Sopranoja me famė botėrore Inva Mula ka korrur pėrsėri duartrokitjet dhe admirimin e artdashėsve kinezė, kėtė herė me interpretimin e shkėlqyer nė rolin e Violetės, nė operėn “Traviata” tė Xhuzepe Verdit. Vėnė nė skenė nga Teatri Nacional i Artit nė Pekin, nė njė version krejt tė ri, nga Henning Brokhaus, regjisor dhe dramaturg i famshėm gjerman, opera e njohur e Verdit ka qenė njė surprizė e bukur pėr sopranon shqiptare, e cila pėrveē njė skene moderne dhe origjinale, ka gjetur si pjesė tė ekipit edhe mjeshtrin e madh tė kėngės lirike, baritonin spanjoll Huan Pons, me tė cilin ka pasur disa bashkėpunime. Inva Mula ka performuar nė rolin e Violetės nė dy shfaqje, ku natėn e parė ka pasur si partner nė rolin e Alfredos, tenorin e ri, por tė spikatur italian, Leonardo Caimi dhe Huan Pons nė rolin e babait tė Alfredos. Ndėrsa nė natėn e dytė, pėrkrah Inva Mulės kanė interpretuar dy nga artistėt mė tė shquar kinezė tė Teatrit tė Operės, Ding Yi dhe Liao Chaoyong. Siē ėshtė shprehur vetė Inva pėr shtypin e kėtushėm, produksioni i “Traviatės” nga Teatri Nacional i Pekinit ka qenė njė ndėr mė tė mirėt qė janė vėnė nė skenat botėrore. Njė ndėr risitė e tij ka qenė efekti i veēantė vizual, me skenėn qė ndryshohej si nė njė prodhim kinematografik, ndėrsa njė pasqyrė 246 m2 nė sfond, siē thotė Inva, pėr herė tė parė i ka dhėnė mundėsinė qė njėkohėsisht me spektatorėt, tė shikojė edhe interpretimin e saj, duke krijuar njė kontakt mė tė afėrt me publikun. Por Inva Mula flet me admirim edhe pėr nivelin e lartė tė interpretimit tė korit tė Teatrit tė Operės kineze, pėr ekzekutimin perfekt tė orkestrės dhe dirigjentin e saj, bashkėpunimi me tė cilėt bėri tė mundur triumfin e padiskutueshėm si protagoniste kryesore nė kėtė eveniment tė rrallė artistik. Nė fund tė dy shfaqjeve, sopranoja jonė ėshtė duartrokitur gjatė nga publiku jo vetėm pėr vokalin e shkėlqyer, por edhe interpretimin dramatik dhe plot ndjenjė tė Violetės.
Media kineze e ka vlerėsuar si surprizėn mė tė madhe dhe mė tė bukur pjesėmarrjen e sopranos shqiptare nė rolin e Violetės nė operėn “Tranviata” dhe ėshtė ndalur gjatė nė karrierėn e saj artistike, duke theksuar faktin se Inva Mula ka lindur dhe ėshtė formuar si artiste nė Shqipėri, nė njė familje artistėsh, ndėrsa sot, nė gati 30 vjet tė jetės artistike, ajo ka arritur majat mė tė larta tė operės botėrore, duke interpretuar pėrkrah artistėve mė tė mėdhenj nė skenat mė tė famshme tė botės. Por artistja shqiptare gjatė ditėve tė qėndrimit nė Pekin ka treguar edhe pėr ndjenjat e miqėsisė qė ushqen pėr popullin kinez, aq sa gjatė njė konference shtypi i ka habitur gazetarėt e pranishėm kur ka filluar tė kėndojė njė kėngė kineze tė viteve ‘60, tė cilėn e kishte mėsuar nga babai i saj, Avni Mula. Pėr mė tepėr, ajo tregoi se sot ka njė mik kinez, babai i tė cilit gjithashtu dikur kishte qenė mik me babanė e saj dhe qė ajo e mėsoi rastėsisht nga njė fotografi qė i tregoi miku i saj kinez. Njė miqėsi, qė siē u tha Inva gazetarėve, ka vazhduar nga njėri brez tek tjetri. Kjo ėshtė hera e tretė qė artistja shqiptare Inva Mula vjen nė Pekin dhe performon pėr publikun kinez. Pėr herė tė parė, nė vitin 2003, ka marrė pjesė nė njė festival ndėrkombėtar tė muzikės dhe njė vit mė vonė po nė njė tjetėr festival ka qenė protagoniste kryesore nė operėn “Romeo dhe Zhuljeta”, me rolin e Zhuljetės. Inva Mula ka vendosur tashmė njė bashkėpunim konstant me institucionet artistike nė Kinė, duke prezantuar tek artdashėsit kinezė, jo vetėm njė artiste shqiptare tė pėrmasave ndėrkombėtare, por edhe duke ringjallur traditėn e shkėmbimeve artistike mes dy vendeve.