Receta Gatimi

Tregime nga shkrimtarė tė rinj


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    AS 20% Maska e Mona
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Postime
    158
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    Tregime nga shkrimtarė tė rinj

    MARTESA
    Nga Lis Bukuroca


    „ A ma ban hallall oj nane o, uuuuu uuuu uuuu. Ndoshta nuk t’ kam ngu gjithmone, uuuu uuuu uuuu! A ma ban hallall o vlla i dashtun, uuuuu uuuu. Unė po shkoj nė shpi t’ huje: uuuu uuuu uuuu...” Ajo ishte e ulur nė njė stol pranė derės. Kokėn e kishte tė mbuluar me vello, qė i varej mbi fytyrė dhe mbulonte gjoksin duke zbritur gati deri nė prehėr. Ndėrmjet rreshtave tė luleve tė vockla tė qėndisura, shiheshin sytė e saj. Lotėt i rridhnin rrėke, njėri pas tjetrit. Zėri saj dėgjohej deri nė rrugė. Nėpėr minder e shilte ishin ulur gra me fėmijėt, qė strukeshin pas tyre, me faqe tė skuqura dhe sytė e pėrlotur. Njė foshnje flinte qetė e thellė nė prehėr tė nėnės. Nora vėshtronte herė pas here plakat, pastaj gratė me fėmijė. Ndonjė grua fshinte lotėt me shami, ndonjė vajzė vetėm me gishtin tregues tė mbledhur pak, ndonjė plakė me grusht. Tė gjitha ishin tė zymta dhe nė ēdo ēast pritej ardhja dasmorėve. Dy vajza shėrbenin tė ftuarit me ēaj dhe llokume. Gratė flisnin dy nga dy mes vete, me zė tė ulėt. Vajtimi mbulonte bisedat e tyre dhe ato afronin kokėn pranė veshit tė shoqes dhe pėshpėritnin. Njėra tundte kokėn nė shenjė pohimi, tjetra e lėkundte nė shenjė habie, e treta rrudhte mėrrolėt, e katėrta vinte dorėn nė gojė dhe tjetra paloste buzėt. Vajzat pasi shėrbyen dasmoret, morėn defet nė dorė dhe vajtimi shoqėrohej me rėnien e dajres dhe kėngės. Burrat gjendeshin nė shtėpinė e fqinjit. Atje, atje nuk kishte dėfrim me muzikė. As vaje. Nora banonte nė dalje tė qytetit Paraburg. Atė e fejuan nė Prapanik, qė gjendje njė ēerek ore larg me veturė nga shtėpia e saj. Majtas, pranė rrugės, qė shpinte nė katundin e burrit, gjendeshin varret. Familja e saj ishte e varfėr. I ati bėnte punė tė rastit, ishte tridhjetegjashtė vjeē dhe punonte me mėditje nė ndėrtimtari. Dy vite pat punuar edhe si kasap. Atė ditė tė bukur e me diell, rrugėt ishin stolisur me flamuj pėr ditėlindjen e njeriut, qė tė gjithė e thėrrisnin shok; kudo flamujt e Jugosllavisė dhe flamujt e Maqedonisė nėpėr ndėrtesa dhe shtylla. Pasdite, aty nja dy orė para se tė binte muzgu, erdhi kushėriri, Zidushi, nė rolin e shkuesit pėr herė tė pestė. Pasi pinė tre ēaje me limon dhe tymosėn dhjetėra cigare, njėrėn pas tjetrės, i ati i Norės, Ibush Dani, u ngrit nė kėmbė dhe foli: “ Boll ma kusho, i koftė hallall Nora dhe ia pafshin hajrin! ” Ata i shtrėnguan dorėn njėri tjetrit dhe u ulėn pėrsėri nė minder. Nėna e Norės psherėtiu thellė. Ajo zbriti shaminė drejtė syve dhe fshiu lotėt. Vėllai dhe dy motrat e Norės, vrapuan nė dhomėn tjetėr ku gjendej ajo. Pas tyre, edhe nėna. Nora kishte lidhur kokėn me njė shami nga dhembja. Zidushit i dhanė edhe njė bohēe tė qėndisur si shenjė se marrėveshja ishte lidhur pėr gjithmonė: me vlerė pėrjetėsie, kėtu dhe atje. Kėtu poshtė, nė Tokė, dhe atje lart, nė Qiell. Pasi iku ai, i dhanė Norės fotografinė e burrit. Ishte njė portret i vjetėr i njė ushtari me mustaqe dhe me yll nė kapelėn ushtarake. Nora e hodhi anash pa e shikuar fare dhe i tha sė ėmės se nuk do ta marrė kurrė atė plak dhe se nuk do tė bėhet kurrė nuse. Marrėveshja mirėpo ishte lidhur dhe pazari u bė deri nė detaje mė tė imta. Pas tri ditėve, erdhi Zidushi edhe njė herė dhe solli para pėr ta bėrė pajėn. Nora ishte nė kopsht duke ujitur. I ati duke prerė drunj nė njė cung, kurse e ėma para shporetit. Nora i hodhi njė vėshtrim pėrbuzės kushėririt dhe vazhdoi me ujitjen pa e pėrshėndetur. Ai i lėshoi nė dorė Ibush Danit njė tubė parash dhe i tha se me kėto mund tė bėhet njė arkė e mirė me tė qėndisme. Ibush Dani futi gjysmėn nė xhep dhe thirri Norėn pėr t’ ia dhėnė pjesėn tjetėr.

