Receta Gatimi

Rrihet barbarisht mėsuesja e fshatit.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Rrihet barbarisht mėsuesja e fshatit.

    Librazhd, arrestohet prindi qė pretendonte se i ishte "ngrėnė" nota e fėmijės

    Njė mėsuese nga njė fshat i Librazhdit ka pėrfunduar nė spital me plagė tė rėnda nė trup. Njėri nga banorėt e fshatit ku punonte, e ka rrahur atė barbarisht dhe qė nga dita e djeshme ajo ndodhet nė pavijonin kirurgjikal tė rrethit tė Librazhdit nėn kujdesin e veēantė tė mjekėve specialistė. Ngjarja jo e zakontė ka ndodhur rreth orės 18:30 tė dy ditėve mė parė nė fshatin Fushė-Studė, rreth 30 kilometra nė Veri tė qytetit tė Librazhdit. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Komisariatit tė Librazhdit, ėshtė arrestuar rreth orės 01:00 tė ditės sė djeshme 39-vjeēari Idriz Qoli, banor i fshatit Fushė-Studė, pasi ka ushtruar dhunė tė rėndė fizike ndaj 45-vjeēares, R.Gjini, mėsuese nė fshatin Fushė-Studė. Mėsohet se konflikti mėsues - prind, ka lindur pėr pretendimin e Qolit se "mėsuesja i ka ngrėnė me tė padrejtė notėn djalit tė saj nė klasė tė tretė tė kėsaj shkolle nėntėvjeēare. Debati ka nisur pas mbarimit tė orėve tė mėsimit, mes mėsueses nga fshati Zabzun, rreth 5 kilometra larg vendit ku ėshtė shkolla nė fshatin Fushė-Studė dhe prindit Qoli, banor i kėtij tė fundit. Burime zyrtare bėjnė tė ditur se Qoli ka goditur mėsuesen e djalit tė tij me mjete rrethanore tė forta, duke i shkaktuar asaj plagė tė rėnda nėpėr tė gjithė trupin. Por, ndėrsa "trimi" ėshtė larguar, kanė qenė banorėt e fshatit ata qė me njė makinė tė rastit, kanė nisur Gjinin nė spitalin e Librazhdit rreth orės 20:30 minuta. Nė spital, mėsuesja Gjini vetėm sa ka belbėzuar emrin e agresorit dhe policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė tij. Burime policore shpjegojnė se "Qoli ėshtė arrestuar mbrėmė rreth orės 01 tė natės nė banesėn e njė fqinji tė tij dhe po dje gjykata e rrethit ka marrė pėr tė masėn e arrestit me "burg pa afat". Ndėrsa burime spitalore nė Librazhd bėjnė tė ditur se gjendja e saj paraqitet e rėndė. Vetė mjeku ligjor i kėtij rrethi, Liman Mnalla, ka pohuar se "mėsuesja e dhunuar kishte marrė plagė tė rėnda nė tėrė trupin, si dhe ka shembje nė pjesėn e pasme tė kokės". Mjekėt kanė aplikuar mjekim intensiv ndaj mėsueses, duke garantuar jetėn e saj, por gjithsesi kurimi, sipas tyre, do tė zgjasė shumė ditė. Prokuroria e rrethit tė Librazhdit, me akuzėn e provuar "plagosje e rėndė me dashje" vazhdon hetimet pėr dokumentimin e plotė tė kėsaj ngjarjeje tė rėndė.

  2. #2
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Rrihet barbarisht mėsuesja e fshatit.

    Prindi rreh mesuesen me dru, i ngeli femijet

    E Shtune, 03 Nentor 2007

    LIBRAZHD - Mesuesja e shkolles 9-vjecare te fshatit Fushe Studen, ne Librazhd, masakrohet me dru nga babai i dy femijeve te mitur, Idriz Qoli, te cilet, sipas pretendimeve te autorit te dyshuar, ishin mbetes ne klase. 39-vjecari u arrestua nga policia ne te gdhire te dites se premte, pasi akuzohet se ka dhunuar Rufije Gj., per shkak te detyres. Nxenesit shpetojne mesuesen 45-vjecare te gjuhe-leximit, duke i ndalur hemorragjine me fletet e librave dhe fletoreve, nderkohe qe ne kete skandal dyshohet te jete perfshire edhe drejtori i shkolles, qe ka leshuar deftese false kaluese per femijet e autorit. Burime te policise vendore thane dje, per gazeten “KJ”, se Idriz Qoli, banues ne fshatin Fushe Studen, u arrestua rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem, pasi pasditen e se enjtes dyshohet se ka dhunuar me mjete te forta, dru, mesuesen e fshatit Fushe Studen, Rufije Gj., 45 vjece, banuese ne fshatin Zabzun. E demtuara kthehej me nje pjese te nxenesve per ne shtepi, kur para i ka dale Qoli me nje dru dhe duke shfrytezuar erresiren e sapo nisur e ka goditur disa here. Nga hetimet e kryera prej agjenteve te komisariatit Librazhd rezulton se mesuesja 45-vjecare ndodhet nen kujdesin e mjekeve ne spital, ne gjendje te rende shendetesore, per shkak te plageve te marra ne trup dhe ne koke, nga goditjet e shumta me dru. Mjeket thane se e demtuara eshte jashte rrezikut per jeten, por ka fraktura ne pjese te ndryshme te trupit dhe do te duhet kohe qe te kurohet. Policia ka nisur hetimet per rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Dyshohet se Qoli e ka sulmuar mesuesen, sepse kishte vendosur nota negative ndaj femijeve te tij, por hetohet edhe nje konflikt personal mes paleve. I ndaluari akuzohet per vepren penale te “vrasjes se mbetur ne tentative”.

