohet nga publiku pėr secilin nga kėto role, tė vlerėsuara nga kritikėt si mjaft realiste. Nė historinė e dramaturgjisė shqiptare Sulejman Pitarka zė njė vend tė spikatur si dramaturg dhe pedagog i aktrimit i shkollės shqiptare pranė Akademisė sė Arteve.

    Tė gjitha rolet e Sulejman Pitarkės janė vlerėsuar nga kritika shqiptare si portrete origjinale, qė aktori i krijoi me zėrin dramatik, herė-herė imponues nė skenė.

    Kėto karakteristika i dhanė njė sinqeritet gati tė rrallė skenik Sulejman Pitarkės, aq sa rreth 20 vjet mė parė, njė nga admiruesit e tij i shkruante njė letėr shumė domethėnėse, ku nė pak rreshta pėrmblidhte ēdo vlerėsim: "Ju mė pėlqeni", i shkruante ai Pitarkės. "Mė pėlqeni, sepse mė duket se mė gėnjeni me lezet".


    Ai filloi punė nė majin e largėt 1951, kur u emėrua aktor profesionist nė Teatrin Kombėtar, ndėrsa mė pas Sulejman Pitarka, fitues i disa ēmimeve nė teatėr dhe kinematografi, mes tyre ēmimin pėr Karrierėn si edhe Medaljen "Mjeshtėr i Madh i Punės", ka manifestuar fuqi artistike pėr t'u ngjitur nė skenė edhe pasi i kishte kaluar tė tetėdhjetat.


    I lindur mė 2 Shkurt tė vitit 1924 nė Dibrėn e Madhe, Sulejman Pitarka i braktisi shumė shpejt studimet, pėr t'i ardhur nė ndihmė tė atit, pasi varfėria e skajshme e familjes nuk mund tė pėrballohej vetėm nga ai. Prej vendlindjes, vendoset nė qytetin portual tė Durrėsit, ku fillimisht detyrohet tė punojė si hamall, jo vetėm nė port, por edhe nė kriporet e Kavajės.

    Shumė shpejt, Pitarka fillon punėn si ndihmėsllogaritar nė njė firmė tė njohur italiane dhe mė pas nė Bankėn e Durrėsit, por, pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ai i braktis financat pėr t'iu pėrkushtuar teatrit. Pas vitit 1945 ai interpretoi nė teatrin amator tė Durrėsit role nė dramat "Ishulli i paqes", "Invadimi", etj.

    Me ndihmėn e aktorit tė madh shqiptar, Mihal Popi, nė 1951 bėhet pjesė e Trupės sė Teatrit Popullor. Kanė mbetur tė paharruara pėr spektatorėt kryeqytetas rolet e realizuara prej tij nė skenėn e kėtij teatri nė dramat "Trimi i mirė me shokė shumė", "Syleshi", ''Orėt e Kremlinit", "Familja e peshkatarit", "7 shalianėt", "Vajza nga fshati", "Doktor Aleksi", "Epoka para gjyqit", etj.


    Ēuditėrisht, Pitarka ka luajtur role dytėsore deri nė vitin 1964, ndėrsa nė vitin 1956, i frymėzuar nga kujtimet e fėmijėrisė dhe nga pėrvoja e vėshtirė jetėsore, shkruan njė dramė tė spikatur tė dramaturgjisė shqiptare: "Familja e peshkatarit", tė cilėn e pason me vepra tė tjera.
    Kėsaj kohe i pėrkasin disa nga rolet e tij mė tė paharrueshme nė teatėr, si nė pjesėt "Halili dhe Hajria", "Borgjezi fisnik", "Epoka para gjyqit", "Vajza me flokė tė thinjura", "Prefekti", "Karavidhet", "Arturo Ui", "Njė nuse pėr Stasin", etj.