    “Jepja nanės dhe bleni gjanat bashk!” Kur ajo hodhi paratė pėrtokė, i ati e zuri pėr flokė, ngriti sėpatėn nė ajėr dhe i tha: “Unė ta pres kryt si pulės! Ni gjalė kish fitu dhe m’kish nimu, ty s’ ta she hajrin kėrkush”, bėrtiti ai. “ Ti mun m’ i zgjedh kundrat, jo burrin, shtriga e keēe!”, vazhdoi ai me zė kėrcėnues. Nga Ibush Dani kishin frikė edhe nė lagje. Pas punės nė mishtore, pat therur njė shqiptar me thikė, por nuk e burgosėn.

  2. #2
    AS 20% Maska e Mona
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Postime
    158
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Qafa e saj ishte lakuar anash dhe Nora shikonte sėpatėn duke u dridhur. Zidushi ia mori nga dora dhe nga ballkoni bėrtiti e trishtuar nėna e Norės. Ajo iku brenda duke qarė. Ata tymosėn njė cigare nė oborr dhe u ulėn nė ballkon. Atė ditė u caktua edhe dita kur do tė vinin vjehėrria pėr herė tė parė.

    Nora ia nisi pajės, por nuk mendonte kurrė se do tė bėhej nuse. Qė nga ajo ditė, nė gjumė i shfaqej kjo ngjarje dhe zgjohej e trembur dhe mezi merrte frymė. I frynė tri herė te njė hoxhė, pastaj i blenė edhe njė hajmali, por gjendja e saj nuk ndryshonte.

    ***

    Kur qe lindur Nora, pat mbetur dy ditė pa emėr. I ati qe zhgėnjyer pse fėmija i parė ishte vajzė dhe iu kėrcėnua shoqes se do t’ia falė dikujt. Me tė dėgjuar kėtė, mėsuesja, qė ishte fqinja e parė, shkoi pasdite pėr tė pirė njė kafe. Ajo pas dy orėve bindi Ibush Danin ta mbajė fėmijėn dhe nė praninė e saj, e pagėzuan Leonora. Ndoshta pėr ta harruar atė ndodhi, ndoshta pse ishin mėsuar me tė, prindėrit e quanin vetėm Nora, kėshtu e quanin edhe tė tjerėt nė lagje.

    ***

    Pas katėr viteve tė fillores, Norės ia ndaluan vijimin. Ishte nxėnėsja mė e zellshme nė shkollė. Ajo ėndėrronte ta vazhdojė, por burrat ishin tė bindur se ēikat, qė shkojnė nė shkollė, bėhen “kurva” ose “shkina”.

    Nė moshėn dhjetė vjeēare, Nora ia nisi stėrvitjes nė punėt e shtėpisė. Nė fillim duhej tė bėnte vetėm punė tė vogla: tė fshinte dhomėn, t’ i pastrojė xhamat dhe t’ i varė rrobat nė njė tel tė oborrit, qė ishte lidhur nė mes dy pemėve. Mė vonė nisi edhe me kuzhinėn: fėrgimin e specave, vezėve, gatimin e bukės, lakrorėve dhe pėrgatitjen e fasules. Pastaj u mėsua t’ i lajė rrobat me duar dhe aty nga mosha katėrmbėdhjetėvjeēare mėsoi edhe hekurosjen e pantallonave dhe kėmishėve; pėrgatitjen e turshive dhe shėrbimin e plotė tė familjes. Pėrveē mirėmbajtjes sė shtėpisė, prindėrit ia mėsuan edhe nėnshtrimin si kusht tė mbijetesės nė bashkėshortėsi. Mbi tė gjitha, mbylljen e gojės si domosdoshmėri dhe respektimin e pakusht tė ēdo qenie njerėzore nė shtėpinė e burrit. Edhe shtazore, nėse kishte tek ai. Shpesh i thoshin se do ta zgjedhin burrin mė tė mirė pėr tė. I ati e quante “kralicė”. Nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeēare Nora nisi tė kujdeset pėr anėn e vet tė jashtme. Ajo merrte modele tė fustaneve nga gazetat dhe i qepte vet.