    “Me zuri prite kur kthehesha ne shtepi”

    Gjendja shendetesore e mesueses 45-vjecare, Rufie Gj., pasditen e djeshme paraqitej me e lehte, sipas mjekeve te spitalit te Librazhdit. Arsimtarja e fshatit Fushe Studen u sulmua pasditen e se enjtes nga i dyshuari Idriz Qoli, babai i dy femijeve, qe rezultonin mbetes per kete vit, pasi 45-vjecarja nuk i pranonte ne klasen qe pretendonin. “Jam mesuese ne shkollen 9-vjecare ne Fushe Studen ne komunen e Stebleves ne Librazhd dhe jap lenden gjuhe-letersi, ndersa e kam punen nje ore larg me shtepine. Dje (te enjten), pas perfundimit te mesimit, po kthehesha per ne shtepi, duke pershkuar rrugen e zakonshme. Me mua ishin edhe tre nxenes, ndersa koha ishte shume e keqe”, rrefen Rufia per gazeten “Koha Jone”. Por, sapo eshte afruar ne pyllin e zones, ka vene re se e ndiqte pikerisht njeriu qe ajo e ka identifikuar si Idriz Qoli, me banim ne fshatin Fushe Studen. “Me shkoi mendja per keq, ndaj bashke me nxenesit menduam t’i binim shkurt nga nje rruge qe kalon neper nje tunel, qe perdoret edhe si kanal ujites, por agresori me kishte zene pusi ne vendin e quajtur “Hurdha e Madhe”, qe ndodhet mes Zabzunit dhe Fushe Studes”, thote 45-vjecarja, e cila qendron e mbeshtetur ne shtratin e spitalit dhe me plage te shumta. Agresori e ka qelluar me dru pas kokes, duke e lene pa ndjenja, ndersa kur eshte permendur ka pare nxenesit siper saj qe qanin. “Ata me kishin mbuluar me librat dhe fletoret, te cilat i kishin grisur per te me ndalur hemorragjine dhe per te me pastruar plaget. E kuptova se me kishte qelluar Idrizi, i cili nuk ishte me aty. Harrova veten dhe me erdhi keq per nxenesit. Me ndihmen e nxenesve dhe banoreve te fshatit, arrita pa fuqi ne shtepi dhe njoftuam policine”, tregon arsimtarja per tmerrin qe perjetoi, si pasoje e sulmit nga 39-vjecari. Sipas mjekut ligjor Liman Menalla, gjendja e te demtuares eshte duke u permiresuar. Mesuesja tregon se shkak i agresionit barbar ka qene mospranimi i dy femijeve te Idriz Qolit ne nje klase me lart, pasi rezultojne mbetes ne klasen e peste dhe te gjashte. Rufija akuzon drejtorin e shkolles qe, sipas saj, ka pajisur me deftese false femijet e Idriz Qolit. “Une nuk kam pranuar qe ata ta vazhdonin mesimin ne nje klase me lart sepse rezultonin mbetes ne dy lende dhe deftesa eshte vetem me firmen e drejtorit te shkolles”, tregon 45-vjecarja per gazeten.

    F.Salliu

    “Drejtoria Arsimore heshti, u vu ne dijeni”

    Arsimtarja e sulmuar barbarisht kishte vene ne dijeni edhe Drejtorine Arsimore ne

    Librazhd, por askush nuk eshte interesuar, derisa ndodhi incidenti me i fundit. “Une kerkoj qe ndaj autorit te veproje drejtesia. Edhe ndaj personave te tjere qe inspiruan kete ngjarje dua qe te merren masa”, thote Rufie Gj., ne intervisten e dhene per gazeten, diten e djeshme. Drejtoria Arsimore e Librazhdit nuk ka nderhyre per te zgjidhur konfliktin mes mesueses dhe drejtorit abuzues, qe tregon se edhe pse ka qene ne dijeni te ngjarjes, ka mbajtur krahun e drejtorit. Burime te Drejtorise Rajonale te Arsimit u shprehen se do te presin vendimin e organeve kompetente pastaj do te ndalen ne personat pergjegjes. Ceshtja i ka kaluar Prokurorise se Elbasanit.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Rrihet barbarisht mėsuesja e fshatit.

    Disa njerezve kjo vera qe kaloi i paska bere dem.

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e carolina
    Anėtarėsimi
    Jun 2007
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    277
    Reputacioni
    0

    Re: Rrihet barbarisht mėsuesja e fshatit.

    e forte kjo.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Tradhtoi burrin, rrihet barbarisht nė publik
    Nga labja nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-04-2011, 09:18 PM
  2. Fier, rrihet pėr vdekje 9-vjeēari
    Nga Erinaa nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 31-03-2011, 09:16 PM
  3. Misteri i fshatit me 440 binjake
    Nga ardona nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 12:56 PM
  4. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-05-2010, 07:54 PM
  5. Mesuesja seks me tete nxenes te saj.
    Nga Coca-Cola nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 07:48 PM