    Pas suksesit nė filmin "Debatik", Sulejman Pitarka do tė siguronte njė karrierė tė pasur edhe nė kinematografi. Nė fakt, ai e filloi me filmin "Furtuna" dhe pas "Debatikut" interpretoi edhe nė "Horizonte tė hapura", "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Gjeneral Gramafoni", "Pas gjurmėve", etj. Roli i tij mė i spikatur ėshtė ai i Zheleznovit, komandantit rus, nė filmin "Ballė pėr Ballė". Ky film ka marrė pjesė nė Festivalin e Filmit nė vitin 1981 dhe ėshtė shpallur fitues i kėtij edicioni.
    Tė tjerė filma ku ai ka interpretuar janė: "Tinguj lufte" (1976), "Guna pėrmbi tela" (1977), "Rrethimi i vogėl" (1986), "Vdekja e burrit" nė vitin 1989, etj.


    Shumė studentė tė tij, sot aktorė tė njohur, thonė se pasaporta e krenarisė sė tyre ėshtė kur shprehen se kemi qenė studentė tė Prof. Sulejman Pitarkės, aktori i madh, i cili pas njėzet vjetėsh shkėputje, nė vitin 2005, u ngjit me shumė sukses nė skenėn e Teatrit Kombėtar, me interpretimin e shkėlqyer nė dramėn "Pjata e drunjtė". Pėr Sulejman Pitarkėn zėnė ndoshta mė shumė vend fjalėt e njė filozofi, i cili thotė ,"vlerat e njė kombi nuk varen nga madhėshtia e personaliteteve tė tij, por nga vlerėsimi qė populli u bėn kėtyre personaliteteve".ATSH.

    Nė teatėr

    "Ishulli i paqes"(1945)
    "Trimi i mirė me shokė shumė"
    "Syleshi"
    “Orėt e Kremlinit"
    "Familja e peshkatarit"
    "7 shalianėt"
    "Vajza nga fshati"
    "Doktor Aleksi"
    "Halili dhe Hajria"
    "Borgjezi fisnik"
    "Epoka para gjyqit"
    "Vajza me flokė tė thinjura"
    "Prefekti"
    "Karavidhet"
    "Arturo Ui"
    "Njė nuse pėr Stasin"
    "Pjata e drunjtė"(2005) etj


    Filmat

    "Debatik" (1961)
    "Furtuna"
    "Horizonte tė hapura"
    "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur"
    "Gjeneral Gramafoni"
    "Pas gjurmėve",
    "Ballė pėr Ballė"
    "Tinguj lufte"
    "Guna pėrmbi tela"
    "Rrethimi i vogėl"
    "Vdekja e burrit"(1989) etj


    Pėr Sulejman Pitarkėn zėnė mė shumė vend fjalėt: "Vlerat e njė kombi nuk varen nga madhėshtia e personaliteteve tė tij, por nga vlerėsimi qė populli u bėn kėtyre.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    17

    Re: Ndahet nga jeta Sulejman Pitarka

    eh po zhduken kolosat e artit shqiptar. NDERIMET E MIA PER AKTORIN E MADH, I PAHARRUAR QOFTE.

  3. #3
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Ndahet nga jeta Sulejman Pitarka

    Nderim per personalitetin e artit Shqiptar "Sulejman Pitarka"

  4. #4
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Ndahet nga jeta Sulejman Pitarka

    Filmi "Balle per balle" 1979
    Regjizor: Kujtim Cashku, Piro Milkani
    Interpretojne: Bujar Lako, Sulejman Pitarka, Mevlan Shanaj, Timo Flloko, Kadri Roshi, Arben Imami, Thimi Filipi, Agim Shuke, Rajmonda Bulku, Katerina Biga etj.



+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Cfar do benit nese i/e dashuri/a ndahet nga ju!!!
    Nga Altin111 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 09-08-2012, 09:46 PM
  2. Tuna ndahet nga Rilindi, ėshtė biseksuale
    Nga Erinaa nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2011, 02:45 PM
  3. Ndahet nga bashkėshorti pėr shkak tė TV-sė
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 07:35 PM
  4. Ndahet nga gruaja duke derguar SMS
    Nga EMAUS nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 09:22 AM
  5. Nigeriani me 86 gra do te ndahet me 82 prej tyre.
    Nga EMAUS nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-09-2008, 08:31 AM