    Nė moshėn gjashtėmbėdhjetėvjeēare u shndėrrua nė njė vashė tė bukur, me flokė si mėndafshi dhe tė gjata deri nė bel: me sy tė mėdhenj, qafė tė gjatė, fytyrė tė kėndshme dhe ėmbėlake, tė bardhė dhe engjėllore. Kur flitej nė lagje pėr njė vajzė tė bukur dhe tė ndershme, gjithmonė pėrmendej emri i saj: “Nora! Nora ėshtė princeshė. Lum ai qė ka fat Norėn.” Me tė mburreshin prindėrit dhe lagjja: e bukur dhe e hajthme si sorkadhe, e bardhė si lulebora, e dėgjueshme dhe e pagojė si askush. “Ah, Norė nuk lindet mė”, thoshin burrat dhe gratė. Madje, edhe fėmijėt e lagjes e donin Norėn. Veshjet e saja ishin tė thjeshta, tė pastėr gjithmonė dhe tė qepura me shije. Ajo krihej dhe zbukurohej para pasqyrės. Edhe nė qytet, kur kalonte pranė ndonjė xhami me prindėrit, ngadalėsonte hapin, shikonte trupin dhe tundte kokėn pėr t’ i shpupurishur dhe dallgėzuar flokėt e gjata. Flokėt hidheshin nė ajėr dallgė-dallgė dhe pastaj ktheheshin pėr t’ u palosur pėrsėri mbi supet e saja. Kjo sjellje e re trazoi t’ atin dhe ai nisi ta shohė me dyshime dhe frikė. Atij nuk i pėlqente se ajo merrte gazeta dhe romane nga shoqet. Atij nuk i pėlqente se bija lexonte. Atij nuk i pėlqente se ajo zbukurohej edhe mė para pasqyrės. Hamendjet e tija u vėrtetuan njė ditė kur erdhi nė shtėpi njė kartolinė anonime. “ Nora, un t’ du shum!” Kjo i prishi gjakun dhe pezmatoi tė atin. Ai e rrahu me njė zorrė tė ēezmės, pastaj mori gėrshėrėt dhe ia preu flokėt. Ibush Dani ishte i bindur se Nora dinte kush ishte dėrguesi. Nė fillim, ia ndaluan gazetat dhe romanet, pastaj edhe daljen nė qytet.

    Ajo nuk dilte mė as para dere pėr tė biseduar me ndonjė shoqe. Mbante njė shami nė kokė dhe sa herė dilte jashtė, nxitonte ndėrmjet pemėve tė oborrit pėr t’ i marrė rrobat e thara. Edhe prindėrit nuk ishin mė tė kėnaqur me punėn e saj. Filluan qortimet e pėrditshme pėr mospastrimin e mirė tė shtėpisė dhe kjo gjendje shkaktoi pakėnaqėsi dhe zhgėnjim.

    “Kjo po do burrė, i tha Ibush Dani shoqes. Ajo u mendua ca dhe tha: “heh, o njeri, ndoshta i ka ardhė koha”, dhe vazhdoi me gatimin e flijės.

    Pasdreke Ibush Dani doli nė qytet dhe para kafenesė takoi kushėririn e vet nga nėna, Zidushin. Duke pirė kafe i tregoi se Nora po halitej shumė dhe se sjelljet e saja tregonin se ajo dėshironte burrė.

    “Qamurani”, tha ai pa u menduar shumė. “Qamurani punon me mu, e njoh mirė. Vjen nga ni familje shum e pasme dhe sigurisht i merr gjith harxhimet e darsmės. Unė kam fol me atė”

    Para disa javėve Ibush Dani ai pat kundėrshtuar kėtė fejesė. Edhe atėherė qe fjala pėr Qamuranin. Ai ishte njėzetenėntė vjeēar. Kishin shumė tokė dhe punonte edhe nė ndėrmarrjen ku prodhoheshin dėrrasat. Ata kishin disa lopė, dhjetėra dele, dhjetėra pula dhe vetėm njė kėndes. Njė traktor dhe disa hektarė tokė. Qamuranin nuk kishin mundur ta martojnė mė herėt, jo vetėm pse ishte nga fshati Prapanik, jo pse kishte edhe shtatė vėllezėr dhe katėr motra, por shumė herė ishte parė i dehur nėpėr kafene me “shkina”. Ishte rrahur shpesh me njerėz dhe njė herė pat qėndruar gjashtė muaj nė burg sepse pat rrahur njė maqedon, por, dy vitet e fundit ishte qetėsuar. Pėr ta lehtėsuar martesėn e tij, i ati i bleu edhe njė makinė tė madhe.

    Pasi hyrėn edhe disa veta nė kafene, ata folėn me zė tė ulėt. Nė fund, para dere, duke u pėrshėndetur, i premtoi se do tė flasė edhe me tė shoqen.

    ***

    Disa ditė para dasmės, Ibush Dani e shiti lopėn. Nuk e shiti pėrgjithmonė, por e shiti pėrkohėsisht. Nė lagje flitej se kishte shitur bijėn. Duke shkuar nė “pazarin e xhave” i kishte thėnė njė fqinji se ishte i detyruar ta shesė lopėn. “Darsmja po kushtojke shum”, kishte thėnė ai. Pas dy orėve qėndrimi nė Pazar, ai shiti lopėn dhe duke i shtrėnguar blerėsit dorėn tha: “ Tė koftė hallall lopa dhe ia pafshi hajrin.” Blerėsi u nis ngadalė duk tėrhequr lopėn pėr kėrpeshi pas vete. Ibush Dani futi paratė nė xhep, i nxori edhe njė herė, i rinumėroi dhe u nis edhe ai duke pėrshėndetur blerėsin me dorėn nė ajėr.

