Shume prej anetavere kane kerkuar nje program per monitorimin e bandes se rrjetit te tyre. Dhe pse ne forum mund te gjeni disa prej ketyre programeve, sot dua tiu tregoj kete program mjaft efikas per monitorimin e rrjetit.

NetWorx - eshte nje program falas dhe mjaft i thjeshte per monitorimin e bandes. Dhe nese perdorni 1, 2 apo me shume kompjutera, NetWorx eshte i afte te sinkronizoj te dhenat e rrjetit tuaj.


Hapi i pare eshte shkarkimi dhe instalimi si gjithe programet e tjera. Me pas duhet te vazhdoni me konfigurimin e programit. Zgjidhni rrjetin qe doni te monitoroni. Nese zgjidhni All Connections, nga lista qe ju del, dote mund te monitoroni gjithe fluksin e te dhenave ne kompjuterin tuaj. Por me mire do te ishte te zgjidhnit rrjetin qe vertet doni te monitoroni.


Shkarko: NetWorx setup ose portabel vetem 1.5Mb dhe punon per te gjithe versionet e Windows 32-bit apo 64-bit.