LG dhe YouTube po sjellin njė epokė tė rė tė pėrvojės sė vėrtetė 3D tė lėvizshme


Tiranė, 18 shkurt 2011 – LG Electronics (LG) dhe YouTube po ndėrmarrin njė hap madhor tė mėtejshėm duke lajmėruar sot njė partneritet pėr tė sjellė njė pėrvojė unike tė celularit 3D pėr pėrdoruesit. Smartphone-t e ardhshėm premium tė LG-sė tė fuqizuar me Android do t’u lejojnė pėrdoruesve jo vetėm tė fiksojnė dhe shohin video 3D pa syze, por edhe t’i ngarkojnė dhe ndajnė ato menjėherė me tė tjerėt nėpėrmjet YouTube.

“Celulari Optimus 3D ėshtė smartphone-i mė i ri pararojė i LG-sė. Ėshtė pėrgjigja jonė pėr dy nga pikat e dobėta tė pėrvojės sė tanishme 3D-lėvizshmėrisė sė kufizuar dhe syzeve speciale. Pėr mė tepėr, partneriteti ynė me YouTube do tė sigurojė qė klientėt tanė tė gjenerojnė lehtėsisht dhe aksesojnė pėrmbajtje tė gjerė 3D,” tha Dr. Jong-seok Park, President dhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisė LG Electronics Mobile Communications.

Partneriteti i ri ėshtė pjesė e njė pėrpjekjeje mė tė gjerė nė zbavitjen 3D nga LG dhe komuniteti mė i madh nė botė i videove online. YouTube dhe LG kanė bashkėpunuar pėr tė mundėsuar prodhimin dhe shpėrndarjen e videove 3D nė aparatet celularė nė njė mėnyrė qė e bėn atė tė lehtė dhe tė thjeshtė pėr konsumatorėt.

“Teknologjia 3D ka qenė e rezervuar tradicionalisht pėr studio e mėdha tė filmave nė Hollivud,” tha Francsico Varela, Drejtor i Platformave Bashkėpunuese nė YouTube. “Me LG Optimus 3D cdokush kudo nė botė mund tė xhirojė video 3D, t’i ngarkojė ato nė YouTube dhe t’i ndajė me miqtė. Mezi presim qė tė shohim videot krijuese qė komuniteti ynė fikson dhe shpėrndan me kėtė teknologji tė re.”

I fuqizuar me njė konfigurim unik “Tri-Dual” - bėrthamė dyshe, kanal dysh i njėkohshėm dhe memorje dyshe, celulari i pėrparuar i LG-sė Optimus 3D do tė zbulohet nė Kongresin Botėror tė Celularėve 2011 nė Barcelona dhe do tė jetė aparati i parė i lėvizshėm i aftė qė tė sigurojė pėrvojėn YouTube 3D. Optimus 3D i fuqizuar me Android do tė jetė i disponueshėm nė shkallė globale duke filluar nga Europa nė tremujorin e dytė tė 2011-ės.

Pėr mė shumė informacion, vizitoni dhomėn e lajmeve online nė adresėn

www.lgnewsroom.com/MWC2011.