    ***

    Nė orėn dymbėdhjetė u dėgjuan sirenat e makinave, disa ēaste mė vonė lakuan nė rrugicėn e Norės. Ishin dhjetė dhe njėra pranė tjetrės, u ndalėn pranė oborrit. Gratė u nisėn drejtė shtėpisė sė Norės, burrat u shoqėruan nga mikpritėsit nė shtėpinė e fqinjit, qė ishte pranė. Oborri ishte rrethuar me njė mur gati dy metra. Nė kanatėn e majtė tė portės sė madhe, ishte integruar edhe njė deriēkė. Djathtas gjendej ahuri pa lopė dhe para dere me shputa tė shtrira mbi kashtė, dremiste qeni Laro. Dasmorėt nuk qėndruan shumė dhe aty pas njė ore e nxorėn Norėn nė ballkon duke e mbajtur dy gra pėr krahė. Kėmbėt iu kishin dobėsuar shumė. Nora ngriti kokėn dhe pa grumbullin e njerėzve para shkallėve. Ndjeu se po i dobėsoheshin gjunjėt dhe dy hallat, qė po e mbanin piskatėn: “ujė, ujė!” I lagėn pakėz fytyrėn duke u kujdesur shumė tė mos i lagnin velin dhe fustanin e bardhė. Ajo pėrpėliti disa herė qerpikėt. Ngriti kokėn, shikoi pėrsėri njerėzit, qė e pėrcillnin pas ēdo hapi dhe uli shikimin. Shkallėve zbriti shumė ngadalė dhe ktheu kokėn tė shikojė shtėpinė edhe njė herė. Dy ēupa i ngritėn pakėz fustanin para, njė tjetėr pas dhe ajo ngriti kėmbėn pėr ta kapėrcyer pragun e fundit tė shtėpisė tek dera e oborrit. Aty u dobėsua pėrsėri dhe, edhe njė herė u dėgjua njė zė trishtues i hallės duke bėrtitur bijės: “ujė, ku e la ujin mėri, toka t’ lėshoftė”!

    “Do t’ gazojna, na i mori ftyrėn!”, tha Ibush Dani. Askush nuk iu pėrgjigj. Sapo ēeli sytė, e futėn shpejt nė njė makinė tė madhe dhe e ulėn prapa. E ėma i dha me vete edhe njė shishe ujė. Pas saj hyri vjehrra. Ajo u ulė djathtas, majtas kunata. Vjehrri u ulė para.

  3. #3
    AS 20% Maska e Mona
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Postime
    158
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Njė kukuvajkė fluturoi tri herė rreth kulmit tė shtėpisė, ngadalėsoi rrahjen e flatrave pėr t’ u ndalur mbi pullaz, por vazhdoi fluturimin e pasigurt dhe u ndalė nė shtyllėn e majtė tė portės sė madhe. Tė gjithė u shikuan nė mes vete. Njė ēun bėri njė top bore dhe gjuajti nė drejtimin e saj. Kukuvajka e trembur fluturoi menjėherė dhe u lėshua mbi pullazin e shtėpisė sė Norės. Atje zgjaste qafėn dhe shikonte pėr rreth.

    Edhe nga shtėpia tjetėr nisėn tė dalin burrat jashtė pėr t’ u takuar me gratė e tyre para makinave. U pėrplasėn dyert e veturave, pastaj buēitėn sirenat dhe kolona u nisė drejt fshatit. Kukuvajka fluturoi. Disa e pėrcollėn me bisht tė syrit, pa lakuar kokėn dukshėm. Ajo fluturoi edhe njė herė rreth shtėpisė dhe vazhdoi fluturimin drejt qendrės. Nėna e Norės mori frymė thellė dhe fshiu lotėt.

    Vetėm prindėrit e saj dhe familja e burrit dinin se Nora nė fillim tė dhjetorit kishte dashur tė bėjė vetėvrasje me medikamente. Kjo ishte arsyeja pse u nxitua me dasmėn, e jo siē ishte paraparė, nė verė, deri sa t’ i rriteshin mirė flokėt dhe t’ i mbushte shtatėmbėdhjetė vjet. Mjekimi u mbajt fshehtė dhe pasi doli nga spitali, mbikėqyrej edhe mė shumė. Kur kaluan pranė varreve, Nora shikoi tėrė kohėn nė atė drejtim. Madje, edhe kur i lanė pas vete, ajo ktheu kokėn edhe njė herė. Makinat nuk ngisnin mė shumė se tridhjetė nė orė dhe nė hyrje tė katundit, njė dorė nxori njė jastėk tė qėndisur nga xhami i makinės sė parė. Dhjetėra tė rinj iu vėrsulėn jastėkmbajtėsit pėr t’ ia marrė atė. Vetėm disa minuta para hyrjes sė makinės nė shtėpi, njė kushėri i dha jastėkun Qamuranit dhe ai pagoi.

    Makina e parė u ndalė pranė njė grumbulli tė madh tė borės. Veturės iu afruan tre “maxhup”: njėri me Daulle, i dyti me klarinetė dhe i treti me harmonikė. Ata dridheshin dhe bėnin muzikė pėrjashta. Qamurani shtirej se nuk kishte parė makinėn dhe vazhdonte me vallėzimin: i qeshur, i gėzuar, i ngazėllyer, plot hare dhe i veshur bukur me njė kollare nė qafė. Kishte pantallona tė zeza, kėmishė tė bardhė dhe njė mantel tė trashė tė lėkurės, ngjyrė bezhė. Gratė e zbritėn Norėn nga makina. Dikush nga dasmorėt thirri Qamuranin. Ai ngriti kokėn lartė, fshiu ballin dhe eci krenar duke nxjerrė gjoksin para. U takuan ballė pėr ballė, rreth tij vėllezėrit dhe motrat. Pak mė tutje, prindėrit, hallat, tezet, kushėrinjtė dhe shumė tė ftuar.

    “Ky ėshtė burri yt”, i tha vjehrra duke treguar me gisht drejt Qamuranit. Ai zgurdulloi sytė dhe hapi gojėn kur pa Norėn. Shikimet e tyre u takuan pėr disa sekonda dhe Nora vari kokėn pėrsėri. Vjehrra dhe kunata e madhe e mbanin pėr krahė dhe dalėngadalė e hipėn nė katin e dytė dhe e ulėn nė njė stol pranė derės. Qamurani kėrceu edhe njė valle nė oborr, pastaj nxitoi edhe ai shkallėve pėrpjetė, pas tij vrapuan edhe disa tė rinj, qė kishin ngelur poshtė. I ati i Qamuranit i pagoi ciganėt dhe ata ikėn me instrumentet e tyre.

    Vjehrra bėri shenjė me kokė, kunata iu afrua Norės dhe i tha diēka nė vesh. Ajo u ngrit nė kėmbė. Kunata ecte para saj pėr t’ i treguar se cilit duhet t’ i marrė dorėn.

    Nora shikoi gjithė ato gra brenda, ata burra dhe ata fėmijė. Ato fytyra plot gėzim dhe uli shikimin.

    “Mas pari vjerrit!”, tha kunata.

    Nora i mori dorėn. Njė herė nė mjekėr, njė herė nė hundė dhe njė herė nė ballė. Radhėn e kishte vjehrra, pastaj burri dhe mė nė fund tė gjithėve nė dhomė, edhe fėmijėve.


    Kur u ul pėrsėri, Nora u pėrpoq tė kuptojė domethėnien e pėrkuljes dhe marrjen e dorės. Pėrkuljen e trupit gati nė palosje tė plot, nuk ka nevojė ta shpjegoj, tha me vete. Kjo domethėnė nėnshtrim tėrėsor, i plotė, i pakundėrshtueshėm dhe i pandryshueshėm nė kėtė botė dhe nė tjetrėn. Me prekjen e mjekrės dhe hundės, mendoi ajo, sigurisht u premtohet mbyllja e gojės, qepja e saj nga mjekra deri te hunda dhe, duke prekur ballin, nė fund, u premtohet se do tė jenė ballėlart dhe krenar me tė, me shėrbimet dhe me nėnshtrimin e saj. Unė nuk do tė jem unė, por do tė jem ashtu si dėshirojnė ata. Unė do tė jem ata, jo unė! Ata janė unė, unė nuk jam mė unė, tha me vete Nora. Edhe emri mė zhduket. Tani e tutje quhem vetėm Nuse.

    “Nuse, nuse”, bėrtiti kunata tjetėr duke i lėshuar pranė dorės njė enė me plot gota pėr t’ i shpėrndarė pije dasmorėve. Ajo u ngrit dhe u habit me forcėn e vet dhe punėn qė kreu pa ndihmėn e askujt. U ulė pėrsėri nė stolin e vet pranė derės. Sa herė hapej ajo, Nora ngrihej. Sa herė mbyllej dera, ajo ngrihej pėrsėri. Fėmijėt herė luanin nė dhomė, herė nė korridor. Dera hapej e mbyllej pa pra. Disa vajza me defe nė duar kėndonin para saj: “...a ma mirė te na a te baba, te nana te baba fukara...!” Nora ngriti pakėz kokėn, i pa njėrėn pas tjetrės dhe mbylli sytė pėrsėri. Muzika vazhdoi deri nė mbrėmje dhe nėpėr shumė kėngė dėgjoheshin fjalė tallėse, pėrbuzėse dhe ngacmuese.

    Kur u ulėn rreth sofrės, Nora piu vetėm njė gotė ujė dhe hėngri vetėm dy lugė oriz. Aty rreth orės nėntė, shumica e dasmorėve ikėn. Mbetėn vetėm halla, teze, disa kushėrinj, disa kushėrira, vėllezėrit dhe motrat e Qamuranit. Vjehrra i foli Norės diēka nė vesh dhe i bėri shenjė bijės me dorė. Ajo eci lėndimthi, sikur tė ecte mbi gozhda dhe hyrėn nė dhomėn e fjetjes. E lėshuan mbi krevat me shumė kujdes, sikur tė ishte njeri prej bore dhe dolėn jashtė. Kur dėgjoi zhurmėn e mbylljes sė derės, ajo i hodhi njė shikim tė shpejt dhomės, rėnkoi dhe mbylli sytė pėrsėri. Qamurani vallėzoi edhe njė valle, pastaj iu afrua daja dhe i foli diēka nė vesh. Ai pohonte duke lėvizur kokėn. Pastaj iu afrua edhe i ati.

  4. #4
    AS 20% Maska e Mona
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Postime
    158
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    “ Ngo babės, ka ēika qė nuk janė ēika dhe i luten burrit mos me flet sonte bashkė. Sot mun me lishu, nesra jo”, tha ai. Ai tundi pėrsėri kokėn. Pranė derės i mėshuan Qamuranit nė shpinė dhe e shtynė me vrull nė dhomėn e fjetjes. Dera u mbyll pas tij dhe nisi pėrsėri kėnga. Ai mbylli qoshet e perdes me kujdes dhe u ulė pranė saj duke i zbuluar fytyrėn dhe pastaj i hoqi edhe velin. Faqet e Norės ishin tė skuqura dhe dukej se po vuante nga zjarrmia.
    “Unė jam Qamurani”, i tha ai dhe shtriu dorėn. Nora zgjati dorėn ngadalė dhe e lėshoi mbi dorėn e tij duke kthyer kokėn anash. Dora e saj e ftohtė u lėshua mbi dorėn e tij tė ngrohtė, si njė dorė e njė njeriu tė alivanosur. Ai u ngrit, mori kėmbėt e saja nė dorė dhe e shtriu nė shtrat. Ajo lėshoi kokėn nė jastėk dhe vuri dy duart mbi fytyrė. E soditi i ulur nė krevat njė copė herė dhe u ngrit pėrsėri. Futi dy duart nėn shpinė dhe vithe, rrotulloi Norėn barkas dhe nisi shkopsitjen e fustanit tė bardhė. Nora si e trembur, u kthye vetėtimthi pėrsėri ashtu si qe mė parė. Ai e vėshtroi i habitur duke rrudhur ballin.

    “T’ lutna, jo sonte, nesra!”
    Qamurani u buzėqesh nė mėnyrė cinike, solli kokėn dhe nuk tha gjė. E ktheu me vrazhdėsi nė anėn tjetėr duke pėrdorur edhe forcėn dhe vazhdoi me shkopsitjen.
    “T’ lutna, shuke dritėn!”, u dėgjua pėrsėri zėri i shterur dhe i pėrvajshėm i Norės.
    Ai lėkundi kokėn majtas e djathtas dhe vazhdoi me zhveshjen. Kur e ktheu nė shpinė, Nora vuri me shpejtėsi dorėn e djathtė poshtė, me tė majtėn u pėrpoq ta mbulojė gjoksin. Iu rrėqeth trupi dhe dy pika loti dolėn nga sytė e saj. Faqet dhe buzėt iu kishin zbehur, kurse trupi i saj kishte humbur ngjyrėn e vet; dukej si i bardhė, si i verdh dhe kishte marrė pamjen e njė kufome. Flokėt i kishin rėnė mbi jastėk, anash dhe prapa, sytė i mbante tė mbyllur. Fustani dhe tė gjitha veshjet e saja Qamurani i hodhi nė dysheme pranė krevatit. Tė gjitha. Nora shtrėngoi nofullat. Nė dhomėn tjetėr dhe nė korridor kėnga dhe defi nuk pushonte. Qamurani u ngrit nė kėmbė, ndezi njė cigare, shėtiti poshtė e lartė nėpėr dhomė dhe vėshtroi Norėn lakuriqe. Pas disa minutave, fiku cigaren, zhveshi pantallonat, ēorapet dhe brekėt, kėmishėn e mbajti dhe, egėrsisht hapi kėmbėt e saja, qė Nora u pėrpoq t’i mbajė tė mbyllura. Ajo kafshoi buzėt, kėrcėlloi dhėmbėt dhe mbuloi fytyrėn me jastėk
    Njė ēerek ore mė vonė, Qamurani u shfaq nė korridor. Muzika pushoi menjėherė dhe tė gjithė drejtuan shikimin drejt tij duke pritur njė shenjė. U ngritėn nė kėmbė edhe ata, qė ishin ulur, qė nuk vallėzonin dhe hapėn sytė. Qamurani bėri shenjė me kokė dhe mbylli pėrsėri derėn pas vete me njė buzėqeshje dhe kėnaqėsi tė lehtė. Hareja, kėnga dhe muzika shpėrtheu aty pėr aty. Gjysmė ore mė vonė, Nora u ngrit, veshi njė dekolte dhe luti burrin ta shoqėrojė deri nė banjė. Ndjehej e ndytė dhe i vinte pėr tė vjellė dhe duhej tė lahej menjėherė. Pas kėrkesės sė Qamuranit, disa veta, qė ishin nė korridor, hyrėn nė dhomė. Qamurani priste aty. Pasi doli ajo, hyri edhe ai tė lahet. Nė dhomė gjeti Norėn tė mbuluar me jorgan. Nora ishte mbledhur kruspull. Nora ishte mbledhur si lėmsh. Nora dėneste. Nora rėnkonte mbyturazi dhe dridhej nėn mbulesė. Nora dukej se kishte rėnė nė njė farė kllapie. Nora i kishte kthyer shpinėn anės nga duhej tė shtrihej burri. Nora ndjehej e ndotur, fėlliqur e zhyer dhe e pėrlyer. Princesha e lagjes, ndjehej poēavėr. Qamurani fiku llambėn dhe nuk u shtri nė vendin e vet, por pėrsėri tek Nora. Ai pėrkėdheli flokėt e saja dhe i pėshpėriti nė vesh: “pi sot, ti je e jemja. E jemja pėr gjithmonė, n’ kėt dynja dhe n’ tjetrėn. Pėr dit kena m’u knaē!”, dhe u mbulua edhe ai me jorgan.
    ###
    Mjeku erdhi nė shtėpi dhe nėnės sė Norės i dha njė injeksion pėr ta qetėsuar. Aty u mblodhėn tė afėrmit dhe graria e lagjes. Vajtimet dėgjoheshin deri nė rrugė. Burrat ishin nė shtėpinė e fqinjit. Atje nuk qanin. Hyrjet dhe daljet nuk pushonin.
    “Medet, do t’ vin qameti!”, tha njė plak, qė ishte ulur nė krye tė dhomės. “Ēikat po dojnė m’ u martu me gjem, qė i dojnė vet e jo qė e do baba e qė ja zgedh edhe me lozė!”
    “Kohė e keēe ka ardhė”, tha plaku qė ishte pranė tij. “ Qameti asht ngat! Para dere!”
    Nora nuk kishte mundur tė mbyllė sy. Aty, sapo kishte shkrepur agu i parė, ishte ngritur ngadalė kishte marrė fustanin e bardhė nga dyshemeja dhe kishte ecur nė maje tė gishtave. Derėn nuk e kishte mbyllur fare, por vetėm e kishte afruar pėr tė mos bėrė zhurmė. Nė banjė kishte veshur pėrsėri fustanin e nusėrisė. Kishte hedhur flokėt majtas, kishte zbuluar qafėn e gjatė dhe e kishte parė tė skuqur, me shenja tė lehta kafshimi. Ngadalė kishte dalė nė korridor dhe kishte lėnė derėn pakėz tė hapur pėr tė depėrtuar drita. Kishte hapur njė sirtar tė dollapit dhe aty kishte gjetur shumė pako tė vogla me medikament dhe disa tjerė nė shishe tė vogla.
    Rreth orės gjashtė e gjysmė, kur ishte zgjuar Qamurani, kishte parė Norėn pas dere tė ulur me kokėn e varur dhe flokėt e derdhura para vete. Pas gjysmė ore, hoxha kishte konstatuar vdekjen e saj. Ajo u varros nė qytet nga mesi i dhjetorit tė vitit 1970. Pėrveē dy familjeve, kortezhit iu bashkėngjitėn edhe dhjetėra nxėnės dhe qindra njerėz. Nė lagje flitej se kartolinėn e kishte dėrguar kushėriri, Zidushi. Kėtė e besonin tė gjithė.

    Marr nga Fjala e Lirė

  5. #5
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    Tregime nga te rinjt besoj se tani do jen shkruajtur , shum te bukura

  6. #6
    AS 20% Maska e Mona
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Postime
    158
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    e emėrtova Tregime nga tė rinjė, pėr faktin se jan, nė profesionin shkrimtar tė rinj, por dhe tregimi para tre ditėsh doli nė qarkullim, gjithsesi, historia e tregimit nuk besoj tė jet e kohės sė tanishme, nėse po atėher ėshtė fatkeqėsi pėr shqiptarėt qė kultura u ngelet nė vėnd numėro

  7. #7
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    "Pastaj, pernjeheresh, gjithcka ndodhi shume shpejt. Mishrat e fytyres filluan t’i treten. Kockat i kishte tani te holla si krahe femije, brinjet i dalloheshin nen lekure dhe ethet e zhuritnin pa nderprerje ate trupth te ligur. Infermierja solli bombola me oksigjen dhe mjeku i vinte cdo ore.

    Nje pasdreke, temperatura i zbriti cuditerisht shpejt. Pati u zgjua dhe me soditi per nje kohe te gjate.
    - Ma jep pak pasqyren? - pershperiti pastaj.
    - C’e do pasqyren? - e pyeta une. - Qetesohu pakez! Me duket se e hodhe tani, Pat. S’ke me ethe.
    - Jo,- murmuriti ajo me ate ze te therrmuar e te drobitur- ma jep pasqyren!

    Une i rashe qark krevatit, mora pasqyren dhe e leshova nga dora. Ajo u thye.
    - Me fal!- i thashe. - Sa ters,qe jam! Edhe nje cope pasqyre me vete e me shpeton nga dora e me behet cope e cike!
    - Ne canten time kam edhe nje tjeter, Robi.
    Ishte nje pasqyre e vogel prej nikeli te kromuar. E fshiva me pellemben e dores, qe te ndotej pak dhe ia dhashe. Ajo e pastroi me zor dhe u pa ne te me vemendie.
    - Ti duhet te nisesh i dashur!- peshperiti pastaj.
    - Po pse? S’me dashke me?!
    - Ti s’duhet te me shohesh me. Kjo ketu s’jam une.
    Ia hoqa pasqyren nga dora.
    - Keto sende metalike nuk vlejne asnje grosh, Pat. Pa shiko, si me nxjerr mua! Te zbehte e te hequr. Pse, keshtu qenkam une? Une jam i zeshket dhe i fuqishem. Tere bridhe-bridhe eshte kjo dreq pasqyre!
    - Dua qe te te mbetem ndryshe ne kujtese, - murmuriti ajo. - Nisu, i dashur! Me ler te mbaroj pune vete!

    Une e qetesova. Ajo ma kerkori perseri pasqyren bashke me canten e saj. Pastaj zuri t’i vinte puder fetyres se mjere e te drobitur, buzeve te plasura, gropezave te nxira poshte syve.
    - Vetem pak, i dashur,- tha ajo dhe u mundua te vinte buzen ne gaz. - Ti s’duhet te me shohesh te shemtuar...
    - Ti mund te besh c’te duash,- i thashe,- por kurre s’do te jesh e shemtuar! Per mua je gruaja me e bukur, qe kam pare gjate gjithe jetes sime!
    Ia mora pasqyren dhe kutine e pudres dhe ia vura duart me kujdes rreth kokes. Pas pak ajo filloi te shqetesohej.
    - Cfare ke Pat ?- e pyeta.
    - Troket aq fort,- peshperiti ajo.
    - Kush? Ora?
    Ajo tundi koken paksa ne shenje pohimi:
    - Bubullon...
    Une e hoqa oren nga dora.
    Ajo veshtroi gjithe ankth akrepin e sekondave.
    - Hiqma nga syte!...
    Une e mora oren dhe e perlasa fort pas murit.
    - Ja, tani nuk troket me! Tani koha eshte ndalur ne vend. E kemi shqyer ne mes. Vetem ne te dy kemi mbetur ketu, vetem ne te dy, ti dhe une dhe askush tjeter.
    Ajo m’i hoqi syte qe i qene zmadhuar tejmase.
    - I dashur... - peshperiti me ze te shuar.
    Une s’munda ta duroja me ate shikim. Vinte qe nga larg, kalonte permes meje dhe tretej diku.
    - Trimeresha ime,- murmurita une,- Trimeresha ime e shtrenjte, e dashur...

    Ajo vdiq ne oren e fundit, te nates, perpara se te agonte. Hoqi shume dhe vdiq me mundime te medha dhe askush s’mundi ta ndihmonte .E mbante doren time te shtrenguar, por nuk e dinte me qe i ndodhesha prane. Dikur foli dikush:
    - Vdiq...
    - JO!- bertita une.- Ajo s’ka vdekur ende! Ende po ma mban doren te shtrenguar...

    Drite. Drite verbuese,e padurueshme. Njerez. Mjeku. Une hapa ngadale doren time. Dora e Patit u leshua pertoke. Tipare te shfytyruara nga ankthi. Sy te ngrire e te munduar. Floke geshtenje e te mendafshte.
    - Pat,- thashe une.- Pat!
    Dhe,per here te pare, ajo nuk me dha pergjigje...
    - Dua te rri vetem- thashe une.
    - Te mos e...?- pyeti dikush.
    - Jo,- thashe une,- Dilni perjashta! Mos e prekni!

    Ia lava pastaj gjakun. Ishte si cope dru. Ia kreha floket. Ajo filloi te ftohej. E shtriva ne krevatin tim dhe e mbulova me batanijet. U ula prane saj dhe s’isha i zoti te mendoja me asgje. Rrija ne karrige dhe e veshtroja krejt i shastisur. Qeni u fut ne dhome dhe m’u shtri ne preher...
    E pashe se si i nderroi fytyra. S’munda te beja asgje tjeter,vecse te rrija ashtu i ngurosur, ashtu krejt bosh, dhe ta sodisja...

    Pastaj erdhi mengjesi dhe ajo nuk ishte me..."

    Tre Shoke - E.M. Remark

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Moderatore te rinj!
    Nga EMAUS nė forum Bashkėpuno, Propozoni Idet Tuaja
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 10:22 PM
  2. Tregime !! Braktisja e femijeve
    Nga Enkelejda_24 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 06:20 AM
  3. [MOD] Moderatore tė rinj
    Nga ReniX nė forum Bashkėpuno, Propozoni Idet Tuaja
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 24-11-2009, 05:14 PM
  4. Tregime nga Gjergji Zoja
    Nga EMAUS nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-07-2008, 08:53 PM
  5. Tregime hot
    Nga ermela nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2008, 10:45 PM